Author: tirana

Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës. Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë. Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Në tremujorin e fundit të vitit 2024…

Read More

Një organizatë myslimane e Mianmarit thotë se më shumë se 700 besimtarë u vranë kur tërmeti me magnitudë 7.7 goditi vendin në kohën e namazit të së premtes gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit ka vendosur numrin e të vdekurve deri më tani në 17000, raporton Associated Press. Agjencia e lajmeve thekson se nuk është e qartë në këtë moment nëse 700 besimtarët, të raportuar të vdekur nga Rrjeti Mysliman i Revolucionit të Pranverës së Mianmarit, janë përfshirë në shifrat e qeverisë të dhëna nga zëdhënësi i qeverisë, gjeneralmajor Zaw Min Tun në…

Read More

Dita e fundit e muajt mars parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut. Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, temperatura minimale do të shkojë në 7 gradë, konkretisht në Korçë, ndërsa ajo maksimale, prej 19 gradësh do të regjistrohet në Fier, Vlorë, Lezhë dhe Tiranë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Read More

Dashi Dite e favorshme për dashurinë ne çift kjo e sotmja. Do përkujdeseni jashtë mase për personin qe keni ne krah dhe do jeni me te kuptueshëm me te. Beqaret do kenë jashtëzakonisht shume teka dhe nuk do mund te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme nga disa dite me pare dhe kjo fale ndihmës se disa te afërmve. Demi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e trazuar gjate kësaj dite. Do dëshironi t’i bëni gjerat sipas mendjes suaj dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të shtunën vonë “reagim të fuqishëm” nga partnerët perëndimorë, pasi Rusia i ka shpeshtuar sulmet vdekjeprurëse, përfshirë sulmet ajrore në një spital ushtarak në Harkiv dhe në qytetet Dnipro dhe Krivi Rih. “Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video. “Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë.…

Read More

Sali Berisha ka vizituar Komunitetin Mysliman shqiptar për festën e Fiter Bajramit. Në urimin e tij ndaj kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu, kreu demokrat premtoi se kur PD të vijë në pushtet do dyfishojë fondet për komunitetet fetare dhe se ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi “Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kryetarit të Komunitetit Mysliman, hirësisë së tij Bujar Spahiu, bashkëpunëtorëve të tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve që kanë agjëruar dhe gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të nderimit të përkushtimi, sakrificës së njeriut ndaj të madhit Zot, vlerave hyjnore më…

Read More

Qasja e ashpër ndaj krimit është një dështim i kushtueshëm i politikës që ka mbipopulluar burgjet dhe ka gjunjëzuar sistemin e drejtësisë, shkruan eksperti kryesor i shtetit të së drejtës dhe emigracionit, Andi Hoxhaj, sipas “The Independent”. Për çdo 100 000 njerëz në Angli dhe Uells, mesatarisht 134 persona janë të burgosur. Kjo është një nga normat më të larta në Evropën Perëndimore. Me më shumë se 87 000 të burgosur që nga shkurti i viti 2025, rreth 98% e burgjeve janë plot dhe sistemi i drejtësisë penale është në prag të kolapsit. Nëse shkalla aktuale e arrestimeve dhe dënimeve…

Read More

Arrestohet dhe vihet në pranga një 43 vjecari Rasim Sela në Kurbin për posedim lëndësh narkotike. Atij iu gjetën dy qese plastike më lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza Ndaj 43-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Read More

Sot në orët e para të së dielës, (30 mars), u ndërrua ora. Në orën 02:00, akrepat e orës shkuan 60 minuta para. Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas. Si lindi koncepti i orës verore? Ishte viti 1907 kur anglezi William Willett paraqiti idenë e “Kohës…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar ironizimin e opozitës, teksa sot ka publikuar një video me kukulla të animuar, ku personazhe janë ai vetë, Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha. Në këtë krijim me titull “Bufi dhe Tiku drejt Bashkimit” shfaqen personazhet e politikës, të cilët diskutojnë për Shqipërinë në Bashkimin Evropian, por mes ironive dhe sarkazmës me njeri tjetrin. Rama thotë se zgjodhi ta publikojë këtë video në ditën Tradicionale të Teatrit të Kukullave. “MIRËMËNGJES dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe…

Read More

Një limuzinë që i përket ‘flotës’ së Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë. Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte duke hipur në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Raportet tregojnë se shpërthimi i limuzinës mund të jetë gjithashtu një atentat. Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit në momentin e shpërthimit apo…

Read More

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan. Burime nga policia bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e dy tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve. Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal. Mësohen detaje te aksionit, që nisi që në…

Read More