Author: tirana

Në Vlorë, ditë më parë, 48 orë pas shpërthimit kriminal të një sasie eksplozive në mjetin-pronë e prokurorit Kuliçi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ashtu si dhe shumë subjekte shtetërore e politike, “lëshoi” në media këtë deklaratë zyrtare : “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas ngjarjes së rëndë dhe kriminale, të ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 21.12.2019, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozive, vendosur në mjetin me targa AA583OO, në pronësi të prokurorit, z. Albert Kuliçi, me detyrë zv/ Drejtues i kësaj prokurorie, si dhe pas analizimit të detajeve…

Read More

Femra e Virgjëreshës është një forcë e qetë. Është e urtë, logjike dhe jo e ashpër me të tjerët. Është gjithmonë e gatshme të ndihmojë me sa të mundet, pa arritur në skaje dhe këshillat e saj janë gjithmonë të dobishme. Në dashuri është e vendosur dhe besnike, por ka edhe shumë njohje, sepse përdor një bukuri që nuk e gjen në asnjë shenjë tjetër. Sipas Living, Ka diçka të sajën, të veçantë dhe të pakapshme, një pastërti të kombinuar me zgjuarsi dhe një seriozitet, që nuk të lë vend të zemërohesh. Bashkëbiseduese shumë e mirë, me mjaft humor dhe…

Read More

“Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë para se një brez i tërë të shkojë nën trajtimin e ilaçeve. Një tragjedi e heshtur po ndodh tani, në shtëpitë tona dhe ka të bëjë me gjënë më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë. Nëpërmjet punës sime me qindra fëmijë dhe prindër si një ergoterapiste, kam parë këtë tragjedi duke u shpalosur përpara syve të mi. Fëmijët tanë janë në një gjendje emocionale shkatërruese!”. Kështu fillon një artikull nga Victoria Prooday, një psikoterapiste kanadez (me prejardhje ukrainase) e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe…

Read More

Një makinë ka përplasur një person i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Personi kishte vendosur një thes me miell në biçikletën e tij kur ka humbur ekuilibrin, gjithashtu shoferi ka manovruar në mënyrë të gabuar duke e aksidentuar. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje bashkë me ambulancën e cila e ka transportuar të aksidentuarin në spitalin e Durrësit. Ende nuk ka të dhëna nga burime zyrtare. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë aksidentin.

Read More

Meqenëse është duke u bërë më e vështirë për të arritur ndonjë vend pa veturë, nuk është mister pse po lulëzon ky biznes si kurrë më parë. Tani mund të shikoni në çdo rrugë më shumë vetura që kanë marka, modele ose opsione të ndryshme. Por, cilën veturë blejmë më shumë. Tendencat e automjeteve dhe çmimet ndryshojnë vazhdimisht, kështu që në këtë listë do të përmend vetëm shitësit më të mirë në të gjithë botën. Mos prisni ndonjë veturë luksoze, përcjell albinfo.ch. Toyota Corolla: Një tjetër veturë me çmim rreth 20,000 dollarë dhe një veturë tjetër e prodhuar në Azi.…

Read More

“Ekzekutimi i një producenti para gruas dhe fëmijës së tij në Londër ditën e Krishtlindjes ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave shqiptare në Suedi, ku ai dikur ishte një nga më të kërkuarit”. Keshtu e nis shkrimin e vet DailyMail, teksa ka publikuar ne faqe e pare lajmin per ekzekutimin e shqiptarit, Flamur (Alex) Beqiri, 36 vjeç, qe u ekzekutua me bresheri plumbash rreth orës 9 të së martës, ndërkohe qe gruaja e tij ulëriste mbi trupun e bashkeshortit te gjakosur. “Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën…

Read More

Shkurt – Arbana Osmani & Ardit Kero Duke qenë se historia e dashurisë e Arbana Osmanit dhe financierit Ardit Kero qëndroi për vite me radhë jashtë vëmendjen mediatike, edhe divorci i tyre kaloi në heshtje. Megjithatë sigurisht që bëri bujë në media, për shkak të jetëgjatësisë së martesës së tyre. Arbana dhe Kero, prindër të vogëlushit Jon, u ndanë pas 16 vitesh. Zërat për divorcin e tyre nisën të qarkullonin në fillim të vitit, kohë kur Arbana u përfol edhe për romancën me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, romancë që është konfirmuar përmes komenteve dhe…

Read More

Gjykata civile e Tiranes ka dënuar ish- kryeministrin Sali Berisha për shpifje. “Qytetari dixhital” i ka kushtuar 500 mijë lekë ish-kryeministrit Sali Berisha i cili përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, shkruante një vit më parë se kryeministri Edi Rama ka penguar hapjen e negociatave duke përkrahuar trafikantët e drogës.Ky ka qenë vendimi i Gjykatës Civile Tiranë e cila ka vendosur të pranojë padinë e pjesshme të kreut të qeverisë i cili kishte kërkuar që Berisha të gjobitet me 1 milionë lekë. Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale…

Read More

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë të larta. Nepsi për bakllava, trigona, mish, sallatë ruse e gjithçka të mirë të gatuar prej amvisave duararta, është në nivele të larta të në këtë periudhë. Kësisoj, rreziku i shëndoshjes është i madh. Sipas studimeve, pesha e një njeriu mund të shtohet me deri në 0.6 përqind gjatë Dhjetorit. Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjeve, gjë që nxjerr në pah faktin…

Read More

Është zbuluar mekanizmi molekular që fshihet pas rasteve të infertilitetit mashkullor të konsideruar deri më tani të pashpjegueshëm. Problemi është në ADN-në e spermatozoideve, që gabimisht ngatërrohet te proteinat (të quajtura histone) rreth të cilave mbështillet si element kompakt në bërthamën e qelizave. Defekti u riprodhua për herë të parë te minjtë dhe mund të ndihmojë në kërkimin e trajtimeve të reja për infertilitetin, siç tregohet nga studimi i publikuar në revistën “Developmental Cell” nga studiues të Universitetit të Pensilvanisë. “Për burrat që vuajnë nga infertiliteti pa një arsye të dukshme, gjithçka mund të rezultojë normale në ekzaminimin mjekësor si…

Read More

Këto javë të gjithë kanë një synim të vetëm; blerjen e produkteve të nevojshëm për të përgatitur darkën e ndërrimit të viteve. Turshitë, ullinjtë, perimet e freskëta, mishi, petat e bakllavasë e arrat, të gjitha janë pjesë e listët së blerjeve. Por mbase më i rëndësishmi është gjeli apo pula e detit. Sipas të dhënave duket se tregtia e gjelave të detit është përqendruar në zonat e Baldushkut, Ndroqit, Pezës, Vaqarrit, Farkës etj. Duke qenë se është kthyer në një traditë të pandashme për fundvitin, tregtia e tyre është rritur me 40-50%. Edhe pse në shumë raste familjarët i bien…

Read More

Farat e trëndelinës janë përdorur gjërësisht nga amvisat, por edhe për të kuruar një sërë çrregullimesh shëndetësore. Mjalti nga lulet e trëndelinës është një nga më natyralët dhe më të vlerësuarit nga bletërritësit duke i bërë zonat e pasura me këtë bimë si faltore ku grumbullohen kosheret e bletëve mjaltëbëresve të natyrës. Në ditët e sotme, trëndelina përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar diabetin, mungesën e oreksit dhe për të shtuar prodhimin e qumështit tek gratë lehona. Trëndelina aplikohet edhe në lëkurë për të shëruar inflamacionin. Trëndelinën mund ta gjeni të tharë por edhe farat e saj, nëpër dyqanet…

Read More