Reperi shqiptar, Noizy, njihet si një prej emrave që shpenzon shumë. Makinat janë të preferuarat e tij mirëpo sa një makinë luksoze kushton vetëm ora e dorës së reperit i cili po vazhdon të shijoj suksesin në muzikë. Ora e dorës së Noizyt kap çmimin 115.000 euro. Këtë e kanë bërë të ditur faqja në të cilën publikohen çmimet e veshjeve të artistëve shqiptarë.
Author: tirana
“Historia ime” në Tv Klan ka shkuar në burgun e grave në Tiranë, ku rreth 80 gra vuajnë dënimin. Një prej tyre është Redona Demolli, e cila vuan dënimin në këtë burg prej 3 vitesh e gjysmë. Ajo është arrestuar në flagrancë për trafikim të lëndëve narkotike. Redona është penduar për gabimin e bërë, por nga ana tjetër e pranon se qëndrimi aty e ka ndryshuar këndvështrimin e saj për jetën, veten dhe familjen. Ajo nuk është më vajza rebele e disa viteve më parë, që për shkak të kokëfortësisë së saj bëri gabimin që e çoi në burg. Mirela…
Krishtlindja iku, por para kemi natën e Vitit të Ri, e cila përkthehet në një tryezë të mbushur plot me ushqime nga më të ndryshme (veçanërisht për ne shqiptarët)! Ndonëse gatimi është proces që të jep kënaqësi, vjen me shumë rrëmujë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për pjatat që do të shtrohen natën e Vitit të Ri. Për sa më pak stres dhe thjeshtësi, mësoni disa nga hilet më poshtë: 1. Për të shmangur një rrëmujë të mundshme, merreni hurdhrën dhe ngroheni për 20 sekonda në mikrovalë. Do të qërohet lehtësisht, sa hap e mbyll sytë. 2.Përdorimi i buzëve…
Festat e fundvitit kanë “dehur” gjyqtarët italian. Është kryesori, Pezzuto i cili vjen me gafën e madhe në sfidën e “Boxing Day” mes Cosenza dhe Empolit. Në “San Vito” takimi përfundoi në favorin e vendasve me shifrat 1-0, falë edhe një persekutimi të Empolit të Federik Veselit. Teksa po kronometrohej minuta e 83-të e takimit, goditja e Samuele Ricci kaloi vijën fatale rreth gjysmë metri, por jo për Pezzuto. Sipas tij, sfera nuk e kaloi plotësisht vijën fatale, çka rezultoi me të vërtetë fatale për Empolin. Në fund Empoli doli i mposhtur 1-0 dhe me një futbollist më pak, pasi…
Mbledhja konstituive e legjislaturës së 7-të të Kuvendit të Kosovës, pas verifikimit të kourumit dhe 120 mandateve të 14 subjekteve politike nga ana e Komisionit, drejtuesi i seancës Jahja Kokaj ftoi deputetët të betoheshin. Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin 111 deputetë. Lëvizja Vetëvendosje ka 29 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28, Partia Demokratike 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur për në postin e…
Kaloritë e tyre nuk janë të dëmshme, por fitimprurëse për trupin. 1. Arrat dhe gjalpi i arrës Arrat janë të pasura me yndyrë dhe kanë tendencë të jenë të larta në kalori. Por ju nuk duhet të shqetësoheni pasi janë të shëndetshme. Arrat dhe gjalpi i tyre janë të pasura me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme. Ato ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. 2. Avokadot Avokadoja është e lartë në kalori. Yndyrat e saj janë të shëndetshme për zemrën dhe më efektive sesa shumica e frutave. Yndyra në avokados shërben si një “ushqyese…
Disa njerëz ëndërrojnë gjithë jetën që të gjejnë dikë për ta patur përgjithmomë, por ka të tjerë që tremben nga një fjalë si kjo. Edhe për këtë, s’i vëmë dot faj sepse përgjegjëse janë yjet. Ka disa shenja të zodiakut, që pas shumë puthjesh, përqafimesh dhe deklaratash dashurie ndihen gati për dikë të ri pasi përpos faktit që mërziten shpejt nga një marrëdhënie, ata i shqetëson fakti që dikush mund t’i limitojë zgjedhjet. Cilët janë? Dashi Si Dash që je, mund të takosh njerëz të rinj pafund dhe të ndezësh zjarr në çdo situatë. Ke kaq shumë energji dhe entuziazëm…
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve është për Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurti. “Fituesi i zgjedhjeve të kryej këtë veprimet për të konstituar Kuvendin. Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi të parin, as mbi të dytin as mbi të tretin. Duhet të konstituohet Kuvendit. Vonesat tash e tutje për krijimin e institucioneve bien mbi VV’në dhe z. Kurti”, ka shtuar Haradinaj. Haradinaj nuk do të jetë deputet i Kuvendit nga radhët e partisë së tij, duke qenë se ka dorëzuar dorëheqjen në KQZ dhe sekretariat të Kuvendit. Ai…
Përfundon në dhunë seanca gjyqësore e mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku pritej të jepej vendimi ndaj të akuzuarve për një vrasje që ka ndodhur në shkurt të vitit 2018. Për ngjarjen ku mbeti viktime Besart Hasani, po akuzohet Albert Ramadani, kurse për pjesëmarrje në rrahje, e cila i kishte paraprirë vrasjes po akuzohen, Artan Ramadani, Fadil Ramadani, Argjend Ramadani dhe Driton Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ky i fundit po akuzohet edhe për veprën penale të mashtrimit, lidhur me shitblerjen e një veture të markës “BMW X5”, e cila sipas prokurorisë, kishte qenë edhe shkak i vrasjes.…
Djersitja si çdo proces që kryen organizmi është gjithashtu shumë normale dhe e nevojshme për trupin. Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta. Në shumë raste kjo është diçka normale që ndihmon nxjerrjen e toksinave jashtë trupit. Gjithsesi edhe ky proces nëse fillon e ndodh vazhdimisht, përveçse i dëmshëm mund të kthehet në një bezdisje të madhe. Shenjat më të vogla të djersës fillojnë e duken mbi rroba, duke krijuar një ndjenjë parehatie të vazhdueshme. Ka disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi…
Dhjetë persona u përfshinë në sherr masiv brenda ambienteve të një diskoteke në Itali. Diskoteka La Grotta di Artegna në provincën e Udine u shndërrua në një skenë dhune agresive, e denjë për “filmat aksion”. Ka qenë ora dy e natës, kur festa eskaloi duke i lënë vendin përplasjeve fizike, ndërsa në mesin e të plagosurve raportohet edhe për shqiptarë. Mediat fqinje raportojnë se fillimisht gjithçka nisi nga fjalët, ndërsa më pas skena degjeneroi në ofendime të rënda e më pas në dhunë të fortë fizike me mjete të forta. Një i ri shqiptar me banim në Friuli, u godit…
Një nga arsyet më të shpeshta pse njerëzit gërhasin në gjumë është mbipesha Pesha e tepërt jo vetëm që bezdisin partnerin kur ju gërhisni, por nuk i bëjnë mirë shëndetit tuaj në përgjithësi. Ushtrimet e rregullta dhe regjimi ushqimor janë dy gjëra të cilat ju ndihmojnë të zbrisni kilogramët e tepërt. Një tjetër mënyrë për të përshpejtuar këtë proces është të konsumoni lëngje frutash dhe perimesh. Intensiteti i të gërhiturit do të zvogëlohet dukshëm nëse kilet tuaja zhduken. Prodhimi i tepërt i mukusit është një tjetër arsye pse ndodh ose përkeqësohet të gërhiturit. Për të shpëtuar nga ky prodhim, duhet…