Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, janë kërcënuar sot brënda ambienteve të Komunës së Prishtinës. “Ka ndodhur një kanosje ndaj një zyrtari në godinën e komunës së Prishtinës” ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti, por pa dhënë detaje lidhur me të kërcënuarit. “Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është regjistruar kallëzimi për një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, në godinën e Komunës.Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar zëdhënësja Ahmeti.
Author: tirana
Eduart Grishaj ka publikuar disa momente brenda shtëpisë me moderatoren e njohur Arbana Osmani. Mesa duket të dy kanë preferuar të ndjekin natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH të ulur në divan, teksa bëjnë tifo për Arilena Arën.
Këshilli i qarkut Dibër i ka dhënë titullin “Nderi i qarkut” ish Presidentit në kohën e komunizmit, Haxhi Lleshi. Tirananews.al do të publikonte që në tetor kërkesën e organizatës së dëshmorëve dhe veteranëve të LANC-it të cilët do të propozonin këtë vlerësim për një nga figurat e larta të ish-udhëheqjes së asaj kohe. Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe PD, e cilëson një turp historik dhe thotë se me urdhër të Haxhi Lleshit janë ekzekutuar dhjetëra të pafajshëm gjatë regjimit komunist. Ajo i kërkon kryeministrit Edi Rama të anulojë këtë urdhër për këtë akt të turpshëm të Qarkut të Dibrës.…
Disa klikime, 80 euro, kaq mjaftoi dhe Tanja Kühne kishte 500 “likes” më shumë në faqen e saj të Facebook-ut. Drejtoresha e një agjencie dizajni dhe kryetare e qarkut të partisë liberale FDP në Lüneburger Heide pagoi vitin e kaluar ofruesin “Paidlikes” për t’u bërë më e njohur në internet. Për këtë punojnë “clickworker”, që me porosi të firmës janë të zellshëm në shtimin e klikimeve “like” – më pëlqen. “Atëherë kam menduar, pse jam përpjekur në këtë formë që të rris ndikimin tim”, thotë Kühne për DW. “Unë jam politikane lokale, por në zgjedhjet e parlamentit të landit dal…
Teksa na ndajnë dy ditë nga Krishtlindjet, Arqipeshkvi Metropolitit të Arkidioqezës Tiranë-Durrës dhe Presidenti i Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot George Frendo iu është drejtuar me një mesazh besimtarëve por edhe gjithë shqiptarëve për pasojat e tërmetit të 26-nëntorit. Imzot George Frendo vlerësoi si një nga tiparet më të bukura të shqiptarëve solidaritetin, ku solli edhe shembullin e Jezusit fëmijë, duke cituar fjalët e tij: ‘pata uri e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur dhe më veshët’. “Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë”, ishin…
Kryeministri Edi Rama dhe gjithë kabineti i tij i janë bashkuar sot familjeve të prekura nga tërmeti, të cilat janë strehuar në Golem. Në fotot e mëposhtme, shfaqen politikanët dhe minstret, të cilët janë duke drekuar me qytetarët. Vihet re prania e ministrave, që nga Blendi Klosi, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka deri tek ministri më i ri Arben Ahmetaj, që mesa duket po mban ndonjë fjalim ashtu siç di vetëm ai.
Rama bashkë me ministrat drekën e sotme e ka konsumuar në një kompleks në Durrës ku janë strehuar dhjetra familje të prekura nga tërmeti i 26-nentorit. Ndërkohë kamera ka kapur edhe një moment epik ku ministri i Turizmit, Blendi Klosi takohet me Ardi Daullxhiun i cili u bë i njohur nga një emision televiziv si ‘i mjeri më i famshëm në Shqipëri’ Ndër banorët që i është prishur shtëpia është vetë Ardi. Teksa ministri, Blendi Klosi i thotë se “hotelet do bëhen gati për sezonin turistik kështu që avash avash duhet të lëvizin prej andej të gjeni një sistemim tjetër”.…
Nga: Jeta Dedja Ne shqiptarët jemi rritur me ngjarjen kulturore të fundvitit “Festivalin e këngës”. Edhe në vitet më të trishta e të brishta politikisht a moralisht, festivali kurrë nuk i mungoi skenës dhe ekranit. Kanë patur meritë për këtë plot njerëz të palodhur e artistë virtuozë, të cilët në momente kritike kanë ditur të japin mesazhe të shpresës e vazhdimësisë. Sepse “Festivali i Këngës” është një vlerë e simbol i kulturës, traditës, zakoneve, shpirtit, psikologjisë së një populli dhe si i tillë mbart një mision që duhet ta përmbushë, me hir a pahir qoftë. Organizatorët pas viteve ’90-të kanë…
Një makinë është gjetur e djegur në Vlorë në lagjen “Pavarësia” mesditën e sotme. Makina tip “Renault Clio” me targa AA 442 RX është gjetur anës rrugës e braktisur, ndërkohë që nuk dihet ende se kujt i përket. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Është zbardhur vlerësimi i jurisë së Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, që la të zhgënjyer mjaft shqiptarë. Ne dokumentin e firmosur nga anetaret e jurise ne RTSH, mund te shihet qartesisht se Elvana Gata eshte vlersuar me piket maksimale nga tre anetaret e huaj te jurise. Por eshte ‘rrëzuar’ nga vleresimi i bere me vetem 2 pikë nga Mikaela Minga. Edhe Rita Petro qartesisht nuk ka qene per Elvanen fituese, pasi ka vleresuar Arilenen me 18 pike dhe me 8 pikë Elvana Gjatën.
Kreu i L.Vetëvendosje, Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë, ka reaguar në lidhje me nismën për Shengenin Ballkanik, që mbajti samitin e tretë në Tiranë ditën e djeshme. Në një status në rrjetet sociale, Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se tashmë Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim. “Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më…
Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Koncerteve është mbyllur gara e “Festivalit të Këngës”. Fituese është shpallur Arilena Ara me këngën ‘Shaj’. Fest-58′ u kritikua që në nisje të tij për shkak të prurjeve muzikore, ku shumë prodhime nuk mbanin logo shqiptare, e deri tek produksioni i kësaj sipërmarrjeje eventuale, ku logon ‘RTSH; e ‘hijëzoi’ personalizimi i skajshëm i dyshes ‘Grabocka-Vejsiu”. Elvana Gjata, u përfol pa nisur festivali se ishte favorite për kupën, ashtu si Ara, një gjetje e Grabockës. Mirëpo në Shqipëri, kur dikush përflitet para kompeticionit si triumfues (edhe kur ai mund ta meritojë plotësisht të shpallet i…