Author: tirana

Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me ministrin Igli Hasani në Ministrinë e Jashtme. Mësohet se në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një taki edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Misioni i vëzhguesve ka një vëmendje të veçantë ndaj zgjedhjeve nisur edhe nga profili i lartë i Zannier. Në 12 maj në mesditë pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar. Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të fasonerisë në Durrës, ku prezantoi programin ekonomik të PD-së për bizneset prodhuese dhe eksportuese. Berisha theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për ekonominë dhe premtoi masa për mbështetjen e sipërmarrjeve shqiptare. Ai akuzoi qeverinë për ndikimin e “narko-euros” në ekonominë vendase, duke argumentuar se rënia e kursit të këmbimit po çon bizneset drejt falimentimit. “Qeveria do të kompensojë çdo qindarkë të humbur nga rënia e euros për eksportuesit, duke siguruar kushte më të qëndrueshme për ta”, u shpreh ai. Gjithashtu, Berisha premtoi një çmim të…

Read More

Pas një mbylljeje prej gati pesë muajsh për shkak të punimeve restauruese, Muzeu Etnografik i Elbasanit ka hapur sërish dyert për vizitorët vendas dhe të huaj. Ky muze i njohur ndryshe si “Shtëpia e Sejdinasve” është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Elbasanit i cili ofron një pasqyrë të thellë në traditat dhe zakonet e hershme elbasanase.Punimet restauruese në të u fokusuan kryesisht në rikonstruksionin e çatisë dhe elementeve të tjerë strukturalë me qëllim ruajtjen e identitetit origjinal të godinës. Sipas Drejtorit të Qendrës së Artit dhe Kulturës, Kliton Kapaj, ky projekt ka sjellë…

Read More

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, dhe proceduar një 20-vjeçar lidhur me aksidentin e shumëfishtë të ndodhur në Bypass-in Fier Vlorë, një ditë më parë. Sipas policisë, automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera. Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa. Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Read More

Zbardhen detaje nga djegia e një lokali në Darzezë, Fier. Uniformat blu bëjnë me dije se janë ndaluar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Ngjarja ka ndodhur më datë 30 mars, teksa ende nuk dihet motivi. “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si…

Read More

Seanca për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër. Raportohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit të të pandehurit Henrik Hoxhaj, ndërsa mbrojtësi ligjor i caktuar për të kërkoi kohë për përgatitjen e pyetjeve. Seanca ndaj të pandehurve mësohet se është caktuar për t’u zhvilluar në datën 8 prill.

Read More

Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Moti i keq ka goditur kryesisht në Kretë. Shumë zona janë përmbytur, ndërsa uji ka arritur në nivele të larta. Gjithashtu probleme janë shfaqur edhe në aeroportin e Chanias, pasi tre fluturime të mëngjesit nga Athina u anuluan, fluturimi nga Paphos në Chania u ul në Heraklion, ndërsa dy fluturime nga Helsinki dhe Oslo pritet të vonohen. Po ashtu ishujt Parosi dhe Mykonos janë mbuluar nga uji. Dy destinacionet më të njohura të vendit, u gjendën të bllokuar, pas stuhisë që goditi vendin. Autoritetet po punojnë për t’i ardhur…

Read More

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu për zëvendësimin e masës së sigurisë. Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi rrëzimin e kërkesës së Fetahut. Apeli ka lënë në burg Fetahun pasi i jepte Suel Çelës vendime gjyqësore në favor apo duke ndikuar tek të tjerët për favorizime. Njoftimi: Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës…

Read More

“Një ndryshim shumë themelor midis nesh dhe atyre është se ata nuk kanë parti. E patë vetë çfarë ndodhi me primaret dhe e shihni vetë çfarë ndodh në përgjithësi. Nuk kanë parti, janë çeta, tufa dhe truma, por nuk janë parti. Janë gjymtyrë të shpërndara që bashkohen dhe mundohen në punë vullnetare por nuk arrijnë të harmonizohen e artikulohen është kuak kauk kuak në të katërta anët, është qameti madh”, u shpreh Rama.

Read More

Dy persona nga Kosova janë arrestuar nga policia, për veprimtarinë e shitjes së armëve të zjarrit. Në pranga kanë ranë Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi. Gjatë operacionit të finalizuar “Suspend”, janë sekuestruar 2 pistoleta dhe municion luftarak. Këta dy shtetas dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, nga Kosova me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16 – vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” – u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Read More

Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar me një mesazh në rrjete sociale Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. “Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë! Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, nënvizon Ministri Hasani. Sipas tij, ky rrugëtim i Shqipërisë në NATO reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin, teksa shpreh krenarinë që vendi ynë gjendet pranë aleatëve për një të ardhme me të sigurt. Shqipëria mbetet një aleate…

Read More