Italia do t’i dhurojë vendit tonë një anije të tipit korvetë. Anija korvetë e klasit Cassiopea, që i ka shërbyer marinës ushtarake italiane do të mbërrijë në portin e Durrësit më 8 prill, në orën 09:00 të mëngjesit. Me rastin e dhurimit të anijes ushtarake nga qeveria italiane për Forcën Detare shqiptare do të zhvillohet edhe një ceremoni. Në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ndërsa korveta pritet të dorëzohet nën shoqërinë e krenarisë së marinës italiane, Amerigo Vespucci. Këto lloj anijesh janë më të vogla se shkatërruesit ose fregatat, por janë të pajisura…
Author: tirana
Këshilli Drejtues vendosi me të gjithë votat e anëtarëve të rrëzojë prcedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar të Medias. Në këtë mbledhje të mbajtur këtë të martë Këshilli drejtues vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para. Brenda këtij afati të interesuarit do të duhet të paraqësin dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH dhe mëpas në një mbbledhje të dytë Këshilli Drejtues do ti shqyrtojë ato. Një pikë…
Pas pjesëmarrjes në Big Brother, Julia Ilirjani është në garë për deputete. Ajo thotë se ka marrë mbështetje nga elektorati gri dhe se synon të përfaqësojë shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm. Ajo është në listën e hapur të PD-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. “Ky regjim nuk përputhet me shijet e mia. U futa në reality show për t’u qasur më shpejt me publikun. Dua që fjala liri dhe demokraci të jenë të vërteta dhe funksionale në këtë demokraci kaq të brishtë”,-u shpreh ajo në A2 CNN. Ajo e sheh veten si një zë të fortë në Parlament,…
Sali Berisha në një takim me banorë të kryeqytetit, premton ulje të çmimit të energjisë elektrike. Kreu i PD-së, tha se taksa që merr qeveria në 1 litër naftë është absurde. “Shqipëria energjinë pa asnjë lloj humbjeje mund t’ia shesë qytetarëve me 7 lekë. Ne do e ulim në 7 lekë kilovatin. Ne do ta ulim për biznesin në 6 lekë energjinë. Nafta. Shumë mund të thonë, po ç’na duhet ne nafta. Ata që kanë vetura, por edhe ata që nuk kanë vetura paguajnë. Sepse ata paguajnë biletat e udhëtimit kudo që shkojnë me çmimin e naftës. Sepse ata paguajnë…
Edi Rama i mohon akuzat e Sali Berishës që PS ka kopjuar programin e PD. Kryeministri dhe kreu socialist, tha se platforma e tij është një projekt qeverisës dhe jo vetëm premtime elektorale. ”Kopjimi i programit është gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik; a thua se bëhet fjalë ndonjë kod kasaforte, të një kodi sekret, kodi i Da Vinçit; u kopjua kodi i Da Vinçit. O Zot, o Zot! ky kopjimi është shumë qesharak. Programet janë rrugëve dhe nuk e di sa programe ka rrugëve, mijëra, mijëra që mund t’i shohësh, t’i…
Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një takim me banorët e zonës së Breglumit në Tiranë dhe simpatizantët e degës 9 të PD. Sipas tij PD paraqitet para qytetarëve me programin më të mirë, të hartuar në bashkëpunim me ekspertizat e shkëlqyera amerikane dhe gjermane. ”Ne kemi hartuar me ekspertizën më të mirë, me ekonomistët më të shquar të sotëm të SHBA-ve, Gjermanisë, mbështetjen e tyre, programin më të mirë për një Shqipëri Madhështore”. Pjesë nga fjala Të dashur banorë të Bregut të Lumit, i dashur Belind, e dashur Eda, të dashura Dhurata dhe Edith, të dashur miq, falënderoj…
Kryeministri Edi Rama, inspektoi këtë të martë punimet në Mozaikun e Tiranës. Mozaiku përveç pjesës së muzealizimit të objekteve antike është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët. ”Mozaiku i Tiranës, ky thesar i vyer i arkeologjisë shqiptare, ka rilindur si një ndër destinacionet turistike më të rëndësishme të kryeqytetit, ku ruhen copëza të historisë sonë të antikitetit. Mozaiku përveç pjesës së muzealizimit të objekteve antike është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët”, tha Rama. I shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Rama bëri një propozim për të…
Një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të këtij formati. Gjatë një momenti në kabinën e dushit, ku Gjesti dhe Egli Tako po bisedonin. Në një çast të papritur, teksa Egli e zgjati kokën drejt tij, këngëtari e pështyu, një veprim që ka ngjallur neveri dhe indinjatë tek publiku. Ky moment nuk i shpëtoi syrit të fansave të vëmendshëm të spektaklit, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale. Pavarësisht se nuk dihet saktësisht çfarë po diskutonin dy banorët dhe çfarë e nxiti Gjestin të kryente këtë veprim kundrejt Eglit.
Ambasada Britanike ka thirrur në një takim kryeprokurorin Special Olsian Çela, kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin. Në njoftimin e ambasadës britanike bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi është strategjia e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore. ”Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, publikuar në vitin 2025. Seanca informuese mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore brenda mjedisit aktual operativ, përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve potenciale…
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Ata u shprehën se kemi një institucion të vërtetë arti, dhe që është konsideruar si më e madhja në Ballkan. Kjo qendër do të ofrojë kushte optimale për aktivitete social-kulturore, zhvillimin e kurseve mbi artet skenike e pamore të tilla si klasa aktrimi, baleti e kërcimi, muzike, pikture e skulpture, e arteve digjitale
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ambasadorin Lamberto Zannier. Kjo për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit që do të zhvillohen në Shqipëri. ”Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij”,-tha Hasani. Ndër të tjera, Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR. Shqipëria mbetet një…
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kopjim të programit elektoral të paraqitur nga Berisha. Për të Rama ka humbur ide dhe vullnet për të qeverisur vendin në interes të qytetarëve dhe tani për të tërhequr mbështetje para zgjedhjeve, sipas tij ka filluar të kopjojë propozimet e PD-së. Postimi i plotë Edi Rama nuk ka patur ndonjëherë as ide, as vullnet për të qeverisur vendin në interes të njerëzve. Tani që numërimi mbrapsht ka nisur dhe e ka kuptuar se shqiptarët nuk ngopen më me lugën e tij bosh, Edi Rama harroi kur tallej…