Gazetarja e sportit Sabina Mete ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”, ku edhe ka folur për jetën e saj. E pyetur për daljen e saj të parë në ekran, Sabina ka treguar se ka pasur shumë emocione dhe nuk dëshiron që ta kujtojë. “Ua as nuk dua që ta kujtoj! Më thirri drejtori Pano Xhixho në zyrë dhe më tha sot do të dalësh në transmetim, kisha 2 javë që kisha filluar. Ç’a do them mendova. Si tani e kujtoj që më dridhej nga qimja e kokës deri tek thoi i këmbës. Aq shumë emocione…
Author: tirana
“Të tre, të ulur pranë oxhakut të ngrohtë”, kështu shkruan bashkëshortja e politikanit dhe biznesmenit Koço Kokëdhima, Brixhida në një foto të publikuar së fundmi në Instagram. Çifti Kokëdhima shihen të ulur në tokë pranë një dhome tradicionale, teksa Brixhida qëndron në prehërin e bashkëshortit të saj. Pranë çiftit qëndron edhe qeni i tyre.
Pas një fitoreje 6-0 në ndeshjen e Ligave Inferiore në Turqi, portieri turk Arslan Uluhan ka marrë të dashurën e tij në fushë, Melisa Yildiz, duke e surprizuar me një super propozim. Ai kishte përgatitur gjithçka për t’i propozuar partneres, duke iu ulur në gjunjë në mes të fushës së blertë. Uluhan i ka treguar asaj kutinë e unazës duke u ulur përballë të dashurës, ndërsa ajo s’ka përmbajtur dot veten nga emocioni. Të pranishmit në stadium kanë filluar të brohorasin, ndërsa Melisa i tha “Po” partnerit i saj, i cili zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta bërë këtë…
Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi, i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se Kosova nën drejtimin e Albin Kurtit do të merrte pjesë në Mini- Shengen. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Abazi argumentoi se duke marrë parasysh figurat që janë në krye të shtetit sot, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, është vendim i drejtë që ata nuk marrin pjesë, pasi “kanë shitur” me pazare vendin e tyre. Ndryshe nga ata, shprehet Abazi, Kurti në atë takim do i bënte disa gjëra ta qarta Serbisë,…
Një 63-vjeçar mori një surprizë të bukur për Krishtlindje, kur një kalimtar i ndershëm i ktheu atij çantën e shpinës, të mbushur me dhurata dhe 16 000 euro, të cilën e kishte harruar nën një pemë. Kalimtari, 51 vjeç, që u pengua te çanta, lajmëroi policinë pak para mesnatës së vigjiljes së Krishtlindjes. Ai refuzoi të merrte shpërblim, sepse ishte Krishtlindje. Në Gjermani, të gjithë personat që kthejnë sende të humbura marrin shpërblim në bazë të vlerës së sendit të kthyer.
Teksa po mirëprisni Vitin e Ri në familje, vazhdon të gëlojë pyetja “e shekullit’: çfarë do të gatuani për të ngrënë. Shumë prej zonjave tashmë e kanë të përcaktuar menunë e natës së sotme, por ndoshta nuk e dini që disa prej ushqimeve që gjenden në tryezë janë tersi i Vitit të Ri. Prandaj mbani shënim dhe shmangini atë natë. 1.Krahët e pulës: Krahët e pulës të shoqëruara me patate të skuqura mund të jenë një zgjedhje e mirë për ditët që nuk keni dëshirë të impenjoheni në kuzhinë, por jo për Vitin e Ri. Sigurohuni që fati të mos…
Nga Gëzim Kabashi Rrënojat e një qyteti antik kanë nisur të evidentohen mbi një prej kodrave të buta mes Divjakës dhe Lushnjes. Grupi i arkeologëve shqiptarë dhe gjermanë, bashkë me hulumtimet në Apolloni është përqendruar në Babunjë të Lushnjes, fshati që tashmë ka dy emra. “Ne besojmë se qyteti prej 5-6 hektarë, që kemi identifikuar mbi kodër është Arnisa, siç e ka emërtuar Ptolemeu,” tha për BIRN profesor Bashkim Lahi, arkeolog me përvojë 40-vjeçare. Sipas prof. Lahit, qyteti është krijuar si nevojë ekonomike e një grupi banorësh të Apollonisë, të cilët janë shpërngulur këtu, diku rreth fillimit të shekullit të…
Një vogëlush 10 muajsh shpërthen në lot kur shikon për herë të parë babain e tij pa mjekër. Vogëlushi Kai Smith menjëherë filloi të qante kur babai i tij Zack hoqi peshqirin për të zbuluar fytyrën. Skena u filmua nga mamaja 29-vjeçare, Kiaya.
Një ndër moderatoret më të njohura të ekranit e ndër më të dashurat për publikun shqiptar, Luana Vjollca, duket se do ta nisë vitin e ri me surpriza. Emisioni i saj “Shiko Kush Luan” do të transmetohet më datë 1 janar, ndaj Luana ka premtuar surpriza të mëdha për këtë puntatë. Moderatorja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram momente gjatë xhirimeve, duke zbuluar se kësaj here emisioni do të ketë një risi. Për herë të parë, në puntatën e 1 janarit do të jenë të ftuar plot 30 artistë, të cilët do të marrin pjesë në lojërat e…
Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e kryetareve, ku po diskutohet situata post tërmetit dhe kriza politike në vend. Ai thotë se të prekurit nga tërmeti nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe se tashmë vendi është në krizë. Basha përjashton hipotezën e protestave duke siguruar se po përgatit programin e tij ekonomik. ” Duhet te jemi çdo dite afer qytetareve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre Ne deget e prekura nga termeti duhen ngritur menjehere grupe pune qe te identifikojne cdo familje te prekur nga tërmete. Keto grupe pune te identifikojnë ato familje qe nuk i eshte ofruar asnje ndihme, qe…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku në rrethana ende të paqarta një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë është dërguar në spital në gjendje kome. “Balkanweb” raporton se fëmija është gjetur i aksidentuar në afërsi të urës se Bardhajve të njësisë Rrethina. Ka qenë drejtuesi i një mjeti tip ‘Benz’ që e ka dërguar në spital duke thënë se fëmijën e ka parë të vetëm në rrugë të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë. Ndërkohë është njoftuar edhe policia e Shkodrës për ngjarjen. Ndërkohë pak minuta më vonë në spital është paraqitur dhe babai i vogëlushit, i…
Penalltitë e dhëna në një ndeshje kampionati e përjashtuan përjetësisht nga futbollit. Arbitri maroken Hicham Tiazi nuk ka më të drejtën të gjykojë. 44-vjeçari i cili kishte edhe stemën e FIFA-s me vendimet e tij në vendosi fitoren 4 – 1 të Olympique Khouribga ndaj Youssoufia de Berrechid u dënua, pasi vendimet e tij u cilësuan si të gabuara. Tiazi i dha 3 penallti ekipit të Khouribga dhe vetëm 1 Berrechid. Edhe më herët Hicham Tiazi ishte ndëshkuar nga federata, por me pezullim për një kohë më të shkurtër.