Author: tirana

Interi fitoi 2 – 1 me Udinezen të dielën për javën e 30 të Serie A, duke formuar pozitën në krye të renditjes. Në pjesën e parë ishin vetëm zikaltërit që rrezikuan. Inter kaloi në avantazh në minutën e 12’ me Arnautoviç. Në të 29′ ishte Fratesi, i cili realizoi përsëri për zikaltërit. Në të dy rastet pasimet u dhanë nga Dimarko. Solet shënoi për në të 72’, ndërsa friulanët patën edhe mundësi të tjera në sfidën që u zhvillua në San Siro, por pa sukses falë edhe ndërhyrjeve të Somer. Kristjan Asllani hyri në fushë si zëvendësues vetëm në…

Read More

Xheneta Fetahu ka kritikuar rikthimin e Egli Takos, duke e cilësuar atë si një dështim për të. Ajo akuzoi Eglin se e imiton vazhdimisht, duke përdorur fjalët dhe situatat që ajo ka krijuar gjatë kohës që ka qenë në lojë. Xheneta është shprehur duke thënë: ”Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të. Ajo humb identitetin e saj sepse përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë. Ajo po më imiton tërë kohën. Nuk është vetëm kjo situatë, ka shumë të tjera. Çdo ditë marr video në Instagram dhe shoh se ajo ka mundësinë të krijojë një identitet…

Read More

Kryetarja e bashkisë së New Jersey, Gina LaPlaca është filmuar duke humbur ekuilibrin. Ndaj ajo është vënë në pranga nën dyshimin për drejtim në gjendje të dehur, ndërkohë që kishte në makinë djalin e saj të vogël. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur oficerët i afrohen LaPlaca-s jashtë shtëpisë së saj më 17 mars, Ditën e Shën Patrikut. Ajo shihet duke nxjerrë djalin nga sedilja e makinës, por më pas humb ekuilibrin të paktën dy herë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin e Lumberton, me banorët që kërkojnë dorëheqjen e saj. “Qyteti ynë është në një…

Read More

Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot në Kavajë “Dëshmorin e Kombit”, Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies në luftën e Kosovës, në një ceremoni solemne ku u inaugurua monumenti i tij. Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” në nderim të veprës sublime për kombin. Begaj vlerësoi vendosmërinë dhe sakrificën e 28-vjeçarit nga Kavaja, i cili la Anglinë dhe iu bashkua djemve dhe burrave në luftën për çlirimin e Kosovës, ndërsa theksoi se Indrit Cara i përket Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarisë. ”Ai lindi në Kavajë, por sot i takon Kosovës, i takon Shqipërisë, i…

Read More

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri. Vendimi është marrë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio, pasi gjykata e Apelit e Perugias dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit në maj të vitit të kaluar. Ai ka deklaruar se nuk do ta apelojë vendimin. “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Po mendoj të mos apeloj…

Read More

Një përfaqësi prej rreth 2 mijë banorësh të disa fshatrave të Tropojës dhe Hasit kanë bllokuar për 30 minuta rrugën që të çon në pikën e kalimit kufitar me Kosovën, atë të Qafë Prushit. Shkak i kësaj proteste, sipas vetë banorëve, është mungesa dhe lënia në harresë e nevojave që ka ky komunitet, në mënyrë të veçantë për rrugën Kam-Qafë Prush. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga nuk ka parë asnjë investim në 34 vite demokraci, ndërsa të fundit që kanë vënë dorë në mirëmbajtjen e saj kanë qenë italianët, të cilët e ndërtuan thuajse një shekull më parë. Banorët…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se ai ka kopjuar programin e PD. Berisha: Kopjimi i programit të PD nga Edi Rama, erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa, e përcollën me neveri keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre.Ajo ç’ka mund tu them shqiptarëve është se, në historinë e premtimeve, Edi Rama ka vetëm një rekord, mashtrim,…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka komentuar çështjen e pullave fiskale, duke theksuar shqetësimin për ndryshimet e bëra në këtë sistem. Ai u shpreh se pullat fiskale të kompanisë zvicerane ishin të pajisura me teknologji smart, që parandalonin kontrabandën dhe mundësonin identifikimin e çdo shkeljeje përmes detektorëve. Sipas Berishës, qeveria ka hapur dyert për kontrabandën duke i dhënë të drejtën për printimin e pullave një ndërmarrjeje të letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që ato ofronin për luftimin e këtij fenomeni. “Pullat fiskale të kompanisë zviceriane kanë qenë smart dhe nuk lejonin me…

Read More

Marine Le Pen është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar. Asaj i ndalohet të kandidojë për poste politike për pesë vjet me efekt të menjëhershëm, që do të thotë se ajo nuk është në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës.Le Pen u largua nga salla e gjyqit përpara se dënimi i saj të lexohej i plotë. Aktualisht, anëtare e parlamentit francez, Le Pen u shpall fajtore së bashku me tetë eurodeputetë nga partia e saj dhe 12 asistentë. Ata u akuzuan për përdorimin e…

Read More

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në fshatin Lubonjë. Një 41-vjeçar pas konfliktit të dyshuar për motive të dobëta ka goditur me levë 37-vjeçarin, banues në Estoni. Si pasojë e goditjes 37-vjeçari është dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ka ndodhur më 29.03.2025, ndërsa 41 vjeçari është shpallur në kërkim nga policia. “U shpall në kërkim shtetasi 41 vjeç, banues në Picar, Selenicë, pasi më datë 29.03.2025, dyshohet se për motive të dobëta, në fshatin Lubonjë, ka goditur me sende të forta (levë) shtetasin 37 vjeç, banues në Estoni, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme…

Read More

Moti i keq ka përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën Perëndimore. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar bllokim të rrugëve, si edhe rrëshqitje të dherave. Autoritetet kanë njoftuar se në zonën Banja Lukës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Gjithashtu autoritetet thanë se është formuar një komision prej dhjetë ekipesh, i cili nga sot do të jetë në terren në të gjitha bashkësitë lokale dhe do të regjistrojë dëmet. Ndërkohë më shumë se 800 objekte janë përmbytur në zonën e Prijedorit, ndërsa deri më tani zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Mbrojtjes Civile kanë evakuuar 145 persona nga shtëpitë e përmbytura. Në zonën e…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe familja e tij kishin të ardhura prej rreth 337,000 euro vitin e kaluar, njoftoi dje shërbimi i shtypit presidencial, duke cituar deklaratën tatimore të presidentit. Pothuajse gjysma e të ardhurave të presidentit vijnë nga shitja e bonove të qeverisë, ndërsa pjesa tjetër përfshin pagën e Zelenskyt, interesat bankare dhe të ardhurat nga dhënia me qira e pronave private. “Bilanci i parave të familjes së presidentit në fund të vitit 2024 mbetet kryesisht i njëjtë,” tha shërbimi i shtypit presidencial në një deklaratë, megjithëse nuk specifikoi shumën e saktë. Para se të merrte detyrat e tij…

Read More