Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark. Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
Author: tirana
Lulzim Basha teksa vijon turin e takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve, i është përgjigjur kryeministrit Edi Ramës me një tjetër video-postim viral në rrjetin social të llogarisë së tij në Facebook. Këtë herë nga Peza, Basha ia ka bërë pyetjen e përditshme, se ku i ka shokët. Video-Mesazhi i plotë i Bashës “O Rameee, nga Pezë-Ndroqi Rame! Vijshe nganjëherë këtu përpara ti, ti e di se ça bojshe! Ktu, edhe ktu, në Ndroq, Pezë, Vaqarr me Rame, pyetja, janë shumë pyetje, por pyetja kryesore që kanë për ty është: Ku i ke shokët me Rame, ku i ke pra…
Pas 3 barazimesh radhazi, Egnatia mposhti Bylisin me rezultatin 0-2, në duelin e zhvilluar në “Adush Muça”. Ekipi i Edlir Tetovës mori 3 pikët falë golave të Lushkjes dhe Guindos. Rrogozhinasit pas kësaj fitoreje kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 më shumë se Vllaznia. Bylis zbret në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin.
Nga Ylli Manjani Nuk mund të ketë sistem drejtësie të drejtë kur punonjësi i drejtësisë trajtohet padrejtësisht. Absolutisht kështu është. Vetting-u ishte trajtimi më i padrejtë që iu bë punonjësve të drejtësisë. Askush nuk u akuzua nga ai proçes për korrupsion, meqë ra fjala. Me proçese administrative të bazuara në hamendësime dhe thashetheme u larguan nga sistemi gjysma e gjykatësve e prokurorëve, duke krijuar një kolaps, më të rëndin, në sistem. Sot shërbimi në drejtësi është bërë mallkim. Kjo është pasoja e Reformës. Gjykatës e prokurorë që arrestuan, gjykuan e dënuan edhe me burgime të përjetshme për llogari të shtetit…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, organizuar sot në Kavajë nga bashkia e Kavajës. “Nga sot, sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur, më domethënës, më simbolik, i plotësuar me shtatoren e birit të qytetit, ushtarit të Kavajës dhe shqiptarisë, dëshmorit të kombit, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, krenarisë së Kavajës patriote, luftëtarit të UÇK-së, Indrit Cara-Ushtar Kavaja”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale Spiropali. Kryetarja Spiropali dhe personalitetet pjesëmarrës vendosën kurora me lule pranë shtatores…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit, një video nga panairi ”Automotive Fair Albania”, i cili u mbajt në Tiranë. ”Magjike 4 ditët e Automotive Fair Albania, AFA III”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Automotive Fair Albania, eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave hapi siparin më 27 mars në sheshin ”Nënë Tereza” dhe sheshin ”Italia” në Tiranë. Ky është një event sportiv që vjen me aktivitete risi për promovimin e mëtejshëm të transportit të gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin. Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvilluan minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të…
Akademia Taekwondo Studenti në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Taekwondo, zhvilluan aktivitetin “Studenti Open-International Taekwondo Tournament”. Kjo me pjesëmarrjen e 500 sportistëve nga vende të ndryshme të rajonit, si Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Italia. Pas 5 vitesh në nivelin rajonal, ky edicion i 6-të ka marrë formën e një turneu Open Ndërkombëtar. Në aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, që përgëzoi punën e Federatës së Taekwondo për zhvillimin e këtij aktiviteti, si dhe Akademinë Taekwondo Studenti për promovimin dhe gjithëpërfshirjen e këtë edicioni. “Studenti Open-International Taekwondo Tournament” u mbështet nga Federata Shqiptare e Taekwondo, KOKSH,…
Komisioni Evropian është në dijeni për dekretin e miratuar nga qeveria italiane për ta kthyer qendrën e Gjaderit në Shqipëri në një qendër qëndrimi dhe riatdhesimi për migrantët. ”Në parim i përputhshëm me ligjin evropian, pasi në qendër do të zbatohet legjislacioni italian, dhe ne po monitorojmë zbatimin e protokollit Itali-Shqipëri, duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm”. Sa i përket zgjidhjeve inovative, kemi deklaruar se jemi të gatshëm t’i shqyrtojmë ato, gjithmonë në përputhje me detyrimet e së drejtës së BE-së dhe asaj ndërkombëtare, si dhe me respektimin e të drejtave themelore,” tha Markus Lammert, zëdhënës për Çështjet e Brendshme dhe…
Një 31-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Rrenxë të Dibrës, pasi duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. ”Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar për herë të parë pasuritë e sekuestruara. Kjo me synimin për të rritur transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive. Në një katalog me 615 faqe pronat janë publikuar me pamje në të cilat jepen edhe të dhëna për çdo objekt. Libri përfshin gjithë territorin e vendit, dhe janë afro 300 prona të sekuestruara. Përfshihen vilat luksoze, apartamentet, garazhet, toka bujqësore, biznese të ndryshme e deri tek automjetet. Duke nisur nga Tirana në sy bien prona të sekuestruara të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Apartamente, biznese, lokale…
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit. Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.
[email protected], është adresa ku shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk e gjejnë emrin në listën e zgjedhësve ose kanë pasaktësi në të dhënat e tyre, mund të bëjnë kërkesë për të votuar. Kjo adresë është e vlefshme dhe gjykata angazhohet vetëm për shtetasit që kanë probleme në listat e zgjedhësve dhe që jetojnë në diasporë . Gjykimi do të mbahet në mungesë të paditësit. KLGJ ka vendosur që Gjykata e Tiranës të jetë e vetmja gjykatë në rang vendi që do të shqyrtojë kërkesat e shtetasve që jetojnë jashtë vendit dhe që online shprehin interes për të votuar…