Author: tirana

Mbremjen e djeshme është mbajtur finalja e “Festivalit të Këngës” në Pallatin e Kongreseve. Fituese u shpall Arielna Ara me këngë ‘Shaj’, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Gara ishtë e fortë, referuar edhe sondazheve që listonin në ‘top list’  treshen e vajzave Elvana Gjata, Arilena Ara dhe Era Rusi, ndërsa fituesja u shpall ‘Shaj’ e Arës. Performanca e Arilenës me këngën “Shaj” u duartrokit gjatë. Pasi këndoi, ajo u kthye nga duartrokitjet e publikut tri herë në skenë. Megjithatë një reagim i këngëtares shqiptare Julkës, partneres së menaxherit të Elvana Gjatës, Andit si dhe një nga personat…

Read More

Në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë kallëzimi i parë. Nisma Thurje ka depozituar një kallëzim për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Objekti i kallëzimit penal është për zytarët publik të përfshirë në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët sipas Nismës mund të kenë konsumuar veprat e parashikuara në Kodin Penal për shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private. “Ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë së Posaçme që kur jemi përpara një…

Read More

Nëse doni të provoni një eksperiencë ndryshe, mund të vizitoni restorantin e parë nënujor në Europë. I ndërtuar në Norvegji me një kapacitet total për 100 të ftuar, është restoranti më i madh në të gjithë botën. Përveç funksionimit normal si restorant, ai funksionin edhe si një qendër kërkimore për jetën detare. Emri i restorantit është ‘Under’ që norvegjisht do të thotë edhe ‘poshtë’ dhe ‘çudi’. Ai është 111 metra i gjatë dhe gjysmë i futur në ujë. Muret e trasha të betonit lejojnë që ai t’i rezistojë presionit dhe tronditjes nga kushtet e detit dhe dritarja masive panoramike e…

Read More

Letra e një vogëlushi 7-vjeçar të rritur në një familje me dhunë ka prekur mjaft zemra. Ai i ka shkruar një letër shumë prekëse babagjyshit, ku tregon historinë e tij të trishtë, dhe përveç librave, fjalorit, orës dhe busullës, ai i kërkon babagjyshit edhe një baba shumë të mirë. Ja çfarë shkruan në letër fëmija i quajtur Blake: “I dashur Babagjysh, Ne u detyruam të largoheshim nga shtëpia, pasi babai im ishte i tërbuar. Ne duhej të bënim të gjitha punët, dhe babai mori gjithçka që dëshironte. Mami tha se ne duhej të largoheshim në një vend më të sigurt,…

Read More

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda. Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj. Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën. Maskë me mjaltë Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo eczema duhet të përdorin mjaltin. Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm. Lyjeni lëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Larja e lëkurës Njerëzit që kanë…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar përmes një statusi në “Facebook” 30-vjetorin e themelit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Basha thekson se LDK lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci. “Në themel të njërës prej arritjeve më të mëdha të historisë së shqiptarëve, në themelet e Pavarësisë së Kosovës qëndron shpirti, djersa dhe gjaku i drejtuesve, mbështetësve dhe atyre që besuan te LDK”, shkruan ndër të tjera Basha.

Read More

Valer Kolnikaj konkurron këtë sezon të “Dance with me”, bashkë me prezantuesen Stela Kotri. Në një intervistë për “Panorama plus”, Valeri ka folur për këtë eksperiencë, ka dhënë mendimin e tij lidhur me çiftet në garë, pikët e jurisë dhe ka bërë deklaratën e fortë duke u shprehur se fituesin e dinin që në fillim. Me çfarë shije mbete nga kjo eksperiencë televizive dhe kush e fiton garën? Valer Kolnikaj: Me shijen më të mirë të mundshme për çdo person të produksionit të dyshes Vera Grabocka e Alketa Vejsiu, janë vërtet të mira ato dhe stafi. Koreografi Albi Nako…

Read More

Një 29-vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Kroacia për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Vjedhja me dhunë”. I ekstraduari është P. P dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Vjedhja me dhunë”. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në nëntor të vitit 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.29-vjeçari u jepte ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Malin e Zi, duke pasur si…

Read More

Moti i keq dhe reshjet e shiut që kanë prekur vendin tonë orët e fundit kanë sjellë defekte në rrjetin e energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaroi sot se si pasojë e motit të keq, ka pasur defekte në rrjetin elektrik, dhe po merren masa për eliminimin e avarive. OSHEE po ndjek situatën e furnizimit me energji dhe nga informacionet që përcjellin dispeceritë rajonale deri në orën 09:00, raportohet për një numër të konsiderueshëm fiderash me defekt. “Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni i Durrësit, Gjirokastra, Shkodra e Kukësi. Defektet janë më shumë në zonat…

Read More

Nxehtësia e diellit është tepër e ashpër në lëkurë dhe shkakton probleme si djegie, akne, puçra, njolla dhe infeksione të tjera. Kurat dhe trajtimet e këtyre problemeve janë të shumta por një prej tyre e gjeni pikërisht në shtëpinë tuaj.Bëhet fjalë për uthullën e mollës e cila ofron shumë përfitime për shëndetin e lëkurës. Uthulla e mollës është e pasur me disa acide të mira për lëkurën por edhe vitamina, enzima dhe kripëra minerale. Aknet Dhe Puçrat Uthulla e mollës është shumë e mirë kundër puçrave kryeneçe.Ajo lufton bakteret dhe mykun por edhe e pastron lëkurën nga yndyra dhe pluhuri.…

Read More

Moti i keq që ka përfshirë Europën, ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Numri i vdekjeve nga stuhitë e forta Elsa dhe Fabian në Spanjë, Portugali, Francë dhe Itali është rritur në dhjetë, ndërsa rajoni u përfshi nga erëra të fuqishme të shoqëruara me përmbytje.Në Spanjë dhe Portugali janë regjistruar 8 viktima, kryesisht prej rrëshqitjeve të dheut dhe daljes nga shtretërit të lumenjëve. Dy viktima prej motit ka patur edhe në Francë. Rreshje të dendura dhe stuhi ka patur në të gjithë Italinë ndërsa autoritetet e Mbrojtjes Civile ‘ndezën’ alarmin portokalli në njëmbëdhjetë rajone. Nga moti i keq…

Read More