100 – vjetori i shpalljes Kryeqytet e gjen Tiranën me buxhetin më të madh në historinë e saj. Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton sot buxhetin e vitit 2020, i cili vjen me një rritje prej 11% krahasuar me buxhetin e vitit 2019, ndërsa parashikon jo vetëm rritje të investimeve publike, por edhe detyrimet që lindin për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, duke iu referuar pikërisht buxhetit të vitit 2020, tha se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për…
Author: tirana
Njeriu rri zgjuar mesatarisht për afro 16 orë e 10 minuta përpara se të bjerë sërish në gjumë. Ata që rrinë zgjuar shumë më tepër dhe si pasojë marrin më pak gjumë, konsiderohen persona me mungesë gjumi në kuptimin mjekësor – dhe kjo ka pasoja. TË rrish 24 orë pa gjumë zvogëlon aftësinë e trurit për të marrë informacione me 40%, dhe simptomat që shfaqen pas 48 orësh i ngjajnë atyre të një sasie alkooli në gjak, prej 0.15%. Mungesa e gjumit mund të jetë edhe fatale – pas 10 deri 14 ditësh. A është i mundur përmirësimi? Mungesa e…
Ende pa mbaruar 2019-a, të gjithë jemi gjithë sy e veshë se ç’do të sjellë viti pasardhës, por para se të sjellim për ju horoskopin vjetor, ju këshillojmë të bëni testin e topave zbukurues dhe të mësoni se ç’ju pret gjatë 2020-s. Topi i parë: Personat që zgjodhën topin e parë, duhet të përgatiten për një vit të furishëm dhe shumë ndryshe nga ai që po lëmë pas. Me pak fjalë, 2020 do të jetë i pazakontë, madje s’është aspak habi ta gjeni veten të përfshirë në situata që as nuk i kishit imagjinuar më parë. Topi i dytë: Trëndafila…
Edhe pse ushqimi i shpejtë mbetet një zgjedhje e shpeshtë e imponuar nga jeta dinamike, siguria e tyre konsiderohet ende një shqetësim. “ Inspektorë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po kryejnë kontrolle në një subjekt fast – food. Kontrolli i sigurisë ushqimore përmban kontrollin higjeno – sanitar, verifikimin e produkteve dhe të dokumentacionit”. Kontrolli i cilësisë së vajit që përdoret për skuqje është nga matjet e para, pasi përdorimi i tij disa herë sjell probleme për shëndetin. “Matja që në kryem me polarimetër për komponimet polare rezultoi 7.5%, që do të thotë se vaji është brenda norme. Norma është 25%”.…
Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e filozofit danez, Soren Kierkegaard në rubrikën “Fjalët e Shenjta” që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit. “Të guxosh do të thotë të humbasësh përkohësisht barazpeshën, të mos guxosh do të thotë të humbasësh veten”, citoi Rama fjalët e filozofit Kierkegaard, në ditën e Krishtlindjeve. Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.
Gjatë vitit 2019 shumë nga personazhet e showbizit u bekuan me thesarin më të çmuar: të pasurit një fëmijë. 1. Në muajin janar të këtij viti këngëtari i njohur shqiptar i hitit “Nuk e meriton”, Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona u bënë prindër për herë të dytë. Egzona solli në jetë dy fëmijë binjakë, një djalë dhe një vajzë. 2. Reperi shqiptar shumë i dashur për publikun, Lyrical Son është bërë baba për herë të dytë në Janar të këtij viti. Ai dhe e shoqja, Gresa, u bënë prindër të një vajze tjetër dhe lajmin e bukur e…
Jemi në ditët e fundit të vitit dhe atmosfera tashmë ndihet kudo. Është momenti ideal për t’u marrë me veten e për t’ia dedikuar të gjithë kohën edhe trajtimeve të bukurisë, një prej të cilave është edhe manikyri. Një manikyr i kuruar do të shkonte shumë edhe me veshjen në tryezat festive. Më poshtë do të gjeni disa ide për të bërë vetë apo në qendër estetike modelin që do ju pëlqejë.
Nxënësit e shkollave të Komunës Ferizaj në Kosovë kanë mbështetur bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri. Ministrja Shahini në një publikim në rrjetin social është shprehu mjaft e emocionuar nga ndihma e nxënësve të shkollave të Komunës Ferizaj, të cilët kanë grumbulluar 7760 Euro për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. “Jam e prekur nga bujaria e nxënësve dhe i falënderoj pafund!” – shprehet ministrja Shahini ndërsa falënderon gjithashtu stafin organizativ të Drejtorisë Komunale të Arsimit Ferizaj, si dhe të gjithë mësuesit e përfshirë bashkë me nxënësit në këtë nismë.Nisma është…
Dy fletë fletoreje të shkruara me poezi, të cilat janë gjendur në dhomën, ku u konstatua e pajetë Fabjola Hyseni, ish-e fejuara 15-vjeçare e Behar Brajoviç (Bajri), rezulton të mos jenë shkruar prej saj. Ky është konkluzioni i një ekspertimi grafik që i është bërë në korrik 2019, shkrimit që viktima ka përdorur në fletoret e shkollës me shkrimin e dy fletëve me poezi të gjetura shumë pranë trupit të pajetë, i cili u gjend në njërën nga dhomat e shtëpisë së Behar Bajrit, në Shkodër. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, ku 15-vjeçarja është raportuar si e…
Makina e shefit të pólícisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA 131 IX është përfshirë nga flakët në momentin kur ka qënë parkuar 100 metra nga drejtoria e pólícisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës. Dyshohet se kemi të bëjë me një rast të qëllimshëm që mund të ketë lidhje me detyrën e Kasit, por nuk përjashtohet edhe një defekt i mjetit. Disa vite më parë, Krenar Kasi ka mbajtur postin e shefit të sektorit të narkotikëve në drejtorinë e pólícisë së Elbasanit, më pas shef i pólícisë…
Kina ka marrë vendimin kontravers që të rishkruajë Kur’anin dhe Biblën, për të “pasqyruar vlerat socialiste”, ka zbuluar gazeta franceze Le Figaro. Botimet e reja nuk duhet të kenë asnjë përmbajtje që bie në kundërshtim me besimet e Partisë Komuniste, thuhet sipas një zyrtari të lartë të partisë. Paragrafët që konsiderohen “të gabuara” nga censuruesit do të ndryshohen ose përkthehen edhe njëherë. Megjithëse Bibla dhe Kurani nuk janë përmendur në mënyrë të veçantë, partia bëri thirrje për një “vlerësim gjithëpërfshirës të klasikëve fetarë ekzistues, përmbajtja e të cilëve nuk përputhet me përparimin e kohës”. Urdhri u dha në nëntor gjatë…
Rey Manaj kërkohet nga Barcelona. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka patur shumë probleme te Albacete gjatë muajve të fundit, sidomos me trajnerin Ramis i cili për shkak të sjelljes së lojtarit e ka dërguar edhe në tribunë në ndeshje të caktuara dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Manaj po mendon largimin. Sëfundmi në skenë ka dalë Barcelona që e kërkon 22-vjeçarin për skuadrën B që militon në Kategorinë e 3-të të futbollit spanjoll. Nëse Manaj e pranon transferimin ai do të bënte një hap pas në karrierë duke zbritur…