Author: tirana

Një vit më parë, moderatori i njohur Labinot Gashi u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Rroa. Gjatë gjithë kësaj kohe, Labinoti është munduar të tregohet sa më diskret dhe nuk e ka ndarë me ndjekësit portretin e të voglës së tij. Mirëpo, sot e ka bërë një përjashtim, pasi Rroa ka mbushur plot një vit nga ardhja në jetë. Ai na ka treguar për herë të parë portretin ëngjëllor të të voglës, e cila ka marrë tipare nga të dy prindërit e saj.…

Read More

Gazetarja Kozeta Kurti ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Pop Culture”, ku ka folur ndër të tjera edhe për këngët pjesëmarrëse në “Festivalin e 58-të të RTSH-së”. Kozeta tregoi se nuk kishte asgjë me artistët që po konkurrojnë, por sipas saj ka diçka që nuk shkon me tekstet e tyre. “Nuk kam asnjë problem me këngët pjesëmarrëse, as me zhaneret. Problemi im ka qenë, vazhdon dhe do të mbes përjetësisht deri kur të ndryshojë, problemi i teksteve. Unë e di që kjo do pritet edhe ja ça thotë Kozeta Kurti për portalet, unë e d i shumë mirë,…

Read More

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, duket se i pëlqen (deri diku) tatuazhet, pasi ka disa në trupin e saj. Mirëpo, ajo ka treguar se megjithëse i pëlqen, shpesh pendohet për ta dhe do të dëshironte të mos i kishte më në trup. Sado e çuditshme të duket, pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të shtojë tatuazhe të tjera! Ditën e sotme ajo ka bërë dy të tjerë, megjithëse e di shumë mirë që do të pendohet. Në InstaStory, Lori ndau një foto ku tregoi krahun, pa zbuluar ende dy tatuazhët e rinj. “Ju e dini se si unë thashë se pendohem…

Read More

Këngëtarja Justina Aliaj ka rrëfyer gjatë për fillimet e saj, por dhe për kujtimet dhe sfidat në emisionin “Kjo Javë” në “News24”. Teksa kthehet pas në kohë, nuk mund të mos shikosh përjetimin që ndjen këngëtarja, e cila ka shkëlqyer në skenë shqiptare, por edhe në rolet e saj si aktore. Mes tjerash, ajo ka edhe një mesazh për politikën shqiptare, ndërsa apelon për më shumë paqe dhe bashkëpunim. Sipas këngëtares, Shqipëria nuk ka kohë për divergjenca politike pasi kjo theksoi këngëtarja ka pasoja drastike për ekonominë. Pjesë nga intervista: Do doja t’i kthehesha pak filmit “Rrethi i kujtesës”, për…

Read More

Unë nuk u besoj mrekullive, por jam i bindur nga studimet e mia që tërmeti na ra mbi shpinë pikërisht për shkak të zvetënimit dhe bjerrjes sonë morale! Për shkak të paturpësisë! Erdhi si ndëshkim mbi veset, mëkatet tona individuale dhe kolektive. Nuk është rrëfim fetar, por mund të shpjegohet me arësye dhe krejt shkencërisht! Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane, jo kjo, jo ajo, nuk kanë punë këto në Vorë, Shijak, Kurbin, Durrës, a në Hamallas! Na shkund derisa na t’a pranojmë degjenerimin tonë moral dhe pastaj, nuk përsëritet më jo për tridhjet a treqind vjet, por…

Read More

Tashmë të martuar, çifti më simpatik i shoëbizz-it, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, shfaqen në publik mjaft shik dhe të kuruar. Në ndarjen e çmimeve “Kult”, Orinda e veshur me një fustan seksi të zi dhe Turi me një kostum klasik, kanë tërhequr vëmendjen. Paparazzi ynë i ka fotografuar ndërkohë që zbrisnin shkallët. Në këto poza bie në sy minifundi i Orindës, që i nxjerr në pah këmbët e palestruara seksi. Ndërsa Turi ndoshta ka takuar dikë ose ecën më qëllim pas saj, duke bërë rolin e bodigardit të bashkëshortes së tij. Tashmë Orinda dhe Turi janë edhe kolegë. Momentalisht,…

Read More

Këngëtari Robert Berisha u kualifikua në finalen e “Festivalit të RTSH-së”, ku po konkurron me këngën e titulluar “Ajo nuk është unë”. Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë mbështjetjen e madhe të ndjekësve të tij, të cilët shpërndajnë këngën “Ajo nuk është unë” duke i uruar suksese këngëtarit. Mirëpo, fansja numër 1 e Robertit është padyshim vajza e tij, Renee. Në InstaStory, këngëtari publikoi një video të të voglës, e cila gëzohet pamasë kur sheh të atin në ekran duke kënduar. Renee shfaqet duke pikturuar në video, mirëpo në momentin që Roberti nis të këndojë, ajo çohet…

Read More

Ish- deputetja e PD Grida Duma është shprehur pas Samitit të sotëm të Shengenit Ballkanik, se Shqipëria duhet të ecë në të njëjtën vijë me Kosovën sa i përket raporteve me Serbinë. Ajo e cilëson qeverinë e Shqipërisë si të pabesë dhe mosmirënjohëse në një kohë kur një muaj më parë Kosova ndihmoi me grupe operacionale shpëtimi dhe ndihma për tërmetin e 26 nëntorit. Duma thotë se integrimi Shqipëri- Kosovë duhet të bëhet bashkarisht dhe se nuk duhet të ketë më asnjë takim me Serbinë pa u plotësuar kërkesat e Kosovës. STATUSI I PLOTË I GRIDA DUMËS Shqipëria nuk ka…

Read More

Kamera e fshehtë e rradhës nga “Thumb On” është për moderatoren Evi Reçi. Në një promo të publikuar në llogaritë sociale të RTV Ora, gazetari Ronaldo Sharka i Thumb ON shihet të ketë ftuar për një intervistë moderatoren dhe këngëtaren e njohur, Evi Reçi. Kjo e fundit ka rënë në kurthin e kameras së fshehtë. Evi shihet të jetë e inatosur me gazetarin gjë të cilën e quan absurde, e në fund shihet të ngrihet e të ikë nga intervista.

Read More

Gjyqatari Artur Kalaja i prekur ka lajmi i marrë ditën e sotme ka shkruar disa fjalë për kolegun e tij Albert Kuliçin, makinës të së cilit ju vu tritol ditën e sotme. “Trishtimit që më ka helmuar ditën iu shtua edhe hidhërimi që më kaploi pas telefonatës së shkurtër që pata me të pasi mora dijeni për lajmin. Ishte hera e parë që prej 12 vjetësh që zërit të tij burrëror qetësinë ia kishte gërvishtur pasiguria. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrësesi me Albertin dhe nuk duhet të ndodhë me askënd tjetër prej nesh që është si Alberti”, shkruan ai…

Read More

Madhësia dhe forma e bebëzave të syrit mund të zbulojnë nëse kafsha është gjuetare apo plaçkë (pré), ka zbuluar hulumtimi i universitetit kalifornian Berkeley Hulumtimi ka treguar që probabiliteti është më i madh që llojet me bebëza bebe vertikale do të jenë grabitqarë, të cilat gjuajnë nga pusia dhe janë aktive ditën dhe natën, transmeton Telegrafi. “Kafshëve të cilat janë aktive gjithë kohën, siç janë macet e buta (shtëpiake), bebëzat e këtilla u mundësojnë distancë dinamike, e cila u ndihmon që të shohin në dritë të dobët, por që të mos jenë të verbra nga dielli i pasdites”, ka thënë…

Read More

Pasi mesnatën e djeshme një sasi tritoli shpërtheu mjetin e prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi, për këtë akt ka reaguar edhe Shoqata e Gjyqtarëve. Shoqata e Gjyqtarëve në reagimin e saj ka theksuar se janë të shqetësuar nga kjo ngjarje mafioze dhe se cënimi i jetës së magjistratit është edhe cënim i shoqërisë. Shoqata në reagimin e saj gjithashtu ka nënvizuar se ngjarje të tilla krijojnë pasiguri te qytetarët si dhe fenomeni i cënimit të pronës së magjistratit është i papranueshëm. DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë përcjell me shqetësim…

Read More