Author: tirana

Shqipëria këtë vit dëshmon një tendencë rritëse në importin e veshjeve nga Kina dhe Turqia dhe ulëse nga Italia. Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka importuar këtë vit nga Italia 37 miliardë lekë tekstile dhe këpucë nga Italia, duke njohur një rënie me 1.3 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, nga Turqia dhe Kina janë importuar përkatësisht 16.4 miliardë lekë dhe 10.7 miliardë lekë,duke njohur rritje me secilin shtet me nga 1 miliardë lekë më shumë se në vitin e kaluar. Ndërsa me Greqinë, nuk janë shënuar ndryshime. Niveli i importit…

Read More

Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq” solli përballë njëri-tjetrit burrë dhe grua. Ata prej 4 vitesh ishin në konflikt për shkak të shtëpisë që kanë në fshat. Zoti Gani është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe ka përfituar edhe një shtëpi. Rezulton se në vitin 1999 është realizuar një kontratë shitje me shkrim dore, mbi bazën e së cilës deklarohet se shtëpia, i shitet një tjetër personi, kundrejt shumës 4 milion lekë të vjetra. Por kjo kontratë, nuk është bërë pranë një zyre noteriale dhe është nënshkruar edhe nga disa dëshmitarë. Gruaja e tij nuk ishte në…

Read More

Sfidat e jetës ndonjëherë të përplasin me fatkeqësi të paimagjinueshme, dhe pjesa më e vështirë është të pranosh realitetin. “Ka një mesazh për ty” solli ditën e sotme, historinë e rëndë të Valdetes. Në moshën 3-vjeçare, motra e saj padashje i derdh sipër qumështin e nxehtë. Ka qenë një moment i vështirë dhe i dhimbshëm, që u pasua nga një gjendje e keqe shëndetësore. Valdetja bie në komë, por fatmirësisht gjendja e saj me kalimin e ditëve u përmirësua, edhe pse për 3 vite me rradhë, spitali u kthye në shtëpinë e saj të dytë. Valdetja: Historia ime fillon në moshën…

Read More

Autoritetet greke kanë arrestuar një 38-vjeçar shqiptar pasi ka ushtuar dhunë ndaj të fejuarës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Volos pasditen e së premtes, ku sipas mediave greke shqiptari e ka kërcënuar dhe goditur me grushta e shkelma të fejuarën në mes të rrugës, duke e bërë për spital. Gruaja, gjithashtu me origjinë shqiptare, u transportua në Spitalin e Volos ndërkohë që 38-vjeçari u arrestua nga policia.

Read More

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirgjan, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke e nxjerrë nga rruga. Për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.

Read More

Prej javësh, moderatoja e “E Diell” Fjoralba Ponari ka pohuar në intervista të ndryshme që Janari do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha të saj në aspektin profesional. Sot në “E Diell” në Top Channel, ajo u ul në karrigen e të ftuarve ku së bashku me Drejtuesin Artistik & ideatorin e “JEHO”, Alban Male dhanë disa detaje për spektaklin më të ri në Top Channel që i dedikohet talenteve të rinj në muzikë. Ndër të tjera, Ponari kishte rezervuar një ekskluzive që e ndau për herë të parë për teleshikuesit. “Së shpejti edhe unë do të lançohem në…

Read More

Betimi “derisa vdekja të na ndajë” është thyer sipas INSTAT nga të paktën 4846 çifte shqiptare gjatë vitit 2018. Një rritje prej rreth 400 divorcesh krahasuar me 2017-ën. Faktin që rreth 80% e numrit të kërkesave për zgjidhje martese në Gjykatë regjistrohen nga gratë, sociologu Gëzim Tushi e konsideron një shenjë emancipimi. “Divorci për martesat që nuk funksionojnë as shpirtërisht as seksualisht, as nga funksioni i familjes është një zgjidhje. Femrat e sotme nuk janë femrat e djeshme. Nuk janë ato që janë të vendosura brenda kuadratit të shtëpisë dhe janë nën tutelën dhe pushtetin e burrit, i cili mund të…

Read More

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë, por shërbeu dhe si një reflektim për të kuptuar se familja është shumë e shtrenjtë dhe çdo ditë duhet të tregojmë dashuri jo vetëm me fjalë, por me vepra dhe në të vërtetë. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Spartaku ka treguar se për 23 vite, ai nuk i ka dhuruar gruas dhe fëmijëve të tij asnjë ditë lumturie. Varësia e tij ndaj alkoolit ka shkaktuar dhimbje dhe shumë debate në familje. Nuk ka qenë asnjëherë përkrahje për ta dhe në kushte të tilla…

Read More

Baily Jean Matheson ishte vetëm 35-vjeç kur u diagnostikua me kancer. Pronarja e biznesit në Kanada, u diagnostikua me leiomiosarkoma, një lloj kanceri malinj që zhvillohet në indet lidhëse dhe i kishin mbetur vetëm 12 muaj jetë. Bailey arriti të mbijetonte 2 vite e gjysmë kur mori një vendim të guximshëm. Ajo vendosi të mos i nënshtrohet kimioterapisë. Në një letër të shkruar nga ajo pak para se të ndërronte jetë shprehej që kërkonte të jetonte pjesën tjetër të jetës që i kishte mbetur ashtu siç besonte që duhej të jetonte. Në kohën e shkurtër që i mbeti të jetonte,…

Read More

Me siguri e keni vënë re se fëmija i dytë në familje është më rebel se ai i pari. Studimet e fundit kanë konfirmuar mitin se fëmija i dytë ka tendencë të jetë më i vështirë për t’u disiplinuar, veçanërisht nëse është djalë. Bright Side na tregon më shumë rreth këtij zbulimi dhe ju vjen në ndihmë se si të parandaloni fëmijët e dytë për të mos u bërë problematikë. Një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles, të udhëhequr nga Dr. E. Black publikuan një studim, rezultatet e të cilit ishin të papritura: fëmijët e dytë ishin më pak…

Read More

Pasi përjetoi tërmetin e vitit 1999 në Athinë, ku humbën jetën 143 persona, dhe krizën ekonomike të Greqisë, Margarita Dulati u kthye në atdhe për të hedhur të gjitha kursimet e jetës dhe punës së familjes në blerjen e dy apartamenteve në një pallat të kompanisë “Kristi Konstruksion” në lagjen 18 në Durrës, objekt që është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Përjetimi i dy tërmeteve të fuqishme dhe menaxhimi i ndryshëm i situatës nga shteti e lëndon dhe më shumë Margaritën. “Në 1999 kam jetuar në Athinë, në Analosia ku ka qenë epiqendra e tërmetit dhe dora e…

Read More

Pas temperaturave të larta, kryeqyteti është ‘mbërthyer’ nga moti i keq. Pasditen e sotme, shi i rrëmbyeshëm dhe me rrufe ka nisur të bjerë të Tiranë. Ndërkohë, janë regjistruar edhe disa incidente. Siç shihet në disa foto të siguruara nga LSA, tek galeria FAB, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, një skelë prej hekuri ka rënë nga një fasadë që po ndërtohej, duke përfunduar kështu në rrugë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja.

Read More