Author: tirana

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, pranë QSUT. Burimet nga vendgjarja bëjnë me dije për Gazetën SHQIP se ka mbetur i plagosur një burrë, i cili ka tentuar të kalojë rrugën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Policia e New York është vënë në ndjekje të dy çifteve, të cilët në disa raste të ndryshme kryenin marrëdhënien seksuale tek stacionet nëntokësore në Manhatan. Për këtë arsye ata kanë bërë edhe publike videon e tyre, duke kërkuar ndihmën e publikut për t’i identifikuar dhe arrestuar. Ndërsa në një incident të veçantë, policia lëshoi një foto të një burri që ishte pjesë e një çifti tjetër që bënin seks në një stacion tjetër të metrosë. Ata nuk ishin në gjendje ta identifikonin gruan. Burime policore dyshojnë se një nga dy personat në video mund të jetë i pastrehë. Incidentet…

Read More

Ish-bashkëshorti i Princeshës së Norvegjisë Martha Louise ka vrarë veten në ditën e Krishtlindjeve, ndërkohë ende nuk dihen detaje lidhur me formën. Babai i tre vajzave, 48 vjeç, u martua me Louisë në vitin 2002 dhe u divorcuan në 2017-tën. Në të njëjtin vit ai akuzoi aktorin Kevin Spacey për ngacmim seksual, gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Nobel, kur tha se e kishte prekur poshtë tavolinës. Gjithashtu ai ishte filmuar duke konsumuar drogë dhe duke festuar me prostituta në Las Vegas. Por për këto akuza aktori nuk preferoi të bënte asnjë deklaratë.Ari Behn ishte shkrimtar dhe në librin e…

Read More

Një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, sizmologët kanë nxjerrë të dhënat e para. Zyrtarisht ata thonë se tërmeti ka zgjatur rreth 1 minutë, për shkak të fikjes së aparaturës lëkundjet janë regjistruar vetëm 15 sekonda. “Stacioni akselometrik, sistemi që ne kemi në Durrës ka regjistruar 15 sekondat e para të vibrimit të fortë, pastaj është ndërprerë energjia elektrike për 40 sekonda dhe ka filluar përsëri regjistrimin në vazhdimësi dhe të gjitha pasgoditjet e atij tërmeti janë të regjistruara dhe i gjithë informacioni”. Por sa ishte fuqia e tërmetit shkatërrues nga 15 sekondat e para të regjistruara? “Aplituda maksimale në…

Read More

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të datës 16 dhjetor për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve Bashkia Tiranë ka urdhëruar Asamblenë e bashkëshpronarëve dhe administratorët e pallateve të zbatojnë menjëherë vendimin. Sipas njoftimit të lëshuar Bashkia u ka lënë afat deri më 30 janar të 2020 që të identifikojnë vendet e përshtatshme për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit. Ndëse ky detyrim nuk përmbushet brenda këtij afati Bashkia thotë se do të kalojnë në veprim IKMT dhe policinë bashkiake. Heqja e depozitave do të jetë e përkohshme, thotë bashkia. Ato do të rivendosen vetëm pasi të…

Read More

Sydney, në Australi, është qyteti i parë i madh ndërkombëtar që përshëndet Vitin e Ri në mesnatë. Ekspozita kryesore e fishekzjarreve zhvillohet në Sidne Harbour me Shtëpinë e Operës dhe Portin e Urës duke siguruar një shfaqje spektakolare. Ishujt në port ose parqet familjare nga të dyja palët ofrojnë pamje të shkëlqyera. Taipei, Tajvan Natën e Vitit të Ri në Taipei, kryeqyteti i ishullit të Tajvanit, është një spektakël vizual. Ndërtesa më e lartë e qytetit, Taipei 101, është vendi ideal ku mund të shijohet shfaqja e paharrueshme e fishekzjarrëve por dhe ajo e muzikës që organizohet nga kryetari i…

Read More

Ne jemi mësuar me të famshmit që duken joshës në TV dhe kopertinat e bukura të revistave. Por është viti 2019 dhe shumica e tyre kanë media sociale tani që do të thotë se ata marrin dhe postojnë selfie ashtu si njerëzit e thjeshtë. Dhe le të jemi të sinqertë disa nga ato selfie na bëjnë të pyesim veten se si mund të jenë aq superiorë ndaj nesh dhe të duken kaq të pabesueshëm gjatë gjithë kohës, dhe disa nga selfiet që ata postojnë vetëm na vërtetojnë se janë po aq njerëz sa ne dhe pse nuk kane vendosur gjithmonë…

Read More

“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të Bora Avdias. Ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe është nënë e katër fëmijëve. Prej 3 vitesh endet rrugëve së bashku me fëmijët. Vuajtjet e saj nisin që në fëmijëri, kur pas ndarjes së prindërve, babai martohet me një tjetër grua, e cila e dhunonte vazhdimisht. Si pasojë e torturave të vazhdueshme, ajo largohet nga shtëpia. Më pas u njoh me ish-bashkëshortin, por dhe ai nisi ta dhunonte, dhe sot Bora ka urdhër-mbrojtje. Gazetarja: Nga je ti Bora? Bora: Unë jam tropojane, kam jetuar në Tiranë, familja ime u…

Read More

KED i ka dëguar Kuvendit listën me renditjen e kandidatëve për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Lista me 5 kandidatët u miratua të hënën. Këshilli i Emërimve në Drejtësi njoftoi listën me kandidatët sipas renditjes: 1. Artur Metani 89.6 pikë 2. Sokol Stojani 89 pikë 3. Joana Asimi Sorraj me 82,2 pikë 4. Eris Hysi 78.3 pikë 5. Lindita Troja 63.4 pikë.

Read More

Tirana nuk do të ketë ndryshime të mëdha në taksa për vitin e ardhshëm. Këshilli Bashkiak i kryeqytetit, bashkë me buxhetin, ka miratuar dhe pakëten fiskale, e cila vjen me dy ndryshime. Konkretisht, në paketën fiskale të vitit 2020, janë parashikuar ndryshime në taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore, për të cilën është menduar të diferencohet, kategoria biznes i vogël me xhiro 0-2 milionë lekë, për të lehtësuar barrën fiskale të saj. Për këtë arsye parashikimi i të ardhurave për 2020 e në vijim afektohet me ulje rreth 50 milionë lekë krahasimisht me vitin 2019, dhe në total në 2020,…

Read More

Shtimi i transaksioneve bankare në rrugë elektronike ka sjellë edhe nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj tyre në kuadrin e parandalimit të pastrimit të parave. Disa ndryshime në rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të Bankës së Shqipërisë, rrit vigjilencën ndaj këtyre transaksioneve përmes një serie masash shtërguese që do të zbatohen nga institucionet financiare. Masat e shtuara nisin që nga kategoritë e vigjilencës, që nuk do të jenë më dy, por tre: kategori të vigjilencës së thjeshtuar, vigjilencës së duhur dhe të vigjilencës së zgjeruar”; Më tej rregullorja e re përcakton se “Subjektet, në…

Read More

Cristiano Ronaldo është padyshim një futbollist i ndërtuar përmes punës. Luzitani ka treguar shpesh se pavarësisht talentit të pakët, puna në fushë dhe palestër mund të jap frytet e duhura. E në fakt, statistikat e tij janë të frikshme. Fitimi i 5 “Topave të Artë” me dy skuadra, Manchester United dhe Real Madrid është një tregues. Ndërkohë që edhe pse në periudhë pushimesh, sulmuesi 34-vjeçar nuk ndalet së stërvituri. Dhe këtë e bën në mënyrë tepër origjinale, diçka të cilën e tregon edhe në këtë video të shpërndarë në rrjetet sociale. Ronaldo shihet në një pishinë të mbyllur, e cekët…

Read More