Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasqyruar situatën e rëndë të banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Tarinës, Mallkuçit, por edhe të Bubqit. Me një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha thotë se qeveria Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës, ku shton se shumë qytetarët të dëmtuar, janë lënë sot në mëshirë të fatit dhe pa strehë mbi kokë. Postimi i Bashës: Gjendja e sotme e zonave të dëmtuara nga tërmeti, një muaj më pas është dëshmi e dështimit të qeverisë në menaxhimin e situatës. Qytetarë, fëmijë e të moshuar që kalojnë netët e ftohta jashtë, pa ngrohje,…
Author: tirana
Presidenti turk Rexhep Taip Erdigan deklaroi se Turqia do të parashtrojë propozim-ligj për dërgimin e ushtarëve në Libi menjëherë pas vazhdimit të punës së Parlamentit si përgjigje të ftesës të vendit, shkruan gazeta “Sabah”. Erdogani deklaroi se mandati ushtarak për dërgimin e ushtrisë në Libi do të jetë në rend dite në Parlament më 8 dhe 9 janar. Ai i kritikoi vendet që e kanë mbështetur liderin ushtarak libian lindor Kalifa Haftar, e jo Fajez al Sarajin. “Ata e mbështesin luftëtarin, por ne e mbështesim qeverinë legjitime dhe e pranojmë ftesën e tyre të dërgojmë ushtri. Kjo është diçka që…
Prokuroria ka vendosur të pushojë çështjen për kallëzimin e PD ndaj ish-kryeprokurores, Arta Marku.Vendimi do të shqyrtohet sot nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia Opozita ka paditur disa muaj më parë kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij. Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”. Po ashtu opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.
Ushqimet shumë kalorike mund t’i zëvendësoni me fruta dhe perime. Foto:Flickr Një shprehje e urtë popullore thotë se njeriu duhet të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë sikur të ish i varfër. Megjithatë, në këto ditët e festave, njeriu e ha mëngjesin, drekën e darkën si një mbret. Rrjedhimisht, shtimi në peshë është i pashmangshëm. Një kafshatë këtu e një aty, shtimi në peshë lehtësohet edhe nga mungesa e aktivitetit fizik që vjen si pasojë e dembelizmit dhe ditëve të arta të pushimit. Një hap për përkujdesin ndaj vetes dhe shëndetit, është që të paktën…
Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë. Konsumoni ushqime në formë unaze në vaktin e mëngjesit, për shembull, petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes. Ushqimi në këto forma përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë…
Në afërsi të një objekti që shërben si pikë transferte monetare ka shpërthyer lëndë plasëse, njoftojnë blutë e kryeqytetit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale, ndërkohë Grupi hetimor, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Tiranë/Informacion Paraprak Në orët e para të mëngjesit, në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në pronësi të shtetasit P. K dhe në afersi të baneses në pronësi të po këtij shtetasi dyshohet të ketë shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, po vijon…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar duke marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK-ut pas akuzave publike të Partisë Demokratike, disa medieve, por edhe në rrjetet sociale për disa prej prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Pas betimit të tetë prokurorëve te Presidenti dhe zgjedhjes së kreut të ri, Arben Kraja, PD-ja përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi akuzoi se ‘drejtuesi i SPAK-ut ka marrë pjesë në procese politike, duke i shërbyer regjimit diktatorial deri në grahmat e tij të fundit’. KLP-ja thekson se e ‘kuptojmë se e shkuara personale dhe profesionale e prokurorëve të SPAK është e rëndësishme për…
Memorie.al publikon historinë e panjohur të procesit hetimor që iu bë ish-ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu në ambientet e burgut të Tiranës apo siç njihej ndryshe: Reparti 313, nga tetori i vitit 1982 deri në 14 shtator të ’83-it, kur ai bashkë me Feçor Shehun, Llambi Ziçishtin dhe Llambi Peçinin, u morrën nën masa të rrepta sigurie për t’u ekzekutuar diku në një vënd të fshehtë në periferi të kryeqytetit, afër fshatit Linzë. Dëshmia e rrallë e ish-policit, Sazan Demollari, lidhur me efektivat që ishin përzgjedhur për sigurinë e atij burgu, porositë që u jepte komanda, sa kohë qëndronte Hekuran…
Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit, pasi tentoi që të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente false. I arrestuari është A. S. 25 vjeç nga Kosova. I riu gjatë kontrollit u zbulua se dokumentet bullgare që kishte ishin të falsifikuara.
Në listën e donatorëve që kanë kontribuar përmes e-Albania për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i fortë që goditi vendin një muaj më parë, janë edhe një pjesë e Dhomave të Noterëve së rajonit. Respektivisht Dhomat e Noterëve të Kosovës dhe Shqipërisë kanë dhuruar nga 10 mijë euro secila, Dhoma e Noterëve të Malit të Zi 3 mijë euro dhe ajo kroate 4 mijë euro. Shumë shpejt pritet që në këtë listë të përfshihen Hungaria dhe Maqedonia e Veriut, duke e çuar në 6 numrin e Dhomave donatore. Aktualisht shuma e mbledhur nga kontributet e ofruara…
Bashkëpunimi me komunitetin ve në pranga 37- vjeçarin që po vidhte një banesë në lagjen “8 Shkurti” Fier. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, i cili kishte hyre per te vjedhur brenda nje banese. “Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin unik 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura”-…
Këtë sezon në Premier League, Liverpool është duke vijuar rrugëtimin drejt titullit kampion pas shumë vitesh. Ekipi i Jurgen Klop shkatërroi Leicester City me rezultatin 0-4 në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë. Fitorja e shkëput kampionin e ri të botës 13 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Leicester City dhe 14 nga Manchester City, madje me një ndeshje më pak. Golat për Liverpool u shënuan nga Firmino dy herë, Milner dhe Arnold.