Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama kanë shtruar iftar. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se myslimanët e Shqipërisë, jo që nuk janë problem, por janë një vlerë e shtuar për të qenë anëtarët e rinj të BE-së. “Europa sot ka nevojë për sa më shumë qytetarë dhe partnerë luajalë të besimit Islam siç janë myslimanët shqiptarë, por edhe për 5 shtyllat e urtësisë së tij për t’u mëkëmbur ndërkombëtarisht dhe për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike”, tha Rama. Për të Europa sot ka nevojë për Turqinë dhe aleatët në Lindjen e Mesme, po ashtu edhe për…
Author: tirana
Shkodra Elektronike ka publikuar klipin zyrtar të këngës ”Zjerm”, këngë e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision. Me një frymë që përfton thellësitë e traditës shqiptare dhe një vizion që përshkon skenën ndërkombëtare, ata janë poetët e rinj të melodisë, ambasadorët e një Shqipërie që vibrion me ritmin e zemrave të mijëra ndjekësve.
Klubi i Partizanit ka konfirmuar sot zyrtarisht kthimin e Skënder Gegës në pankinën e të kuqve, duke i dhënë fund eksperimentit të dytë me Arbër Abilaliajn si trajner i ekipit. Të kuqtë kanë bërë të qartë se emërimi i Gegës është fillimisht deri në fund të këtij sezoni. Kjo me opsion zgjatjen e marrëveshjes nëse arrihen objektiva të caktuara dhe palët kanë dakordësinë për vijimin. ”FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega. Ai do të jetë pjesë e të kuqve…
Alban Dervishi është zyrtar Ekzekutiv shqiptaro-amerikan i USS Pearl Harbor, dhe është planifikuar të marrë komandën në qershor 2025 të kësaj luftë-anije të SHBA-ve. Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një video të Dervishit, i cili në gjuhën shqipe tregon se ka lundruar me anijet amerikane në çdo det të botës dhe ka marrë pjesë edhe në operacione ushtarake të vështira. ”Jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. Çun Petro Nini në shkollë të mesme dhe isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në Nju Jork. Ndihem shumë krenar që këtë qershor…
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli thotë se 27 ton fileto pule me sasi salmonele të lartë nga Brazili kanë hyrë në Shqipëri më 11.03.2025. Resuli shkruan se AKU ka marrë mostrat në doganë, por për një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë. Ai shton më tej se produkti u shpërnda në treg, u shit dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food-e. Për të Laboratori ISUV, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar përgjigjen më 21.03.2025, duke konfirmuar ngarkesë të lartë Salmonella jashtë normave të lejuara. Sipas…
Një debat i madh ka plasur mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit. Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë. Në kulmin e nervozizmit, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës. Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike. Rozana dhe Gerta nuk e pranuan paralajmërimin dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke e bërë…
Kryeministri Edi Rama këtë të premte pati një takim me të rinjtë e PS-së në Elbasan. Ai tha se sa më poshtë të shkojë PD në zgjedhje, aq më mirë është. Rama shtoi se kampionati kombëtar është i fituar padiskutim nga PS, por në këto zgjedhje luhet për Champions League. ”Natyrisht që dikush mund të thotë ”çtë duhet ty me ne, po qan hallin ti që PD po shkon poshtë e më poshtë?”. Nuk e qaj hallin e kësaj fare unë. Sa më poshtë të shkojë, edhe më mirë është. Poshtë fare, mirë fare. Më duhet kjo për atë mesazh…
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Fier, Gazment Bardhi ka denoncuar abuzimin më grantet në Bashkinë e Roskovecit. Për të rezulton se grantet për bujqësinë kanë shkuar për ndërtimin e një bujtine nga mamaja e kandidates së PS për Roskovecin Zegjine Caushi. Bardhi ka akuzuar Caushin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin për abuzime dhe përfitime personale. Kjo duke theksuar se fondet nuk shkuan për njerëzit e zakonshëm, por për familjarët e kandidatëve. ”Refuzojini me votë kopjet e këqija të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut! Nuk ka rëndësi ç’moshë kanë. Edhe kur janë të rinj, kanë mentalitetin e zhvatjes…
Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku i bëri apel sot të rinjve të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit. Kjo duke theksuar se këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, pasi për herë të parë që në 1912 kur është krijuar shteti shqiptar ne jemi në derë të Evropës. Në takimin me të rinjtë elbasanas për prezantimin e skuadrës së re për Shqipërinë në BE, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Mazniku theksoi se energjia e të rinjve është shumë e madhe për PS-në dhe në garën që kanë. ”Ju të rinjtë keni mundësinë që…
Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqinë në “republikë të frikës”. Kjo duke shkatërruar institucionet demokratike dhe duke shtypur kritikët. ”Për vite, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka heshtur mediat. I ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e ka kontrolluar gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, ka shkruar Imamoglu përmes një kolumne të publikuar të premten në të përditshmen amerikane, New York Times. Imamoglu është në burgun e sigurisë së lartë, Marmara, nën akuza për korrupsion. Ai përballet edhe me dyshimet për kryerje…
PD denoncoi atë që quan uzurpim të Bashkisë së Tiranës. Ilir Alimehmeti që drejton këshilltarët bashkiakë të PD, mori si shembull rastin e ish-uzinës së autotraktorëve, pronë në varësi të Bashkisë prej vitit 2017 për të realizuar veprimtari social-kulturore e sportive, e cila sipas tij po rrëmbehet nga Qeveria për të ngritur një fabrikë armësh e municionesh. ”Çfarë bëri Bashkia Tiranë këto 8 vite? Asgjë? Tani, me një akt të dënueshëm rrëmbimi të kompetencave vendore, qeveria vendos marrjen e pronës së Bashkisë Tiranë dhe kalimin e saj në funksion të Ministrisë së Mbrojtjes me qëllim ndërtimin e fabrikave të prodhimit…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Sllovak dhe vuri në dukje se ka ende mundësi të pashfrytëzuara për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik e tregtar dhe shtimin e investimeve sllovake në Shqipëri. Dy vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të mirë në organizatat ndërkombëtare, NATO, OKB, OSBE etj., i cili do të vijojë në mbrojtje të sigurisë dhe të paqes, theksoi Spiropali.…