Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar deri në 10 milionë paund (12,9 milionë dollarë) në ndihmë të Myanmarit, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë. “Paketa shërben për të mbështetur reagimin humanitar në zonat më të goditura nga tërmeti, me fokus në furnizimin me ushqim dhe ujë, ilaçe dhe strehim”, tha Ministria e Jashtme. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 goditi Mianmarin në mesditën e së premtes. “Britania e Madhe po dërgon mbështetje të menjëhershme për popullin e Myanmarit pas tërmetit shkatërrues”, tha Jennifer Chapman, ministre e shtetit për Zhvillimin. “Partnerët lokalë…
Author: tirana
OKB-ja ka paralajmëruar se mungesa e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon reagimin ndaj një tërmeti vdekjeprurës që goditi Mianmarin të premten, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po vazhdon. Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që ka prekur edhe vendet fqinje, përfshirë Tajlandën. Në Bangkok, një trup i 12-të është gjetur të shtunën në mbrëmje nga vendi i një ndërtese të shembur dhe në Mandalay, Mianmar, një grua është gjetur e gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 30 orë. Në Mianmarin e shkatërruar nga lufta, Qeveria e Unitetit Kombëtar-…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç. Po ashtu blutë e kryeqytetit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.
Tregu i punës në Gjermani tregoi në mars shenja të reja tensionimi, pasi papunësia u rrit ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe mujore që nga tetori i vitit 2024. Numri i të papunëve u rrit me 26,000 vetë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 2.92 milionë, njoftoi të premten Zyra Federale e Punës. Shifra i tejkaloi prognozat e analistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje të papunësisë me 10,000 vetë. Në këtë mënyrë niveli i papunësisë arriti në 6.3%, nga 6.2% që ishte një muaj më parë. Rimëkëmbja e pranverës më e ngadaltë “Muaji mars…
Fiter Bajrami, festohet në fund të muajit të agjërimit të Ramazanit nga myslimanët në mbarë botën, që raportohet të jetë afërsisht 25% e popullsisë. Por kur këtij muaji të shenjtë i erdhi fundi, sakrifica bën bashkë njerëzit në një festë falenderuese. Ndonëse jo të gjithë myslimanët kanë mundësi të gëzojnë. Në Gaza, muaji filloi me shpresën për një paqe të vazhdueshme, por kur armëpushimi me Izraelin u shemb, gjërat ndryshuan. Ky është viti i dytë për ta që kalojnë bajramin në zhurmën e luftës Hamas-Izrael. Mediat e huaja raportojnë përjetimet mes vështirësive të banorëve në Gaza, të cilët kujtojnë momente…
Kriminelët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar mundësi pune që mund të sjellin deri në 100,000 £ në vit për individët që pranojnë të punojnë si tregtarë droge. Sipas artikullit të fundit nga e përditshmja britanike “The Sun” Reklamat e postuara online premtojnë pagesa të mëdha, deri në 6,000 £ në muaj, pa taksa, për ata që janë të gatshëm të shpërndajnë kokainë dhe kanabis në një rrjet të organizuar që shtrihet nga Glasgow në jug të Anglisë. Një shembull i tillë është i Shqiptarit Pajtim Oruci, 32 vjeç, i cili u arrestua pasi pranoi se drejtonte një fermë…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një tjetër takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi, pas një vizite në Kretë të zhvilluar dje. Takimi i sotëm do të mbahet në Athinë në orën 17:00, dhe është pjesë e një serie takimesh me diasporën shqiptare në këtë shtet fqinj. Dje, Rama udhëtoi drejt Kretës, ku organizoi një takim në stadiumin “Klassidos” në orën 18:00, ku diskutoi mbi sfidat dhe mundësitë që kanë shqiptarët në Greqi. Ky do të jetë takimi i katërt për kryeministrin me komunitetin shqiptar në Greqi, pas takimeve të mëparshme në Athinë dhe Selanik. Takimi i parë…
Një 56-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi po transponte tetë kilogramë kanabis në automjetin e tij, sasi të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjet droga e fshehur në bagazh, sasi kjo që sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.
Të dielën e Bajramit, PD organizoi tryezën e rrumbullakët me të rinjtë, nga ku Sali Berisha premtoi rikthimin e ‘trurit’ në atdhe dhe angazhimin e tyre në qeveri. Kryedemokrati kërkoi që fushata të jetë shëmbëlltyrë e fytyrës së të rinjve, kjo pasi në lista sipas tij janë përfshirë 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç.Sinkron Berisha “Idea e kthimit të trurit, u diktua prej largimit të trurit. Ne u përballëm me një largim, një eksod të madh gjatë viteve të fundit. Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme. Do të jenë pjesë substanciale e qeverisjes tonë…
Një 35 vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar në qytetin e Fierit. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, festë e cila shënon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Mesazhe të veçanta Kreu i Shtetit u përcolli klerikëve gjatë vizitave që zhvilloi në institucionet e komunitetit mysliman dhe atij bektashi në Tiranë.Presidenti Begaj i nisi vizitat me Xhaminë e Madhe e Tiranës, ku u prit nga Myftiu i kryeqytetit, Imam Bilal Teqja. Presidenti u shpreh se hapja e dyerve të kësaj xhamie përmbushi kërkesën disavjeçare të besimtarëve, për të cilët ky ishte Ramazani i parë me Xhami të Madhe, e cila pret edhe turistë të shumtë,…
Menjëherë pas njoftimit të marrë, se rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 3 Pogradec, kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës, (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale,bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. O., menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, nga shtetasi A. B., alias A. O. Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit…