Author: tirana

Rei Manaj po kalon një formë të jashtëzakonshme. Pasi shënoi dy gola ndaj Andorrës me bluzën e kombëtares shqiptare, ka shënuar edhe dy gola në Turqi me ekipin që luan, që Sivasporti. Në ndeshjen kundër Adanasporit, Manaj realizoi dy gola të shpejtë, ai gjeti rrjetën në minutën e 13 dhe 5 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë. Në 20 ndeshje këtë sezon në Superligën turke, Manaj ka realizuar 10 gola.

Read More

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi reagoi ndaj publikimit të programit të mazhorancës nga ana e kryeministrit Edi Rama. Sipas Bardhit, Rama pranoi që programi i PD-së është i realizueshëm. Ai theksoi se Rama ka mbetur pa ide dhe ka nisur ta paraqesë programin e tyre si të vetin. “Rama ka pranuar se programi ynë është i realizueshëm ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga eksprtë vendas dhe ndërkombëtarë”. Për të për t’u realizuar programi, duhet të largohet Edi…

Read More

Më shumë se një mijë persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm, 7,7 rihter që goditi Mianmarin. Tërmeti preku rëndë qytetet Mandalay dhe Naypyitaë, duke dëmtuar spitale, ura dhe rrugë. Në Tajlandën fqinje, tërmeti shkaktoi nëntë viktima dhe shembi një ndërtesë në ndërtim në Bangkok, ku 30 persona mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe 49 rezultojnë të zhdukur. SHBA parashikon se bilanci i viktimave mund të arrijë mbi 10,000. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit ndërkombëtar, përfshirë një grup nga Kina, kanë mbërritur për të ndihmuar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi caktoi vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e datës 11 maj 2025. Sipas vendimit të KQZ, VNV janë përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së. VNV janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike. Në zgjedhjet për Kuvend do të jenë 93 VNV. U miratuan disa shtesa në vendimin…

Read More

Në konferncën për shtyp të një dite më parë Sali Berisha u shfaq me një buf në tavolinë, për të cilin tha se është simbol i mençurisë. Sot Edi Rama përmes një video ku një buf i madh i vjen rrotull një bufi të vogël, shprehet se bufi i këtyre të fundit s’ka lidhje me kënetën. “Eh eh eh… ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël (Athene noctua) e s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa ky i madhi që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës, quhet Bufi i Kënetës (Strix…

Read More

17-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore. I riu është goditur tre herë me thikë, në stomak dhe në këmbë. Babai i të plagosurit rrëfen se konflikti ka nisur më herët, më 22 mars, kur djali i tij është goditur disa herë me levë nga të njëjtët persona. Nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët. “Njiheshin se janë në lagje. Djali më gënjeu mua dhe policinë, pasi autorët i bënin presion. Nëse…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, këtë të shtunë po mbahet ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi. Kjo ngjarje do të shënojë për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë kishtar. Ceremonia ndiqet nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Para klerikëve shqiptarë e ndërkombëtarë dhe besimtarëve ortodoksë, Presidenti Begaj uroi Fortlumurinë e…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka theksuar angazhimin e tij dhe të bashkisë për të mbështetur ata që janë në vështirësi. Përmes një postimi në rrjete sociale Veliaj njoftoi se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 8 qendra sociale që ofrojnë mbështetje për të moshuarit e vetmuar dhe familjet në nevojë. “Në pak vite ia dolëm ta bëjmë Tiranën një qytet solidar, që kujdeset në çdo kohë për ata që kanë më shumë nevojë. Ndërtuam dhe rikonstruktuam 8 qendra sociale për gjyshër të vetmuar dhe familje në vështirësi”, theksoi Veliaj në postimin e tij.

Read More

Opozita në Turqi po qëndron në shesh. Mijëra njerëz morën pjesë në një tubim në Stamboll të organizuar nga Partia Popullore Republikane kundër arrestimit të kryebashkiakut të qytetit Ekrem Imamoglu. Politikani është rivali kryesor politik i Presidentit, Recep Tajip Erdogan. Presidenti i vendit nuk ka dhënë sinjale për të dëgjuar zërin e manifestuesve, por u zotua të shtypte çdo përpjekje, siç tha ai, për prishjen e qetësisë publike. ”Sigurisht që ne nuk do të mbyllim sytë ndaj prishjes së rendit publik gjatë këtij procesi. Njësitë tona të sigurisë do të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër kujtdo që mbulon fytyrën, sulmon…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit. Ai tha se ky investim do të sjellë një transformim për ekonominë dhe sigurinë. Gara ndërkombëtare për portin tregtar është hapur dhe së shpejti fillon puna. Për të Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s. “Këneta thotë që ne kemi bërë krimin e madh të ndërhyrjes dhe të heqjes së portit më të vjetër në botë nga qendra e qytetit. Porti i ri, gara ndërkombëtare është hapur, së shpejti do të…

Read More

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula sërish ironizoi lënien jashtë listave të PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai tha se kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor. Kurse kandidati “SPAKIST”, epitet që nënkupton veten e tij, më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD nuk u llogarit fare në listën e hapur. Postimi i plotë Kandidatja gruaja më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak…

Read More

Edi Rama premton se kjo qeveri do të ndërtojë edhe 700 kilometra rrugë të reja. Do të realizohen: Rruga e shumëpritur Tiranë-Krujë, Berat-Çorovodë do të jetë një rrugë e parametrave dhe e standardeve europiane. Ersekë-Leskovikë, Rrëshen-Burrel, Tepelenë-Vlorë, rruga e vjetër; Skrapar-Gramsh, Kryqëzimi i llixhave, Elbasan-Gramsh. Këto janë arterie të brendshme”, tha Rama. “Nuk do të ketë më policë nëpër rrugë, njerëz që dalin nga ferra. Synimi është që e gjithë kjo infrastrukturë të përfundojë. Bindja është që do të përfundojë pasi janë të gjitha të financuara”, tha Rama.

Read More