Author: tirana

Floriana Garo, një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Floriana, e cila ka postuar foton e parë, me dorën e të voglit, të cilin kanë vendosur që ta quajnë Priam. “Mire se erdhe ne kete bote Priami yne! E shijofsh sa me shume cdo moment. Te duam pa fund! 23.12.2019”, shkruan Garo bashkëngjitur fotos.

Read More

Tirana do të kërkojë trajner të huaj për vazhdimin e sezonit.  Presidenti Halili mësohet se po bisedon me teknikë në Kroaci dhe Itali dhe se Emanuel Egbo vështirë të vazhdojë në stol në vitin 2020. Pavarësisht fitoreve radhazi, vështirë se do të mbetet në stol. Emanuel Egbo mund të jetë heroi i momentit për Tiranën, por klubi duket se do të kërkojë një zgjidhje tjetër për rolin e trajnerit, me shumë gjasë nga jashtë vendit. Burime pranë kryeqytetasve pohojnë për ABC News se është biseduar me Ilija Lonçareviç, kroatin që ka qenë teknik tek bardheblutë në 2009. Lonçareviç është në…

Read More

Udhëheqësit politikë kosovarë kundërshtojnë sërish ashpër nismën rajonale “Minishengeni Ballkanik”, ku Kosova nuk trajtohet si shtet i pavarur nga Serbia. Takimi i radhës i nismës rajonale për një “Minishengen Ballkanik”, që u mbajt në Tiranë me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk u vlerësua mirë në Kosovë, ku reagimet ishin nga më të ndryshmet. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi refuzoi të marrë pjesë në këtë takim për shkak të Serbisë, e cila sipas tij, “vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe të pengojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar”. Haradinaj: Nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste, ku pritet që të zbulohen detaje nga porositë që ka lënë për grupin, ministrat dhe pushtetin lokal nga mbledhje e qeverisë që u mbajt një ditë më parë në Golem. Në fokus pritet që të jetë edhe situata brenda PS-së. Ditën e djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të disktutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit.

Read More

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia pasi u kapën duke transportuar mallra të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme dhe i ofruan ryshfet punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit. Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një mjet po transportoheshin mallra të prodhuara në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar punën dhe në Fushë- Milot, Kurbin, kanë bërë ndalimin e mjetit tip “Opel” me drejtues shtetasin B. A., 32 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. S., 39 vjeç, të dy…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka quajtur tepër kurajoz qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në mbështetje të planit rajonal të ashtuquajtur “mini-Shengen”. Sipas tij, vendet europiane po ngurrojnë ta përkrahin dhe mund ta devijojnë atë, edhe pse përfitimet për vendet e rajonit janë të qarta. Atyre nuk u pëlqen që Ballkani po sheh punën e vet, e kanë të vështirë kur nuk vendosin dot për ne. Por nga ana tjetër as nuk mund ta kundërshtojnë drejtpërdrejt sepse iniciativa është pjesë e katër lirive dhe vlerave që përbëjnë Bashkimin Europian, dhe që janë e drejta e lëvizjes së lirë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta të ‘Nënë Terezës’ si një tjetër mesazh për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe lehtësimin e pasojave që ky tërmet la pas. “Nënë Tereza: E djeshmja iku. E nesërmja s’ka ardhur. Kemi vetëm të sotme. Le t’ia nisim!’ Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.

Read More

Alketa Vejsiu që prej ditës së djeshme ku nisën polemikat për artisten fituese të Festivalit të Këngës nuk ka reshtur duke bërë reagime në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë shumë bujë. Në postimin e fundit Alketa ka shkruar se pavrarësisht çfarë flitet për të ajo e ka parë si një ndër ditët më të bukura të jetës së saj.Thotë se mund të kishte bërë edhe më mirë disa gjëra, por gjithmonë ka hapësirë për mirë. Mesa duket mes kësaj rrëmuje të krijuar për Festivalin, paska pasur edhe njerëz që e kanë falenderuar për punën dhe që paskan parë …

Read More

Pas largimit nga futbolli i luajtur, ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Antonio Kasano ka filluar të bëhet protagonist jashtë fushe. Ç’do të diele ai ka qenë pjesë e emisionit “Tiki-Taka” në Mediaset, por mesa duket, tani ai nuk do të jetë më. “Gazzetta.it” shkruan se vendimi është marrë nga drejtuesit e lartë të televizionit, ndërkohë që arsyet e këtij përjashtimi nuk janë bërë të ditura. Mediat kanë hedhur dyshimet e para në lidhje me këtë përjashtim të ish-sulmuesit të njohur. Gjasat janë që Kasano të jetë përplasur prapa kuintave me modelen Xhorxhia Venturini, ç’ka ka sjellë përjashtimin e ish-sulmuesit nga emisioni.…

Read More

Historiani, Apollon Baçe, deklaron se minishengeni nuk është ide e Gjermanisë por e komunistit bullgar Gjergj Dimitrov. “Nuk është e Merkelit, kjo është një ide e Gjergj Dimitrov që donte ta bënte këtë një nga shkaqet e ndarjes me Stalinin, e Demaçit që donte të bënte Iliriadën. Janë normale, por pa Kosovën nuk mund të bëhet “, tha Baçe.

Read More

Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi akuzohen për disa vjedhje në Madrid. Shqiptarët të moshës nga 25-30-vjeç kishin hyrë në tetor në Spanjë, ndërsa sipas policisë bënin gati dy grabitje në ditë. Pasi pikasnin banesat, të rinjtë nga Shqipëria vendoseshin në aksion natën duke hapur dyert dhe dritaret duke u futur brenda dhe plaçkitur gjithçka, bizhuteri, para dhe sende të tjera. Pasi kryenin vjedhjet, shqiptarët largoheshin nga Spanja, por këtë herë ranë në rrjetë, pasi u kapën nga kamerat dhe denoncimet e shumta. Policia spanjolle ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë si vepronin shqiptarët duke u futur…

Read More