Author: tirana

Reperi Stresi konkurroi në ‘Festivalin e Këngës’ në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Eli Fara, me këngën e titulluar ‘Bohem’. Dyshja nuk u përzgjodh për në natën finale dhe ditën e djeshme përmes një statusi, reperi shprehej se fitorja më e madhe ishte dashuria e publikut dhe se ata ishin artistë në shpirt. Po ashtu ai iu uroi suksese finalistëve duke u shprehur se e kishin të merituar. Mirëpo kjo nuk është e gjitha. Stresi ka reaguar sërish, dhe këtë herë i revoltuar. “Mirëmëngjesi nga Stresi! Vetëm televizion shqiptar nuk jeni. Keni kompozitor të huaj në Festivalin tonë Kombëtar? Si…

Read More

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, referuar samitit për Shengenin Ballkanit që u zhvillua dje në Tiranë, të cilin Kosova e bojkoti, u shpreh në një intervistë për një televizion boshnjak se iniciativat rajonale janë gjithmonë të mirëpritura, por jo duke provokuar debate të panevojshme, duke u përpjekur për të margjinalizuar dikë ose një vend, apo t’i japësh protagonizëm dikujt tjetër. “Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse, është e mirëpritur. Kjo duhet të ishte një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme. Iniciativa që ndihmojnë bashkëpunimin tonë janë gjithmonë të mirëpritura, por jo duke provokuar…

Read More

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Bulqizë. Menjëherë pas ngjarjes, ka ndërhyrë policia, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke arrestuar dy persona, babë e bir. Por, në momentin e ndalimit të tyre, ka ndërhyrë djali tjetër i familjes, duke kundërshtuar me dhunë uniformat blu. Kjo ka detyruar policët të kërkojnë ndihmën e shërbimeve të tjera të komisariatit për të neutralizuar dhe kapur autorët e sherrit. Njoftimi i policisë: -Bulqizë U konfliktuan fizikisht me një shtetas, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, vihen në pranga babë e bir. Shpallet në…

Read More

Njerëzit që jetojnë në një vend me ndotje të lartë të ajrit kanë nivel më të lartë të depresionit dhe vrasjeve, kjo është gjetur në bazë të rishikimit të disa të dhënave sistematike globale. Parandalimi i ngrohjes globale në mbarë botën mund të parandalojë miliona njerëz nga depresioni, pretendon ky studim. Kjo supozon se ekspozimi ndaj ajrit global është duke e shkaktuar ngrohjen globale. Shkencëtarët besojnë kjo është e mundshme por është e vështirë të të dëshmohet më shumë rreth këtij dyshimi, raporton “The Guardian”.Kjo lloj ndotje e ajrit e analizuar në studim është e prodhuar nga djegia e karburanteve…

Read More

Lacio do të përballet kundër Juventusit në Superkupën e Italisë. Shumë shkallë janë ngritur nga ekipi kryeqytetas, që falë edhe drejtorit sportiv Igli Tare, me blerjet e gjetura, po kap maksimumin.Përpara kësaj ndeshjes ka folur edhe Luçiano Moxhi, për të dhënë analizën e tij mbi takimin. “Nëse Lacio është në humor të mirë, mund të mundi këdo. Sekretin e këtij ekipi e gjeni te drejtori sportiv, Igli Tare.Një person shumë i turpshëm, por që ka bërë lirisht zgjedhjet e tij. Rezultatet janë aty të gjitha për t’u parë.Karta e tij e biznesit është puna. Ka sjellë shumë lojtarë në Romë…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi sot në mëngjes një takim me sizmologun grek Spiros Pavlidis. Kryetari Ruçi e falenderoi profesorin Pavlidis mbi kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë si edhe për mesazhet e qarta për shkencëtarët, politikanët dhe qytetarët shqiptarë pas tërmetit të 26 nëntorit. “Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj. Unë kam vlerësim…

Read More

Cigaret elektronike rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike të mushkërive, veçanërisht kur kombinohen me një cigare të rregullt. Sëmundjet e shkaktuara nga cigarja elektronike janë astma, bronkiti, emfizema ose sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Por studimet kanë zbuluar se personat që përdorin një cigare elektronike ndërsa pinë cigare të rregullt përballen me një rrezik edhe më të madh të zhvillimit të sëmundjes kronike të mushkërive. Mjekët arritën në përfundimin se cigaret elektronike janë të dëmshme në vetvete dhe pasojat e tyre janë të pavarura nga fakti nëse dikush pi cigare të rregullt apo jo. Për ata që janë përdorues të cigares…

Read More

Gjykata e Korçës jep masën “arrest me burg” për 18-vjeçarin Devis Hoti, pasi ky i fundit ka vrarë kushëririn e tij me mjet prerës dhe më pas ka tentuar ta djegë.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ku Flamur Duçi u gjet i pajetë jashtë biznesit të tij nga banorët e fshatit Mborje. Pas hetimeve u zbulua se ai ishte konfliktuar me 18-vjeçarin Hoti në ambientet e brendshme të dyqanit të tij, ndërsa ky i fundit ka gjetur një thikë te banaku dhe ka reaguar, duke e qëlluar në trup disa herë Flamur Duçin e më pas është tentuar t’i…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka sqaruar publikimit takimin e shumëpërfolur të zhvilluar pak ditë më parë në Presidencë me djalin e miliarderit George Soros, Aleksandër Soros. Duke iu përgjigjur të gjithë zërave kritikë, Kreu i Shtetit thekson se takimi ka qenë zyrtar dhe është me ftesë të Sorosit. Meta sqaron se që pas akuzave të tij ndaj ndikimit të Fondacionit Soros në Reformën në Drejtësi ka pasur shumë kërkesa për takim, ndaj dhe, sipas tij, do të ishte jo etike t’i shmangej një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Mesazhi i Metës: Një përgjigje…

Read More

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Edit Durham” iu bashkuan ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës në fshatin Bubq dhe Mazhë e Madhe, një prej zonave më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Me nismën e tyre, nxënësit kishin përgatitur dhurata për 120 fëmijë të zonës, të cilat shfaqën dëshirën për t’i shpërndarë bashkë me mësuesit e tyre, gjatë vizitës së ministres Xhaçka pranë familjeve të strehuara në çadra në këtë zonë rurale. Pasi përgëzoi nxënësit e shkollës “Edit Durham” për nismën domethënëse në këto ditë festash dhe vëmendjes që ata po i kushtojnë fëmijëve në familjet e…

Read More

Aktori i njohur Robert De Niro, njihet tanimë si një kundërshtar i betuar i Presidentit të SHBA, Donald Trump.Një vit më parë, De Niro tha “F*ck Trump” një shprehje që bëri xhiron e botës. Por, aktori, fitues i OSCAR, ka shkuar edhe më tej këtë vit.Duke folur për podcast Rumble të regjisorit Michael Moore të premten, De Niro tha: ‘Goditeni atë në fytyrë me një thes m*ti dhe lini që fotografia të shpërndahet në të gjithë botën.’-tha aktori. “Njerëzit duhet ta shohin presidentin të poshtëruar’-shtoi ai.

Read More

Faton Shoshi, një nga menaxherët më të suksesshëm shqiptarë e që ka menduar VIP-a si Era Istrefi apo Ledri Vula, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Review”. Gjatë intervistës, Shoshi tregoi për herë të parë arsyen e ndërprerjes së bashkëpunimit me Ledrin të cilin e menaxhonte prej kohësh. Shoshi tregoi se vetë i kishte kërkuar Ledrit pauzë pasi kishte nevojë për një pushim. Madje Shoshi u shpreh se Ledri ishte i vështirë të menaxhohej sepse është artist i madh. “Me Ledrin asnjëherë nuk kemi pas probleme, vazhdojmë të jemi shokë”, tha Shoshi.

Read More