Author: tirana

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe projektin e Formula 1, duke thënë se është një projekt që do të realizohet dhe se nuk do të mbetet vetëm fjalë. Kryeministri në rubrikën “Sy më Sy”, duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij, tha se projekti është bërë me stafin teknik të Formula 1 dhe se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për realizimin e këtij projekti. “Shansi është i gjithi dhe është në dorën tonë dhe ne do ta bëjmë. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me stafin teknik të Formula 1. Projekti është bërë me stafin teknik të Formula 1. Studio…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës “live” në rubrikën “Sy m’Sy” u shpreh se më 11 maj Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet parlamentare. Ai theksoi se me votën e Diasporës, Partia Socialiste do të arrijë një rezultat spektakolare. “Fitorja me notën 10, e dhjeta për ne dhe PS. Me votën e diasporës do arrijmë diçka spektakolare. Kemi dhe një takim tjetër në Itali, dhe do jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë. Të gjithë shqiptarët kudo ku janë, u them se ky është momenti ynë, momenti i përputhjes së fateve.Ata na konsiderojnë Malin e Zi dhe ne si pararojë për…

Read More

Instituti Kombëtar i Statistikave i Italisë (ISTAT) ka bërë të ditur se lindjet e reja në vend shënuan një rekord të ri në vitin 2024, duke e zhytur Italinë në një krizë demografike në dukje të pakthyeshme. Sipas të dhënave nga ISTAT, vitin e kaluar lindën 370 mijë foshnja, duke shënuar rënien vjetore të 16-të radhazi dhe më e ulëta e regjistruar që nga unifikimi i vendit në vitin 1861. Ndërkohë, vendi regjistroi 281 mijë vdekje më shumë se lindjet në vitin 2024 dhe si rrjedhojë popullsia italiane ra me 37 mijë, duke shkuar në 58.91 milionë, respektivisht në përputhje…

Read More

Fëmijët nën tre vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, kurse ata deri në gjashtë vjeç mund të kenë akses në ekrane, por në mënyrë të limituar. Këto janë udhëzimet që ka nxjerrë një grup ekspertësh, i caktuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Paneli deklaroi po ashtu të martën se fëmijët nën 11 vjeç nuk duhet të lejohen të mbajnë celularë. Po ashtu, sipas tyre, askush deri në 13 vjeç nuk duhet të lejohet të ketë celular me akses në internet. Ndërkohë, sa i përket mediave sociale, sipas këtyre ekspertëve, ato duhet të ndalohen për fëmijët nën 15 vjeç. Kurse…

Read More

Qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur një javë zie kombëtare, me një moment heshtjeje që do të mbahet më vonë të martën në orën 12:51 lokale, koha e saktë kur tërmeti ra të premten. Më shumë se 2,000 njerëz në Mianmar janë vrarë pas tërmetit me magnitudë 7.7 që preku zona deri në Tajlandë dhe Kinë. Në Tajlandën fqinje, 20 persona dihet se kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar nga ndërtesat e shkatërruara në Bangkok. Ekipet e shpëtimit në të dy vendet po vazhdojnë ende kërkimin e tyre për të mbijetuar, megjithëse shpresat po shuhen pasi kanë kaluar 72 orë…

Read More

Ekspertët e udhëtimit këmbëngulin që të vizitoni këtë vend të bukur me ujëra të kristalta, plazhe që duken si Maldive dhe rrënoja të lashta. Është gjithashtu i lirë, shkruan Lucy Marshall në të përditshmen britanike “Express”. Kur bëhet fjalë për të shkuar me pushime, shumë prej nesh udhëtojnë në të njëjtat destinacione, por një ekspert i udhëtimit këmbëngul që të vizitoni këtë vend pushimesh – i cili është i lirë dhe i mbushur me atraksione mahnitëse. Shumë prej nesh shpresojnë të shijojnë çdo vit pushimet jashtë vendit, por realiteti është se shpesh mund të kushtojnë shumë shtrenjtë. Por, ka shumë…

Read More

Parashikohet rritje graduale e vlerave Barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe zonat qendrore duke lënë zonat jugore me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës…

Read More

Dashi Kjo e martë ju ofron mundësi të shumta në dashuri. Nëse jeni vetëm shihni përreth, pasi takimet janë mjaft të favorshme. Megjithatë do të keni edhe disa probleme praktike të cilat kërkojë zgjidhje. Demi Parashikohet një ditë mjaft pozitive, ndonëse të gjitha ndryshimet që kanë përfshirë jetën tuaj do të shkaktojnë shumë tension dhe lodhje. Mos u dorëzoni, pasi shumë shpejtë do të korrni frytet që prisni. Binjakët Do ju kthehet dëshira për të dashuruar, por edhe për të qenë më aktiv në raportet ndërpersonale. Ndiqini dëshirat tuaja, pasi dashuritë e reja dhe takimet janë mjaft të favorizuara. Gaforrja…

Read More

Dashi-Një epokë e re po nis për ty, Dash! Për shumë vite në vijim, do të kalosh një transformim të thellë. Do të ndihesh më i lidhur me universin në mënyrë intuitive dhe shpirtërore. Ky ndryshim mund të të japë një ndjesi të thellë të vizionit dhe emocioneve të forta. Disa do ta përjetojnë këtë si një periudhë magjike dhe frymëzuese, ndërsa të tjerë mund të ndihen të hutuar mes iluzioneve dhe ëndrrave. E rëndësishme është të mbash këmbët në tokë. Demi-Një energji e re po përhapet në jetën tënde, Dem. Në ditët në vijim, do të zhvillosh një ndjeshmëri…

Read More

Kreu i PD, Sali Berisha sot prezantoi programin për pyjet, mjedisin dhe kullotat. Ai tha se qeverisja e tij do të vendosë standardet më të mira evropiane për këto fusha specifike. Berisha ndër të tjera përmendi edhe ministrin Taulant Balla. ”Sot dihet po të shkosh nga Elbasani deri në Kolonjë, shikon kamionët me dru, Taulant Balla e kanë targën. A janë të gjitha të tij apo jo nuk e di, por atij i del emri, edhe në Kolonjë edhe në Librazhd. Pra këta bëhen më shumë sesa milionerë me shkatërrimin masive që i bëhet pyjeve”. Pjesë nga fjala Ndaj dhe…

Read More

Sot në Kavajë në ceremoninë e 26-vjetorit të rënies dhe përurimit të shtatores së dëshmorit të kombit, djaloshit kavajas, Indrit Cara u pa përveç të tjerash edhe një spektakël politik. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e socialistëve për qarkun Tiranë, u prit me nderime të pazakonta nga Kryebashkiaku demokrat Fisnik Qosja. I pranishëm ishte edhe Presidenti Bajram Begaj. Dhe nuk mungonte as ish Kryeparlamentari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pjesëmarrës i rregullt në veprimtaritë me natyrë kombëtare në Shqipëri. Katërshja morën pjesë bashkarisht jo vetëm në nderimin e dëshmorit Indrit Cara, por edhe në veprimtari të tjera…

Read More

Samiti për Sigurinë Kufitare po mbahet në Britani, ku po marrin pjesë rreth 40 vende. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tregoi rezultatet konkrete të operacioneve, të ekipeve të përbashkëta hetimore. ”Shqipëria ka dëshmuar përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimeve financiare, migracionit të paligjshëm dhe krimeve ndërkufitare. Përmes bashkëpunimit të thelluar me partnerët evropianë dhe organizatat ndërkombëtare, Shqipëria ka arritur të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale”, deklaroi ministri Hoxha. Nga ana tjetër, nënvizoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka nënshkruar dhe po zbaton një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX, e cila po zgjerohet edhe në…

Read More