Festivali i 58-të i këngës në RTSH do të shoqërohej me polemika të shumta sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese; froni diskutohej mes konkurrentes Arilena Ara dhe Elvana Gjatës. Nisur nga votimi i jurisë, e cila përbëhej nga anëtarë të huaj dhe vendas, fitoren e siguroi kënga “Shaj” e Arilenës. Fill pas rezultatit në fjalë, mbylljes së festivalit dhe bërjes publike të votave nga juria, reagime të shumta erdhën veçanërisht sa i takon vlerësimit të Elvana Gjatës nga anëtarja Mikaela Minga me vetëm 2 pikë. Shkrimtarja Rita Petro, anëtare e jurisë në festivalin e RTSH-së u shpreh se votimi…
Author: tirana
Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama, një herësh kryetar i kësaj force politike u shpreh se partia e tij ka nisur përgatitjet për kryetarët e degëve në të gjithë vendin. Veç të tjerash, i pyetur nga gazetarët, Kryeministri Rama sqaroi edhe raportet me Presidentin pas zgjedhjeve të 30 qershorit. “Me presidentin nuk kemi komunikim, situata post zgjedhore karatkretizohet nga një inerci që lidhet me histori dekrete çdekrete kemi për detyrë të garantojmë vzhdimësinë normale të qeverisjes, sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim është në situatën më të rëndë,…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar jashtë dyerve të selisë rozë se në procesin e drejtimit të organizatave të PS-së do të përdoret formula një burrë, një grua për të vënë në zbatim parimin e barazisë gjinore. “Prej disa muajsh jemi në proces organizimi dhe ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme. Pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave pasi kemi përfshirë në procesin e zgjedhjeve edhe gratë duke zbatuar një normë të re të drejtimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali dhe një vajze. Janë marrë propozimet nga të gjitha asambletë për të vazhduar pastaj zgjedhjet e kryetarëve të…
Nga Enis Sulstarova Kjo që po ndodh sot është vijim i skenarit të mirënjohur serbomadh për përçarjen e shqiptarëve. Ata me kohë janë përpjekur të bëjnë dallimin midis “shqiptarit të keq” dhe “shqiptarit të mirë”. “Shqiptari i keq” është ai i Kosovës: i egër, e kryengritës. “Shqiptari i mirë” i Serbisë është ai i Shqipërisë: i butë e i qytetëruar. “Shqiptari i mirë” është ai që vazhdon diplomacinë dhe tregtinë me Serbinë, edhe kur Kosova është në flakë. Është ai që kërcen me muzikën e Bregoviçit edhe pse e ka dëgjuar që me këtë muzikë çetnikët frymëzoheshin për të masakruar…
Kreu i qeverisë u pyet pas mbledhjes së Kryesisë dhe për zgjedhjet lokale në Shkodër dhe në Vlorë, ku pohoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me presidentin Meta për këtë fakt. “Jo nuk kemi komunikim me presidentin,është një histori që lidhet me dekretet dhe me çdrekretet, sa i përket Shkodrës nuk ka ende një vendim, dhe është në situatën më jo normale nga kjo pikëpamje, është një çështje që nuk është në dorën tonë, ka një kryetare që nuk është kryetare”, u shpreh Rama, i cili foli dhe për krizën politike në vend. Kreu i qeverisë tha se qeveria e…
Pas 1 viti e gjysmë mungesë në ekran dhe po aq punë për të krijuar nga fillimi televizion ri Euronews Albania, moderatorja Ilva Tare më në fund ka dhënë sinjalet e rikthimit të saj. Në janar 2020 do të nisë edhe emisioni i saj i ri, i cili sigurisht do të jetë brenda formatit të Euronews, me lajme të thelluara dhe me të ftuar protagonistët e këtyre lajmeve ku brenda emisionit do të trajtohen disa tema. Vetë moderatorja na ka treguar një pjesë nga studio e saj e cila duket se bazohet tek teknologjia dhe tek ndërveprimi, çka nënkupton që…
Plot një ditë heshtje dhe pastaj foli… Këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur rrjetet sociale për t’iu përgjigjur polemikave mbi festivalin e fundvitit, për fituesen Arilena Ara dhe Mikaela Mingën, anëtaren e jurisë që e vlerësoi me vetëm dy pikë, duke thënë se kjo nuk mund të ndalojë gjithë dashurinë që mori nga publiku. Ajo ironizon rezultatin final, duke hedhur sytë nga juria, Elvana thotë se puna e saj nuk e ka hedhur kurrë poshtë ‘as balta e helmi, me apo pa porosi’, duke veçuar vlerësimin e jurisë europiane. “Refuzoj te flas ne këto raste, por me duhet ta bej… Arilena……
Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet më 29 shkurt. Mbledhja e sotme e Kryesisë u përqendrua tek zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj. Po ashtu mësohet se kupola drejtuese e PS po merr në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar. Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar. Gjençaj raportoi më herët se Kryesia pritet të vendosë dhe një datë për thirrjen e Asamblesë në janar.
Gentiana Sula, kryetarja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve ka festuar ditëlindjen. Ditëlindjen e saj, ajo e ka festuar në një nga restorantet më të njohura të Tiranës, “Padami”. Përveç këngëtarëve dhe personazheve të njohura, nuk ka munguar Ardit Gjebrea, që së bashku me vajzën e tij shfaqen duke kënduar dhe kërcyer në këtë festë. Video e publikuar nga Arditi Gjerbrea në Instagram.
Gjermania është një prej destinacioneve kryesore të emigrantëve shqiptarë, ku si me magnet në vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët, apo edhe IT-të. Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuar nga INSTAT, ku në katër vite, numri i emigrantëve shqiptarë atje u rrit më shumë se tre herë. Në 2019-n, sipas INSTAT, jetonin dhe punon në Gjermani 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë. Të dhënat e Organizatës…
Në sfondin e pasigurisë, fyerjeve, antisemitizmit dhe urrejtjes në jetën e përditshme dhe në internet, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier u bën thirrje qytetarëve për më shumë angazhim për demokracinë. Në fjalën e tij drejtuar popullit me rastin e Krishtlindjes presidenti i Gjermanisë Steinmeier fokusohet vetëm në gjendjen e politikës së brendshme dhe shoqërore në Gjermani. Më 2018 ai në fjalimin e tij iu referua edhe vendeve të tjera ndër të tjera trazirave në Francë, zhvillimeve politike në SHBA, shqetësimit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Kësaj here ai e përqendron fjalimin e tij tek Gjermania dhe vetëm…
Zhgënjimi në Superkupë por dhe një sezon me ulje ngritje ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Nedved dhe Paratici po planifikojnë të futen menjëherë në merkato për ti bërë dhuratën e parë trajneri Sarrit. “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” bashkohen në një pikë këtë të martë teksa kanë hapur faqen e parë të gazetës me Erling Braut Haaland. Talenti anglo-norvegjez pritet të jetë dhurata e parë për Sarrin, një lojtar i cili këtë sezon ka shënuar 22 gola në 28 ndeshje. Juve ka kaluar konkurrencën e Man.United, B.Dortmund dhe Laipzig, tre ekipe që gjithashtu janë…