Author: tirana

Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria ka treguar se mund të nxjerrë çudira të denja për t’u bërë seriale në Netflix. Nëse do të kërkonim një term të duhur shkencor për gratë që mashtrojnë dhe zhvasin para ai është “con artist” (confidence artist) – një term që përdoret për njerëzit që arrijnë të fitojnë besimin e të tjerëve duke i bindur për njëidentitet/ngjarje/shërbim që nuk ekziston, me përfitim zhvatjen e parave. Por kush janë gratë shqiptare që mashtruan shumë njerëz? 1- Maksude Kadena Në fillim të viteve ’90, saktësisht më 1993, Maksude Kadena tërhoqi rreth vetes një numër të…

Read More

Greqia dhe Italia do të rifillojnë negociatat për delimitimin e zonave detare, që po zgjasin prej 40 vjetësh. Ekspertë të dy Ministrive të Jashtme do të takohen në Romë më 30 Dhjetor, siç bëri të ditur televizioni publik grek, ERT. Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, ka shtyrë takimin e tij me homologun italian, Luiggi Di Maggio, të paralajmëruar për në fundjavë. Por dy ministrat kanë rënë dakord që të presin përfundimin e mbledhjes së ekspertëve dhe pastaj të takohen. Negociatat mes Athinës dhe Romës për delimitimin e zonave detare dhe shelfit kontinental kanë nisur që në vitet ‘70 të…

Read More

Rivlerësimi i banesave të qytetarëve për t’i sjellë nga vlera historike në vlerën e tregut do të bëhet duke paguar tatim në masën 3 për qind, përgjatë periudhës Janar deri më 30 gusht 2020. Përfitues llogaritet të jetë në rreth 50 mijë pronarë, ndërsa risi është që do të përfshihen në amnisti edhe objektet e palegalizuara. Por ky vendim nuk ka kaluar pa debate brenda grupit parlamentar socialist. Do të ishte deputetja socialiste Blerina Gjylameti e cila do të propozonte në Komisionin e Ekonomisë masën prej 2 për qind, duke sigurar edhe mbështetjen e kolegëve të saj. Në këtë mënyrë…

Read More

Dhuna në sport është kthyer në një “trend” ditët e fundit. Megjithatë, ajo që vjen nga Ukraina është me të vërtetë alarmante. Një trajner i ekipit U-11 të hokej në akull është bërë protagonist negativ në një ndeshje mes Krivbas dhe Sea Wolves. Nga një incident i çuditshëm në fushë, trajneri lë pankinën dhe me vrap afrohet tek lojtarët kundërshtarë, të cilët nis t’i godasë me grushte dhe shkelma. Episodi shkaktoi një zemërim të madh te prindërit e lojtarëve, të cilët bënë thirrje për ndëshkimin e trajnerit. Drejtuesit e Sea Wolves ngritën ankesë ndaj trajnerit kundërshtarë dhe e raportuan ngjarjen…

Read More

U përfolën shumë, çfarë ndodh mes Elvanës dhe Arilenës në prova Çndodhi në prova me dy pretendentet për të fituar kupën që do ta çojë njërën në Eurovizion. Të dielën, Festivali i 58-të i Këngës në RTSH do të shpallë fituesin në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, këngëtarin apo këngëtaren që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë edicion të Festivalit Europian. Ende pa filluar gara, nisën të përfliteshin dhe emrat e pretendentëve për ta fituar këtë garë, pikërisht Elvana Gjata dhe Arilena Ara. Elvana Gjata konkurron në këtë garë me këngën “Me tana”, një projekt që e prezanton…

Read More

Mazhoranca e majtë votoi të mërkurën mes shumë kundërshtive paketën anti-shpifje, e cila sipas komunitetit të gazetarëve dhe Bashkimit Europian përbënë hapa pas në lirinë e medias në shqipëri dhe ccensuron lirinë e shprehjes. Por pavarësisht oponencës së fortë, shumica qeverisëse gjeti plotë 80 vota në sallën e Kuvendit për ti miratuar këto ndryshime në ligjin e medias dhe që i japin AMA-s rolin e një gjykate që mund të vendos gjoba deri në 20 milionë lek kundër mediave të ndryshme audiovizive apo edhe elektronike. Kjo falë edhe vullnetit të një pjese të deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët edhe…

Read More

Dashi Nëse jeni duke jetuar një lidhje dashurie të vështirë apo në distancë, mundohuni që të mos bini pre e tundimeve. Një dobësi e juaja mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi që gjatë kësaj dite të vendosin rregull në jetën e tyre. Në punë duhet të përkushtoheni më shumë dhe të shfrytëzoni çdo mundësi drejt suksesit. Demi Mundohuni që ti kushtoni më shumë kohë familjes, pasi e keni lënë pas dore. Nga ana tjetër duhet të tregoheni të kujdesshëm nëse jeni duke jetuar një histori dashurie të komplikuar. Ata që janë vetëm, duhet të…

Read More

Një makinë në pronësi të Shpëtim Agollit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen Granicë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pas pas mesdite. Dyshohet se shkak për këtë është bërë një defekt i baterisë çka ka shkaktuar flakë të menjëhershme.

Read More

Gjatë intervistës së tij për televizionin boshnjak “O Kanal”, presidenti Ilir Meta ka falenderuar edhe Bosnje Hersegovinën për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë ndaj tërmetit. I pyetur nga gazetari, nëse ka mundësi për të pasur një tërmet tjetër, Meta është shprehur se nuk është shkencëtar probabiliteti ekziston dhe duhet pasur kujdes. Sipas Kreut të Shtetit, nisur nga frekuencat e tërmeteve në vendet e tjera si Greqia, Italia apo Bosnja, është e qartë se jemi në një zonë shumë të ndjeshme. Gazetari: Ne e nisëm këtë bisedë me një pyetje në lidhje me tërmetin dhe dëshiroj të përfundoj po me një pyetje…

Read More

Nga 1 Janari i vitit 2020 të gjitha automjetet e përdorura që nuk përmbushin standardin euro 4 do të ndalohet të importohen në Shqipëri. Në një intervistë për “News 24” Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja thotë se pas datës 31 dhjetor 2019 importi do të lejohet për standardin Euro 4, por që vjetërsia e mjeteve duhet të jetë nga viti 2005 e në vijim çka përjashton automjetet e viteve 2004 e më poshtë. “Të gjithë shitësit e automjeteve por edhe personat privatë që kanë eksportuar mjete të nivelit nën euro 4 para vitit 2019 pra…

Read More

Marrëveshja midis Turqisë dhe qeverisë së Unitetit Kombëtar në Tripoli sa i përket nënshkrimit të ZEE midis dy vendeve, e cila është kontestuar ashpër në gjithë institucionet ndërkombëtare nga Greqia dhe Egjipti, ka sjellë zhvillime të shpejta diplomatike dhe strategjike. Duke parë se Turqia pretendon një korridor të tërë ne Mesdheun juglindor duke penguar kalimin prej atje të gazsjellësit EAST MED që duan të ndërtojnë Greqia, Izraeli, Qipro dhe Italia, katër shtetet përshpejtojnë një sërë aktesh diplomatike dhe proceduriale bashkëpunimi. Ky përshpejtim synon sipas mediave qipriote, të cilat publikojnë lajmin e bujshëm, që në fillim të janarit në Athinë të…

Read More