Author: tirana

Në këtë artikull do gjeni disa përfitime që merr trupi i njeriut nga vezët e pulës, sipas “Bright Side”. Shikimi juaj ruhet për shkak se vezët përmbajnë luteinë Hulumtimet e reja tregojnë se vezët e pulës janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për pamje të pastër dhe mprehtë. Vitamina D ndihmon në absorbimin e kalciumit Shkencëtarët kanë gjetur se vitamina D gjendet në vezë dhe vitamina D ju forcon dhëmbët dhe eshtrat. Vezët përmbajnë vitamin B e cila mbron lëkurën, flokët dhe mushkëritë. Bitonia, vitamin B12 janë proteina të cilat ndihmojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës.…

Read More

Binjakët Ju pret një e premte interesante dhe me rikuperim të ndjeshëm, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit dhe Hënës, duke nisur nga kjo javë. Parashikohet një fundjavë fantastike sidomos sa i takon dashurisë dhe do të ketë mundësi përmirësimi, për të sqaruar një keqkuptim dhe për të zbuluar pasionin. Virgjëresha E premtja do të jetë në ditë mjaft pozitive dhe do të arrini që të zgjidhni gjithë debatet dhe polemikat e kota. Mjaft të favorizuara janë projektet në sajë të ndikimit të Saturnit, i cili mbron raportet në çift.

Read More

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur duke cituar një fjalë të çmuar të Sokratit në lidhje me shpifjen, një temë që shkaktoi debate të forta javën e kaluar pas miratimit në Kuvend të paketës anti-shpifje. ‘Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi’ shkruan Rama në faqen e tij në Facebook duke citur Sokratin. Por cfarë parashikon paketa anti-shpifje që u miratua nga Kuvendi, të cilën Presidenti ka lënë të nënkuptohet se do ta rikthejë?

Read More

Ky është horoskopi për ditën e premte 27 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur, por fatmirësisht me kalimin e orëve do të vijë duke u përmirësuar. Ju pret një fundjavë shumë interesante sa i takon dashurisë. Demi Dita do të nisë në mënyrë shumë pozitive, por do të ketë një luhatje të lehtë në mbrëmje. Përfitoni nga orët e para të kësaj dite, edhe pse gjatë pasdites në fundjavë…

Read More

Krahasimi mes vitit 1997 dhe vitit 2019 për zhvillimet politike ka sjellë edhe një debat në Real Story mes të ftuarve të Sokol Ballës, ku analisti Fatos Lubonja u shpreh se ndërkombëtarët në Shqipëri, si në atë kohë, edhe sot, kanë qenë gjithmonë me pushtetin. Lubonja kujton se edhe në vitin 1997, kur sipas tij, njerëzit e Berishës rrihnin gazetarët dhe nuk kishte fjalë të lirë, ndërkombëtarët ishin me ish-presidentin. Sipas tij, edhe më 2019, ambasadorët në Tiranë po mbështesin një regjim. “Një ndryshim në lidhje me ndërkombëtarët, shkurt. Ndërkombëtarët, mos të harrojmë se edhe atëherë kanë qenë deri vonë,…

Read More

“Politikanët e sotëm nuk ditën, dhe Rama është një nga ata, që të jenë brezi i parë i Shqipërisë normale, por u skeduan si brezi i fundit i radhës i tranzicionit.”. Kështu deklaroi analisti Skendër Minxhozi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’. Teksa analizoi vitin që po lëmë pas, Minxhozi tha se nga 1 janari, nis një lojë e re, kohë kur nis edhe puna e SPAK. Po ashtu ai tha se sot janë djegur të gjitha alternativat politike, ndërsa shtoi se politikanët e sotëm, mes tyre dhe Rama, janë skeduar si brezi i fundit i radhës…

Read More

Armand Duka është zgjedhur personazh i vitit nga stafi i emisionit Opinion, kjo për shkak të arritjes së ndërtimit të stadiumit “Air Albania.” Stadiumi i ri kombëtar ishte padyshim një nga veprat më të bukura për futbollin shqiptar dhe reklama më e mirë e saj. I ftuar në studion e Opinion, presidenti Armand Duka bëri një rrëfim ndryshe mbi jetën e tij, stadiumin dhe kombëtaren. Stadium me kull? ” Shpresoj mos të jetë vepra e fundit e këtyre niveleve. Brenda çdo vepre ka dhe kritikat e veta, por ne patjetër që kemi arritur të bëjmë diçka të mirë. Jam shum…

Read More

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar të papranueshme deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për mohimin e Masakrës së Reçakut. Në “Ora News”, kreu i shtetit u shpreh se “është e papranueshme të thuash që masakra e Reçakut ishte një trillim, sepse kjo do të thotë se ti mohon një genocid të kryer në zemër të Europës. Kjo nuk mund te pranohet, sepse nesër ai mund të thotë se Srebrenica nuk ka ekzistuar etj, dhe kjo nuk mund te pranohet. Ai nuk duhet të provokojë shqiptarët dhe bashkëpunimin rajonal”.

Read More

Kompania që ambalazhon Coca-Colën në Itali ka kércénuar nëpërmjet numrit një të saj, Luca Busi, se do të transferojë të gjitha njësitë e saj të prodhimit nga Catania, në Shqipëri, Tiranë. Kompania Sibeg e cila merret me ambalazhimin e produkteve të Coca-Cola në Itali është ortakle në masën 74.69% e kompanisë simotër në Shqipëri, e cila mban emrin “Coca-cola Bottling Shqipëria” (CCBS), e që është në tregun vendas që prej vitit 1993. Ka qenë pikërisht drejtuesi ekzekutiv i kompanisë, Luca Busi, ai që ka deklaruar se ndihen të detyruar të transferohen në Shqipëri. Presidentja e kompanisë ndërkohë, Maria Cristina Elmi…

Read More

Ulja e moshës mesatare në Policinë e Shtetit, tashmë, është formalizuar në njëprojektligj të miratuar nga qeveria, ndërsa në janar do të shqyrtohet në Parlament. Projektligji u garanton trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët duan të largohen nga radhët e uniformave blu përpara daljes në pension të plotë pleqërie. Çdo efektiv që ka mbushur 55 vjeç dhe plotëson 30 vite vjetërsi në shërbim mund të përfitojë 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. E njëjta mundësi vlen edhe për punonjësit e Gardës së Republikës dhe ato të Shërbimit për Çështjet e Brendshme,…

Read More

“Elvana apo Arilena?” “A ja dhanë ato dorën njëra-tjetrës?” “Cila prej tyre e meritonte çmimin e parë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision?” Kjo ishte dhe është ende çështja që shumë njerëz diskutojnë. Pak ditë më parë, kengëtarja Arilena Ara fitoi çmimin e parë në Festivalin e 58-të të RTSH-së, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, ndërsa Elvana Gjata fitoi çmimin e dytë. Zhgënjimi në sytë e kësaj të fundit u shfaq që në momentin kur emri i saj u thirr si fituese e vendit të dytë. Këngëtarja Gjata një ditë më pas u largua nga Shqipëria. *** Përtej këtij diskutimi,…

Read More

Është regjistruar në vendin tonë viktima e parë nga i ftohti.Bëhet fjalë për një 55-vjeçar në Maliq, i cili mësohet se ishte një endacak që kishte gjetur strehë në një godinë të braktisur. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm natën e kaluar, duke vënë në vështirësi të pastrehët që mundohen të gjejnë kudo një vend ku të përballojnë dimrin.

Read More