Në një artikull të publikuar nga “Bussiness Insider”, përdorimi i fjalëve të ndyra, të qëndruarit zgjuar deri vonë dhe të preferuarit e rrëmujës ndaj rregullsisë, interpretohen shkencërisht si shenja inteligjence. Një krahasim i të dhënave të njerëzve që i kishin këto zakone me ata që nuk i kishin, ka rezultuar se këta të fundit, kanë treguar një nivel inteligjence më të ulët. Një gjë e tillë është provuar nga tre studime të ndryshme. Pra me një ndryshim të vogël këndvështrimi dhe me disa prova të reja shkencore, këto zakone mund të marrin një kuptim tjetër.
Author: tirana
Një gardiane burgu nga Britania, Aisha Gan, e cila pati lidhje me një të dënuar të rrezikshëm, Kuram Razak, ka përfunduar vetë në qeli dhe do të rrijë për të paktën një vit. Razak po kryente një dënim prej 12 vitesh për grabitje të mbetur në tentativë. Prokuroria solli si prova foto të çiftit duke u puthur e duke u përqafuar në qelinë e të burgosurit, si dhe objekte seksuale që ajo i kishte dërguar. Gardianja 27-vjeçare e pranoi lidhjen që kishte pasur me të dënuarin për rreth katër muaj, dhe mori dënimin për 12 muaj.
Ledian Memushaj shkëlqen në kampionatin italian megjithëse vitet kalojnë. Mesfushori i Kombëtares është sërish protagonist në Serinë B italiane, duke ndihmuar jo pak skuadrën e tij për të qenë ndër skuadrat konkurrente për sezonin e ardhshëm që të luajë në Serinë A. Memushaj është konfirmuar edhe një herë si njeriu asist në Serinë B. Ai ka ndihmuar skuadrën në 7 gola të shënuar deri më tani dhe kryeson listën e asistuesve në Serinë B italiane teksa këtë sezon ka arritur të shënojë edhe 2 gola deri më tani. Memushaj ndiqet në këtë listë nga 5 futbollistë të cilët kanë dhënë…
Prezantuesja Alketa Vejsiu, që është gjithashtu një nga organizatoret e Festivalit të 58-të të Këngës, sapo ka pranuar hapur që ndarja e çmimeve ishte e manipuluar. Në një status në Instastory, vetë Vejsiu ka publikuar peticionin e krijuar vetëm pak orë më parë, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. “Vjedhja e vitit? Elvana Gjata u vlerësua me pikët maksimale nga anëtarët ndërkombëtarë të jurisë, ndërsa dy zonjai nga Shqipëria e vlerësuan përkatësisht me 2 dhe 8 pikë përformancë ne saj. a nuk është kjo…
Xhetan Koka ka rrëfyer në “Historia ime”, marrëdhënien e tij problematike me babain. Shkak për këtë është bërë mosndarja e drejtë e pasurisë. Xhetani pretendon në studio, se pavarësisht se kanë tre shtëpi, babai nuk i jep asnjërën prej tyre. Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, babai e rrihte dhe e përzinte edhe nga shtëpia. Që në moshën 13-vjeçare, ai ka kryer vjedhje dhe është futur në burg. Babai i tij në një lidhje telefonike në studio ka rrëfyer se Xhetani nuk punon dhe për këtë arsye, ai nuk do i japë asgjë nga pasuria dhe pronat e tij.…
Ka shpresë për pensionistët që të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Në përfundim të mbledhjes me kabinetin qeveritar, e cila ka zgjatur rreth 8 orë, Rama tha se për këtë çështje do të ketë nesër një mbledhje ku do të merret një vendim. “Nesër kemi mbledhje e qeverisë dhe do të flasim dhe për këtë. Çfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo të frenuar se ideja ka qenë të mos cenojmë prioritete dhe pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta neglizhojmë, por jemi të kujdesshëm sepse duam të jemi të sigurt 100% që…
Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes disa orëshe të qeverisë në një hotel në Durrës. Në fjalën e tij Rama ka treguar detaje nga mbledhja e qeverisë, ku është shprehur dhe për punën e qeverisë, ku tha se të gjithë kanë punuar shumë mirë, por një pjesë e tyre nuk kanë mundur të përcjellin tek publiku punët e tyre. “Kur sheh punën e bërë, vërtetë mendoj se është një punë e madhe dhe një nga gjërat që ne do e shohim është komunikimi dhe informimi për këto punë. Ju me një pjesë keni të drejtë se ju keni lajme…
Gazetari Arian Çani komenton fituesen e Festivalit të Këngës, dhe ironizon me zërat se vendi i parë ishte paracaktuar. Çani vlerëson këngëtaren Arilena Ara, e cila rrëmbeu vendin e parë, me një diferencë të vogël pikësh, dhe thotë se producentja, Vera Grabocka “shpëtoi fytyrën”, pasi nuk e mori çmimin “ajo tjetra”, duke iu referuar Elvana Gjatës.
Mësohet se është arrestuar këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, pasi ngiste makinën në gjendje të dehur. Këngëtari i muzikës ‘rock’ është arrestuar nga patrulla e policisë, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjoka u ndalua teksa po udhëtonte në mjetin e tij dhe pasi iu nënshtrua testit, rezultoi se nivelin e alkoolit në gjak ishte mbi normën e lejuar. Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.1 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka. Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugë të ndryshme të kryeqyteti /Dosja.a Vijon..
Mbrëmjen e kaluar Albërije Hadërgjonaj dhuroi një performancë plot emocione në natën finale të festivalit të ‘RTSH-së’. Pas këtij momenti, vajza e saj, Anxhelina i ka dedikuar fjalët më të bukura me anë të një postimi në ‘Instagram’. “Kështu dua të dukem unë pas 18 vitesh. Krenaria dhe gëzimi im. Të dua mami”, ka shkruar Hadërgjonaj krah fotove të Albërijes mbrëmjen e djeshme ku bie në sy ‘look-u’ i artistes i kuruar deri në detaje. Këngëtarja është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes nga ndjekësit e saj për shkak të formave në të cilat është shfaqur gjithmonë.
Arta Mehmeti nga Kosova u zhduk nga Franca, 4 ditë më parë. Rasti i 19-vjeçares denoncohet në “Pa Gjurmë” nga të afërm të saj, pasi ajo u zhduk ditën e fundit që zhvillonte praktikën për kuzhiniere. Më 20 dhjetor të këtij viti u nis si zakonisht herët në mëngjes, një ambiente i cili ndodhej 20 minuta larg nga banesa e saj në qytetin Clermont-Ferrand, afër Lionit. Kushërira e saj komunikoi me të rreth mesdites, në orën 12:00 ajo i dërgoi një foto pa i shpjeguar nëse ndodhej në ambientet e shkollës apo jo. 19-vjecarja dukej me veshje normale, por me…
Kur Europa është mbuluar nga shirat dhe dëbora, moti ekstrem në Australi, me temperatura mbi 42 gradë e detyroi një kangur të hidhej në pishinën e një familje për t’u freskuar. Familja në New South Wales të Australisë filmoi një kangur 70 kilogramësh duke u larë në pishinë gjatë fundjavës. Në këtë kohë, në Australi koalat dhe kafshët tjera janë parë duke u arratisur në zona më të sigurta për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.