Author: tirana

Këto ditë të fundvitit do të jenë të acarta, duke bërë që temperaturat të pësojnë një rënie drastike. Ndonëse moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu, i ftohti do të vijë duke u shtuar, duke bërë që në fundjavë temperaturat të zbresin deri në -6 gradë celsius. Ky është parashikimi më i fundit i “Meteoalb”, i cili thekson se në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore. “Mot i kthjellet por i ftohte do te mbizoteroje deri per vitin e ri ne vendin tone, perjashtuar zonat malore ku gjate fundjaves do te kene rreshje te pakta…

Read More

Napoli po kalon një situatë delikate dhe shumë futbollistë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar në merkaton e verës dhe në janar teksa një prej tyre është edhe Hysaj. Klubi napolitan kërkon të përfitojë diçka në janar duke qenë se në verë i përfundon kontrata dhe mund të largohet me parametra zero duke lënë duarbosh klubin. Ndërkohë, në listën e Napolit është një futbollist nga PSG dhe bëhet fjalë për Leandro Paredes. Mesfushori argjentinas kërkohen nga napolitanët duke qenë se mesfushorët aktualë nuk shihen më nga De Laurentis si të pashitshëm dhe problemet e hasura në kohët e fundit dhe…

Read More

Mançester Junajtid ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur Njukasëllin me rezultatin e thellë 4-1. “Djajtë e kuq” e kanë parë veten shumë shpejt në disavantazh, teksa në minutën e 17, Longstaf i shënoi golin e parë.  Reagimi i Junajtid ka qenë i shpejtë duke barazuar vetëm 7 minuta më vonë falë golit të Marsial. Për të kaluar skuadrën në avantazh, ka menduar Grinvud teksa ka pasur vend edhe për nje gol të Rashford në të parën. Në pjesën e dytë, sërish Marsial ka gjetur rrugën e rrjetës duke vulosur fitoren e Mançester Junajtidit që…

Read More

Fill pas përfundimit të festivalit të fundvitit, diskutimet në rrjet lidhur me jurinë, fituesin dhe drejtuesit e tij kanë qenë nga më të ndryshmet. Pavarësisht gjithë zhurmës së krijuar, moderatorja e tij këtë edicioni, Alketa Vejsiu ka ndarë ditën e sotme një postim ndryshe nga të tjerët në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Vejsiu ka publikuar një post i cili duket se është bërë trend në rrjetin e ‘Twitter’. “Kjo foto është bërë trend në ‘Twitter’ midis komunitetit të ‘Eurosong’. Jam shumë e lumtur, faleminderit”, ka shkruar Alketa krah fotos ku duket se ndjekësit kanë sugjeruar se ajo mund të…

Read More

Zbardhet e vërteta e shpërthimit të karburantit në Kombinat, një motor përplasi depozitën Burime zyrtare konfirmojnë se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë përplasja e një motori shumë pranë depozitës së gazit duke shkaktuar rrjedhje që sollën më pas shpërthimin e flakëve. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga qytetarët që kanë qenë të pranishëm në atë moment pranë karburantit që shpërtheu në flakë duke parë skenën. Drejtuesi i motorit pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit duke çarë tubin. Motoristi sipas banorëve u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas zjarrit, ndërkohë që policia…

Read More

Flamur Beqiri u vra rreth orës 21:00 para shtëpisë së tij në Battersea, në jug-perëndim të Londrës para syve të gruas dhe fëmijës së tyre të vogël, ndërsa policia që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, e shpalli atë të vdekur. Scotland Yard vazhdon të apelojë për informacion pas vdekjes së 36-vjeçarit. Jamie Stevenson tha: “Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të përcaktuar se cili mund të jetë motivi që ka çuar në vrasjen e tij në mënyrë të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij”. “Ata janë shkatërruar nga…

Read More

Ledri Vula dhe Elvana Gjata janë dy nga emrat e artistëve më të pëlqyer të ‘shoëbiz-it’ shqiptar. Dyshja solli në muajin korrik të vitit të kaluar bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar ‘Mike’, i cili rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Së fundmi ata kanë performuar në Neë York, ku nuk kanë ngurruar të këndojnë në skenë bashkë edhe ‘Mike’. Ka qenë reperi, i cili ka publikuar një foto bardhezi krah Elvanës ku shfaqen të dy mjaft të qeshur. “E përjetshme”, ka shkruar ai krah fotos, shoqëruar dhe me emojin e pianos. Nuk dihet nëse dy artistët do të…

Read More

Një oficer grek ka gjetur të varur në një pemë trupin e një 26-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur prej javësh. Sipas mediave të shtetit fqinj, oficeri i policisë kishte dalë për gjueti në zonën Kalamoti të Chios, kur ka gjetur të ndjerin të varur në një pemë afër varrezave. Ai ka njoftuar menjëherë kolegët e tij, ndërsa raportohet se trupi i viktimës ishte në gjendje të avancuar dekompozimi. 26-vjeçari shqiptar u shpall i humbur në korrik të këtij viti, teksa ishin familjarët ata të cilët raportuan humbjen e tij. Pranë kufomës është gjetur edhe një celular i…

Read More

Jona Spahiu është një nga imazhet më të preferuara në ekranet shqiptare. Edhe pse ka vendosur të shkëputet nga televizioni, ajo vazhdon të mbetet një personazh tejet i preferuar. Duke qenë se jemi në atmosferë festash, Jona ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto me djalin e saj Raiden. Një foto, që tregon se çfarë ndodh në të vërtetë pas përpjekjes për një nga ato fotot “model” të Instagram, shkruan albeu.com. “Ja dhe perpjekja per foton e krishtlindjes alla #kyliejenner 😂”, shkruan Jona karshi fotove. Ndoshta nuk është pamje si ato të Kylie, por është kaq e bukur dhe realiste…

Read More

Edhe për vitin 2020 kompania OSHEE do të kërkojë çmim të njëjtë të energjisë elektrike për konsumatorin fundor dhe biznesin. Javën e ardhshme Enti Rregullator i Energjisë Elektrike do të shpallë tarifat e reja për tre kompanitë e këtij tregut, Operatorin e Shpërndarjes, të Transmetimit dhe kompaninë e prodhimit të energjisë KESH. E vetmja që ka kërkuar rritje të tarifës është OST, ndërsa kompania e shpërndarjes nuk ka dorëzuar ende aplikimin për çmimin e ri pranë Entit Rregullator. Burime zyrtare nga OSHEE thonë për televizionin Klan se aplikimi për çmimin e energjisë do të dërgohet brenda kësaj jave, por ndryshe…

Read More

Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij. Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e…

Read More

Zbulohet arsyeja e infertilitetit mashkullor. Në shumë raste paaftësia për t’u riprodhuar tek meshkujt ishte e pashpjegueshme, mirëpo tani ekspertët kanë arritur të shpjegojnë që problem fshihet tek ADN e spermatozoidëve, që gabimisht ngatërrohet tek proteinat. Defekti, mund t’i trashëgohet edhe fëmijëve dhe zbulimi është mjaft i rëndësishëm pasi mund të ndihmojë në kërkimet për terapi të reja kundër sterilitetit. Sipas autores së studimit Lacey J. Luense, qëllimi ishte të mësohej se përse disa meshkuj vuajnë nga infertiliteti pa një shkak të dukshëm, pasi ishin pikërisht ato raste që gjithçka ishte e shëndetshme nga analizat e shumta mjekësore, përfshirë edhe…

Read More