Author: tirana

Dashi Dashuria: Nëse jeni në çift përpiquni të shmangni konfliktet, mund të rrezikoni lidhjen tuaj. Megjithë disa keqkuptime, dashuria do të favorizohet. Edhe beqarët mund të bëjnë takime të shkëlqyera dhe njohje intriguese! Puna: Në punë mund të ketë komplikime, nëse keni vendime për të marrë më mirë do të bënit t’i shtyni. Demi Dashuria: Në mjedisin sentimental do të jetë një ditë e shkëlqyer, Venusi do të vazhdojë të jetë në anën tuaj, ndërsa Mërkuri do të rezervojë takime të reja për ata që janë beqarë. Sidoqoftë, Hëna do të sjellë pak humor dhe shumë nga shenja do të…

Read More

Një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj! Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standartet e jetesës dhe vlerat e e BE që të shkurtojë kohën e anëtarësimt tek ky bashkim. Një Ballkan Perëndimor, (BP) që synon të garantojë 4 liri themelore: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Këto synime i shprehën qartë liderët e katër vendeve të BP, pjesëmarrës në Samitin e Tiranës që përfundoi punimet e tij të shtunën, (21.12.2019).Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović,…

Read More

Mendoni për metoda plotësisht natyrale që nuk do t’ju dëmtojnë dhe do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe problemet që ju shqetësojnë. Ujë të nxehtë me limon Ju e dini që kjo pije është ideale për pastrimin e trupit të toksinave dhe ndikimin në humbjen e peshës. Sidoqoftë, me siguri nuk e dinit që është ilaç kundër dhimbjes së kokës. Mund të pini çdo ditë. Çaj xhenxhefili Xhenxhefili ka një efekt të dobishëm në qarkullim, ka një efekt antiinflamator dhe trajton dhimbjen e kokës. Çaj menta Çaji menta ka një efekt të dobishëm në tretje, lehtëson frymëmarrjen, por gjithashtu relakson muskujt…

Read More

Ish-kampioni i botës me Anglinë në vitin 1966 Martin Piters ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 76-vjeçare në banesën e tij. I ndjeri vdiq gjatë kohës që po flinte gjumë në shtëpinë e tij. Familja e Pitersit dha lajmin e dhimbshëm për të gjithë botën. “ Me hidhërim të thellë njoftojmë se Martini vdiq qetësisht në gjumë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe një njeri i sjellshëm dhe xhentil, jemi të dëshpëruar nga largimi i tij nga kjo jetë, por tepër krenarë për ato çfarë arriti dhe për kujtimet që…

Read More

Liverpool është kampionia e botës për klube për vitin 2019. ‘The Reds’ në finale e zhvilluar në stadiumin Internacional të Khalifa-s, në Doha të Katarit, kanë mposhtur me rezultatin 1-0 brazilianët e Flamengos. 90 minutat e takimit pavarësisht rasteve të dy ekipeve, kryesisht të Liverpool-it, u mbyll me rezultatin 0-0. Për t’u veçuar një penallti e minutës së 92 për britanikët që më pas u anulua me VAR. Në shtesë, dhe konkretisht në minutën e 99 do të vinte edhe goli që vulosi këtë finale. Një kundërsulm i Liverpool-it kapi të papërgatitur Flamengo-n që u ndëshkua për ironi të fatit…

Read More

Alvin Berisha, vogëlushi 11-vjeçar shqiptar, i cili u shpëtua nga kampi “Al Hol” në Siri i është nënshtruar operacionit për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore. Infermierja që e kuroi atë fillimisht në kamp pas plagosjes, ka publikuar disa foto të Alvinit pas operacionit. “Uau! Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të për Krishtlindje dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerat janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë…

Read More

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Xhenoveva Ruiz Calavera, në një intervistë për Top Channel tha se krijimi i SPAK është një lajm i mirë, ndërsa procesi i vettingut ka ende 600 dosje në përpunim. Zonja Calavera thotë se përgjegjës për këtë proces janë të gjitha institucionet. Ajo ftoi të gjithë që të tejkalojnë ngërçin për Gjykatën Kushtetuese. Anila Hoxha: Kryeprokurori i SPAK-shkoi këtë të premte në zyrë dhe mori detyrën. Cilat janë pritshmëritë tuaja për SPAK-un? Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk është ende funksionale. Kur e filluat këtë proces, a prisnit që drejtësia shqiptare të gjendej në këtë situatë?…

Read More

Britanikët u përleshën rrugëve mbrëmjen e kaluar, ndërsa shumë persona u dyndën në rrugë për të festuar “Black Eye Friday”. Festimet e Krishtlindjeve filluan me shumë zhurmë në të gjithë vendin, ndërsa qindra të rinj, por jo vetëm, mbushën klubet në natën më të gjallë të vitit në Britani. “Black Eye Friday” është e premtja e fundit para Krishtlindjeve, është një ndër netët më të këqija në Britani sa i përket sherreve dhe zënkave në rrugë, ndërsa ishin vendosur forca të shtuara policore në çdo rrugë.

Read More

Partia Demokratike ka mbështetur prokurorin Albert Kuliçin, të cilit iu vu tritol në makinën mëngjesin e kësaj shtune. Në reagimin e tyre, PD thekson se ndëshkimi i autorëve duhet të jetë shembullor dhe sa më i shpejt të jetë e mundur teksa kanë inkurajuar prokurorët, që pavarësisht rasteve të tilla të vazhdojnë punën e tyre pa u ndikuar. “Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimin e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë. Lufta ndaj krimit të organizuar, dhe veçanërisht promovimit dhe mbështetjes…

Read More

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj ka qenë këtë të shtunë i ftuar në rubrikën ‘Një ditë me Dojnën’ në ‘Pop Culture’. Ai ka folur për karrierën e tij ku ka treguar se e do shumë profesionin e tij, ndonëse nuk i siguron shumë të ardhura. I pyetur nga Dojna se sa para fiton, Visjani nuk hezitoi të përgjigjet duke pohuar se nuk është i pasur. “Me thënë të drejtën jam shumë i pasur, jam ndër njerëzit më të pasur që njoh sepse kam një djalë të shëndosh si drita, kam partneren dhe jam shumë i lumtur me familjen…

Read More

Aktorja e njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, i rikthehet jetës publike pak kohë pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit Gjergj Xhuvani. Pas dy muajsh që Luiza Xhuvani u rikthye në skenë, në një mbrëmje poetike me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar për herë të parë në një mbrëmje gala, siç ishte ndarja e përvitshme e çmimeve “Kult”. E veshur me të zeza dhe me trishtimin në portret që nuk i ndahej, Luiza u fotografua duke hyrë dhe pasi ishte ulur në sallë, ndërkohë që mbahej show i ndarjes së çmimeve.…

Read More

Vuçiç ka ardhur për herë të tretë në Tiranë këto dy vitet e fundit. Shqipëria e ka vizituar zyrtarisht Beogradin qysh në vitin 2000, menjeherë pas luftës, kur Kosova nuk kishte të drejtë ende, as të bënte zgjedhje për qeverinë e saj. Ilir Meta ka qenë në Beograd si kryeministër dhe si ministër i Jashtëm, dhe ishte gati duke rënë në dashuri me Kariçët. Biles siç e tregon Hashim Thaçi, njëherë nga entuziasmi i pat çu atij dhe një plan të Gjingjiçit, për ndarje të Kosovës. Më pas edhe presidenti Moisiu në vitin 2003 ka qenë në Beograd. Edi Rama…

Read More