Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi në vigjiljen e Krishtlindjes Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. “Gjatë gjithë ditëve festive kemi marrë masat për rastet e urgjencës që mund të ndodhin duke garantuar shërbimin shëndetësor 24 orë në 24 nëpër spitale. Janë marrë masat, për të mos munguar medikamentet dhe ekipi i mjekëve dhe infermierëve do te jëtë në gjendje gatishmërie për festat e fundvitit”, tha Manastirliu. Urdhëri i ministres përcakton sigurimin e gadishmërisë së transportit…
Author: tirana
Fieraku Arti Braka denoncoi në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ish-gruan e tij. U njoh me të vite më parë dhe jetuan së bashku për një periudhë 8-vjeçare, por ajo e denoncoi për dhunë dhe ai u burgos. Teksa ndodhej në burg është kryer dhe procesi i divorcit, gjykata ka lënë 2 fëmijët e mitur në kujdestarinë e nënës ndërsa atij i ka vendosur një pension ushqimor, të cilin nuk e ka paguar asnjëherë. Pas disa akuzave të rënda lidhur me jetën e saj ai është shprehur se ajo ka braktisur tani edhe fëmijët. Fatbardha është…
Forma e dobët e Milanit këtë sezon, ka bërë që drejtuesit të mendojnë menjëherë për merkaton e verës dhe kërkojnë të afrojnë futbollistë cilësorë për të shmangur më të keqen këtë sezon. Sulmi i kuqezinjve shënon pak ndërsa mbrojtja pëson shumë e këtë e ka treguar ndeshja e fundit, ku u mund me rezultatin 5-0. Drejtuesi e klubit kanë nisur të punojnë për të afruar në skuadër një mbrojtës dhe “Gazzetta dello Sport” raporton se klubi i Milanit ka arritur akordin me klubin e Barcelonës për të transferuar futbollistin Zhan Kleir Todibo në “San Siro”. Hapësirat e pakta në formacionin…
Institucioni i Presidentit të Republikës ka shpallur sot listën e aplikantëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas shkarkimit nga KPA të gjyqtarit Besnik Muçi. Bëhet fjalë për një listë me 10 kandidatë që do i përcillet KED, e cila do bëjë vlerësimin verifikimin për secilin sipas ligjit. “Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se: Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës,…
Sfida e paprecedentë që i vendos Greqisë marrëveshja mes Turqisë dhe qeverisë libiane të Fayez al-Sarraj, ka sjellë si pasojë një përpjekje të re për të kuptuar motivimet turke nga tre kënde të ndryshme. Së pari është qasja ekonomike dhe e i sheh veprimet e Turqisë si një përpjekje për të fituar të drejtën e shfrytëzimit në depozitat hidrokarbure. Për ta thënë me fjalë të thjeshta, ne mund ta përmbledhim këtë temë në thënien “të gjitha luftërat bëhen për naftën” që na çon në logjikën pasuese se një shpërndarje e këtyre burimeve do të shmangte konfliktin. Mënyra me të cilën ky lloj…
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin e Republikës Serbe kur ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç sulmoi fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukoviç. Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lukaç i është drejtuar Stanivukoviçit se nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve. “Nuk e di ti si është kur aeroplanët e NATO-s të fluturojnë mbi kokë”, dëgjohet duke thënë Lukaç. Madje ai i bëri me dije Stanivukoviçit dhe deputetëve tjerë të opozitës, së do të “përfundojnë si flamujt e vegjël të NATO-s” që…
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Kryesinë e partisë, ku u vendos që Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në 29 Shkurt. Rama tha se brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online, ndërsa e quajti procesin e rindërtimit të banesave prioritetin e prioriteteve. Por siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, nuk kishte si mos të binte në sy veshja e ministrave dhe e deputetëve në atë që mund të quajmë parada e fundit e këtij viti. Si gjithmonë, kryebashkiaku Veliaj shkoi me biçikletë në mbledhje.
Qeveria miraton draftin për amnistinë e fundvitit për gratë e burgosura, 6 fëmijë të mitur, burrat të dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç. Në 56 gra të burgosura të cilat vuajnë dënimin në Burgun e Grave në kryeqytet, 28 do të lirohen ndërsa 28 të tjera do të përfitojnë ulje dënimi. Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se shpreson që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë, çka do të thotë se duhet miratuar në seancën plenare. Ajo tha se në fokus të kësaj amnistie kanë qenë gratë dhe…
Data është 24 dhjetor dhe ju ka mbetur shumë pak kohë për t’i bërë dhurata njerëzve të afërt. Nëse s’keni asnjë ide, lista më poshtë do t’ju vijë në ndihmë. Dhuratat janë të thjeshta, por çfarë bën diferencën dhe tregon përkushtim është mënyra se si i personalizoni veçanërisht për ta! 1. Vathë S’ka kohë për t’u menduar gjatë. Kjo formë vathësh i shkon thuajse të gjithave dhe shoqja jote s’bën përjashtim. 2.Macarons Embëlsira e famshme pariziene. Nëse e latë dhuratën për minutë të fundit, një kuti me macarons do t’ju shpëtojë. 3.Shall i stërmadh Kujt nuk i duhet një i…
Policia e Lezhës ka sekuestruar sot 52 kg lëndë narkotike kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit policor “Tranzit” në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh të Lezhës, u gjet dhe u bllokua mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. K., ku në sediljen e pasme dhe në bagazh u gjetën 52 kg drogë. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit me inicialet I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës, si…
Për finalen e “Festivalit të Këngës” ku kënduan 12 artistë, mes tyre edhe Robert Berisha, këngëtari ka dhënë mendimin e tij për kolegët në garë, por nuk ka hezituar të lëshojë një ‘thumb’ të hidhur edhe për fituesen e Festivalit. Roberti pak kohë më parë, këngët e Elvanës dhe Arilenës i cilësoi “këngë varrimesh”. Pas fitores së Arilenës, Roberti ka bërë një koment thumbues në foton që ajo ka postuar në Instagram. “E meritove me tana”, i shkruan Roberti, koment i cili ka shkaktuar shumë replika.
1. Ushtrohuni në natyrë. Një shëtitje e mirë në mëngjes ose në mbrëmje, në një park familjar mund të të bëjë mrekulli. Bëni ecje të ngadalshme ose çiklizëm është padyshim mënyra më e mirë për të djegur kaloritë e tepërta. 2. Ushqimet me pak kalori Nëse nuk e dini, disa ushqime mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Patatja e ëmbël është një mundësi pasi përmban shumë fibra, kështu që ju bën të ndiheni më të plotësuar gjatë ditës. Spinaqi është gjithashtu mjaft i shëndetshëm. Dhe mos harroni mollët. Janë më të mirat e mundshme. 3. Organizim i vakteve Njerëzit nuk…