Author: tirana

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, Adrian Shtuni tha në “Real Story” se pjesa më e madhe e të rekrutuarve nga Ballkani janë me etni shqiptare dhe për këtë institucionet duhet të tregohen të kujdesshme të kuptojnë se pse ndodhi kjo gjë si dhe të mos cenojnë sigurinë. Shtuni tha se shqiptarët funksionojnë në Siri me një “mini ushtri” të tyre ku krijohen strategji dhe operacione nga vetë ato. “Një pjesë e informacionit nuk jepet i plotë, pasi kemi të bëjmë me një grup terrorist dhe për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm. Rasti i Alvinit ka qenë i…

Read More

Juventusi e mbylli vitin 2019-të në mënyrën më të keqe të mundshme pasi u mund në Superkupën e Italisë nga Lazio. Bardhezinjtë janë treguar një skuadër e thyeshme nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. Pas largimit të Mario Mandzukic i cili pritet të transferohet ne Katar, duket se edhe mesfushori Adrien Rabiot po mendon largimin. Francezi ka një ofertë nga Lyoni në Ligue 1 dhe duke qenë se është aktivizuar me “pikatore” pritet të largohet në merkaton e janarit nga Juventusi. Rabiot u afrua në merkaton e verës nga PSG dhe nuk ka bindur në Torino.

Read More

Flokët tona, si çdo pjesë tjetër e trupit, kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe vëmendje. Flokët e dëmtuara dhe të holla mund të zbulojnë shumë gjëra për shëndetin tonë, duke filluar nga gjendja mjekësore e deri te shprehitë e dobëta ushqimore. Por, ekspertët tregojnë se ka disa mënyra se si mund t’iu shtoni më shumë vëllim flokëve në mënyrë që të rritni flokë të mahnitshme dhe të shëndetshme. Përziejeni xhelatinën me vaj esencial për ta rritur vëllimin Një informacion që mund të na ketë ikur rreth xhelatinës është fakti që është e pasur me shumë proteina. Kësisoj, xhelatina është…

Read More

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion duhet të zgjedhë SPAK e nis punën me Byronë Kombëtare, kërkohen 60 hetuessë shpejti drejtuesin e Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Kjo strukturë do të ketë nën përbërje 60 OPGJ, të cilët do të kalojnë edhe në makinën e së vërtetës. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e njohur si SPAK ka nisur marrjen në dorë të dosjeve të para që do të hetohen prej saj. Ndërkaq emergjete është zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Radio Televizioni Ora ka mësuar se aktualisht drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja, është duke nxjerrë aktet ligjore për këtë…

Read More

Edhe pse në pamje të parë duket se nuk kanë asnjë lidhje me inteligjencën, është vërtetuar shkencërisht se zakonet e përditshme megjithatë kanë një efekt të madh në qelizat e trurit. Shumica prej nesh i zbaton ato zakone çdo ditë. Ato janë të lidhura me stilin e jetës dhe studimet kanë treguar se aktivitete të caktuara që një person i përsërit sistematikisht, ndikojnë në aftësitë e tij njohëse. Konsumi i yndyrës së ngopur Këto yndyra gjenden në produktet e qumështit dhe mishin yndyror. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ushqime të tilla ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskular, pasi rrit nivelin…

Read More

E Martë datë 24 Dhjetor 2019 moti do të jetë me diell në zonën perëndimore dhe vranësira dhe rreshje bore të pakta në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. Temperaturat min dhe max: Zonat malore -1/7°C Zonat e ulëta 5/16°C Zonat bregdetare 8/15°C

Read More

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e mjekëve të Elbasanit, gabimi i të cilëve shkaktoi vdekjen e 25-vjeçares shtatzënë Rexhina Debrova. Për herë të parë, me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se fajtor për këtë ngjarje është ekipi mjekësor që mori pjesë në operacion, i kryesuar nga kirurgu Ardjan Kadaifçiu. Zvarritja e hetimeve dhe vonesa e përgjigjes nga Mjekësia Ligjore solli “arratisjen” e Kadaifçiut në SHBA. Ndërkohë, shefja e pavijonit të Gjinekologjisë thotë se e kanë detyruar që të dëshmoj se rasti ishte urgjencë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Alger Debrova, bashkëshorti i viktimës. Ai…

Read More

Të pasurit qerpikë perfektë, të gjatë, të plotë, është ndoshta një nga arritjet më të lakmuara të grave. Dhe për të arritur këtë qëllim, shumë prej nesh harxhojnë një sasi të konsiderueshme kohe, duke i grimuar për t’i bërë të duken sa më bukur. Në të vërtetë nuk është befasi, një numër në rritje i grave po zgjedhin një mundësi më të përhershme për përmirësimin e qerpikëve që nuk kërkon këtë nivel të përkushtimit. Pra, bëhet fjalë për vendosjen e qerpikëve fallco. Megjithatë edhe kjo metodë nuk është aq e thjeshtë sa mendohet, sepse duhet cilesia, profesionalizmi i duhur për…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar pretendimet e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij nga detyra. Trupa gjykuese e KPA e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Luan Daci relator dhe Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo anëtarë, vlerësojnë se Lubonja ka kryer deklarim të rremë për sipërfaqen e një shtëpie në Korçë; deklarim të pasaktë për vlerën e saj; nuk justifikon me burime të ligjshme ndërtimin e banesës në fjalë si dhe blerjen e një automjeti tip “Benz”.…

Read More

Padyshim Gjeli i Detit është simboli i darkës së vitit të ri dhe shija e tij nuk mund të mungojë në tryzat shqiptare. Por përtej shijes së mrekullueshme, vlerat ushqyese të gjelit të detit janë fantastike me plot përfitime për shëndetin. Mishi i gjelit të detit është një burim i shkëlqyer i proteinës. Proteina është një nga ushqyesit më të dobishëm makro për rritjen dhe forcimin e organizmit, ndaj ajo duhet konsumuar çdo ditë. Më poshtë AgroËeb.org u liston të mirat që përfiton organizmi kur konsumoni mishin e gjelit të detit. Yndyra Gjatë festave, njerëzit tregohen pak dorëlëshuar në konsumin…

Read More

Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit i lanë vendit atyre të dëborës në Qafën e Llogorasë. Dëbora nisi pasditen e së hënës dhe brenda një periudhe të shkurtër, aksi rrugor u bë i pakalueshëm për automjetet. Mësohet se borëpastrueset janë nisur për të bërë hapjen e rrugës në këtë aks që lidh Vlorën me zonat e tjera jugore.

Read More

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e humorit shqiptar. Agjenti i ‘Thumbon’ ka bërë me dije se grupi i njohur i SHBLSH do të ribashkohen për natën e vitit të ri. Mesa duket Gentian Zenelaj dhe Julian Deda kanë sheshuar të gjithë keqkuptimet mes tyre dhe tanimë do të dalin sërish në skenë së bashku si dukur, bashkë me kolegun e tyre Ermal Mamaqin. “Rikthehen SHBLSH-at. Rikthehen në Klanifornia në puntatën speciale të fundvitit. Më në fund u pajtuan!,”-tha gjatë emisionit agjenti i “Thumbon”.

Read More