Kur Donald Trump tha se do ta “gëlltisë” Kanadanë si shtetin e 51 federal, u pa fillimisht si shaka pa kripë. Por Donald Trump e përsëriti kërcënimin aq shpesh sa qytetarët në vendin e dytë më të madh në botë, Kanada u desh të reagonin. Përgjigja ndaj Trump: një valë e paprecedentë solidariteti mes kanadezëve. Nën moton “Bërrylat lart”, (Elbow up) kanadezët po mbrohen kundër politikave të presidentit të SHBA. Shumë qytetarë anulojnë pushimet në Florida e Arizona. Vetëm në muajin shkurt, në kufi janë regjistruar 500 mijë hyrje më pak në SHBA sesa një vit më parë. Hera e…
Author: tirana
Aktivistë dhe qytetarë kanë paralajmëruar një protestë të shtunën, më 5 Prill, në Prishtinë kundër rrritjes së çmimit të energjisë elektrike me 15 përqind nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Qytetarët, bizneset dhe ekspertët ekonomik kanë shprehur shqetësimin se rritja do të ndikojë negativisht në ekonominë e familjeve dhe sektorët e ndryshëm, duke shtuar ngarkesën financiare për shumë grupe sociale. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, për mediat në Kosovë, theksoi se autoritetet vendase nuk kanë dhënë sqarime të mjaftueshme për mënyrën se si është kalkuluar shifra. Ndërkohë, ish ministri i Tregtisë Ismet Mulaj deklaroi për “Front…
Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me strukturat e PS në Shushicë të Vlorës. Ai ka kërkuar shtimin e punës për të siguruar më shumë mbështetje për PS në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shtoi se “Shqipëria nuk është europiane vetëm se do të marrë pasaportën europiane, por duhet të ngremë standartin e jetesës”. “Jam i bindur që së bashku do të bëjmë më të mirën. Këtë zonë e dua, pasi është zonë punëtore. Kërkoj mbështetjen tuaj për të vijuar ato punë që ende janë në proces, pasi po t’i vendosim në peshore alternativat që ofrohen,…
Liderja e Ekstremit të Djathtë në Francë, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë u shpallën fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së. Por dënimet e tyre do të raportohen individualisht, thonë mediat franceze. Vendimi u morr nga Gjykata e Parisit. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ku nuk u lejua asnjë kamer apo regjistrime audio në sallën e gjyqit. Propozimi i prokurorit, seanca e zhvilluar më 13 nëntor 2024, parashikon që Marine Le Pen jo vetëm t’i hiqet e drejta për t’u zgjedhur për pesë vjet, por edhe të dënohet me tre vjet burg me kusht, si dhe gjobë…
Një 21-vjeçar i identifikuar si Leonard Haxhiu është proceduar nga Policia e Tiranës pas në datë 14 mars 2024 ka kanosur një shtetas për të marrë pasuri. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Njoftim: Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
A keni takuar ndonjëherë dikë që ju shikon me përbuzje dhe gjykon gjithçka që bëni? Sipas astrologjisë, këto shenja të zodiakut vazhdimisht mendojnë se janë më të mirë se të tjerët, shpeshherë duke nënçmuar edhe suksesin e të afërmve të tyre. DashiDashët janë ambiciozë, konkurrues dhe gjithmonë duan të vënë në pah inteligjencën e tyre. Kjo është pjesë e natyrës që i karakterizon, prandaj ata kanë tendencë ta vënë gjithmonë në pah. Dhe nëse bien, do të ngrihen përsëri dhe do të vazhdojnë më të fortë, sepse nuk u pëlqen të humbasin. LuaniNuk është sekret që Luanët e duan veten.…
Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e hajdutëve. Gjatë natës në një biznes thertore kanë hyrë dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për t’a transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit në nxitim “mysafirët e padëshiruar” kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues. Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”. Gjatë këtij operacioni janë dokumentuar 2 raste të kanosjes për dhënien e pasurisë. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një shtetas dhe është proceduar një 25-vjeçare. Të rinjtë kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”. Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi 21 vjeç, për kanosje të dhënies së pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas. “Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim…
Kryeministri i vendit Edi Rama në një reagim në rrjetin social “Facebook” kërkoi nga qytetarët, që më 11 maji vota e tyre t’i besohet Partisë Socialiste Ai ndau një skicë të statujës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në krah të simboleve të qyteteve europiane e të SHBA-së, si Statuja e Lirisë, Kulla Eiffel, Big Ben, Kulla e Pizës etj. Ai pohon se besimi më 11 maj për Partinë Socialiste do t’i japë Shqipërisë vendin që i takon si shtet i barabartë mes të barabartëve, në sofrën e “qytetërimit demokratik”. “VOTO 5❤️ Bashkoje votën tënde me mua e me…
Një lëvizje e re e quajtur “Le boycott” ka shpërthyer në Francë, duke nxitur qytetarët të bojkotojnë markat amerikane të njohura, si McDonald’s, Coca-Cola dhe Tesla. Kjo fushatë është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj politikave të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe pasojave të tij në tregtinë ndërkombëtare. Pjesë e këtij bojkoti janë tarifa të larta tregtare të imponuara nga administrata Trump, si dhe një retorikë anti-europiane që ka shkaktuar shqetësime dhe pakënaqësi te qytetarët e Bashkimit Europian. Ky bojkot ka marrë mbështetje të gjerë nga të rinjtë dhe disa grupe të tjera sociale, të cilët e shohin këtë si një…
Koha me diell dhe perëndimet nuk ishin e vetmja gjë që më bëri përshtypje në udhëtimin tim në këtë pikë të nxehtë të Ballkanit, shkruan Sydney Evans në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. Javën e kaluar, “Wizz Air” zbuloi plazhet më të qeta për t’u vizituar në Evropë në muajin prill, dhe u befasova kur pashë një të tillë në listë. Kompania ajrore hungareze zbuloi se plazhi shqiptar i Durrësit ishte një nga plazhet më pak të mbushur me njerëz në prill, me një numër të ulët vizitorësh ditorë gjatë këtij muaji. Vitet e fundit, Shqipëria…
Kompania kineze e naftës CNOOC ka zbuluar një vendburim nafte bruto në sektorin lindor të Detit të Kinës Jugore. Sipas agjencisë, depozita e zbuluar, Huizhou 19-6, ndodhet rreth 170 kilometra larg qytetit bregdetar të Shenzhen. Sipas të njëjtit burim, shpimet kërkimore lejuan nxjerrjen e 413 fuçi nafte dhe 68,000 metra kub gaz natyror në ditë. Rezervat e provuara që përmban vendburimi, pra sasia e hidrokarbureve që vlerësohet të nxirret falë teknologjive që ekzistojnë sot, i kalon shifrën 100 milionë ton, sipas Kinës.