Author: tirana

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh, është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në përurimi i veprës “La Radura” të arkitektit italian, Stefano Boerit, ndërsa thelbi i saj lidhet me projektimin e lagjeve të reja, për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë garantoi qytetarët e prekur se brenda vitit të ardhshëm do kenë shtëpinë e tyre. Sipas tij, ndërtimet e shtëpive në zonat e prekura do të bëhen me cilësi të lartë dhe sipas standardeve. “Praktikisht që pas rënies së tërmetit ai shprehu vendosmërinë për të kontribuar me mundësit e tij për fazën e rindërtimit. Kemi…

Read More

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte Marigona Përvetica. 25-vjeçarja nga Kosova dhe është e apasionuar pas të bukurës dhe modës. Ajo që e bën speciale Marigonën është se ka lindur me nanizëm. Në program, ajo ka folur për pasionet e saj sepse përveç modeling-ut dhe aktrimit, ajo pëlqen edhe sportin. “Palestra ka qenë një hob i imi. Nuk e di pse por kur kam parë video që krejt femrat me gjatësi të madhe kanë shkuar aty, pse mos shkoj dhe unë, të kem dhe unë unë frymëzim prej një femre që shkon në palestër. Kur kam filuar…

Read More

“Historia ime” ka sjellë sot një ngjarje të rëndë të ndodhur në 1 Tetor të vitit 2019. Konflikti për pronën, i mori jetën në Klos 3 familjarëve. Ngjarja ndodhi në familjen Dakuci, ku Sali Dakuci vrau me armë, vëllain e tij, Kujtim Dakuci 52 vjeç dhe nipin e tij, Flogert Dakuci 19 vjeç. Më pas, ai kreu vetëvrasje. Sipas të dhënave policore, konfliktet mes dy familjeve datojnë 9 vite më parë, ku gjatë kësaj periudhe çështjet e tyre kanë përfunduar edhe në gjykatë. E ftuar në studio, bashkëshortja e viktimës, Minushe Dakuci, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë,…

Read More

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Sanatoriumit, në zonën e Saukut, por ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Santi Xhaferri, 38-vjeç është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ppolicia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar me ironi betimin e tetë anëtarëve të rinj të SPAK-ut te Presidenti. “Urim i vonuar për SPAK-un. Kaq gëzim të madh dhe të njëkohshëm, saç po shprehet sot për ngritjen e SPAK-it, në Shqipëri nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave. A thua se këta prokurorët e e rinj, që u betuan paradite në Presidencë, do të hetojnë e çojnë në bankën e të akuzuarve ata fatkeqët e goditur më shumë nga tërmeti. Ndërsa Lutfi Dervishi me tha se i ngjajnë me delet, që emocionohen nga…

Read More

Një tjetër tërmet i fortë ka tronditur Shqipërinë. Lëkundja është ndjerë në orën 17:03 dhe, sipas IGJEUM, ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, me një thellësi 29 kilometra. Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra në veri të Durrësit dhe është ndjerë shumë në Tiranë, Vorë dhe Fushë Krujë, duke rikthyer frikën dhe panikun te qytetarët. Në muajin e fundit, që pas tërmetit tragjik të 26 nëntor, pasgoditjet kanë vijuar. Ministria e Mbrojtjes raporton se deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo lëndime të njerëzve, por lëkundja ka shkaktuar shumë panik te qytetarët.

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore të mbajtur në Itali, ku tha për gazetarët se Shqipëria është në Evropë dhe pret të anëtarësohet. I pyetur nëse ai kishte një mesazh për Presidentin Macron, Rama tha se argumenti që jep Macron për të mos pranuar Shqipërinë nuk ka lidhje me Ballkanin Perëndimor. “Unë besoj se është e domosdoshme që të jemi të hapur dhe duhet të kuptojmë që ai ka një argument. Sepse nuk është se ai nuk ka të drejtë kur thotë nuk funksionon me 27 apo 28, imagjino më…

Read More

Tendencës globale për të blerë ar nuk i ka shpëtuar as Banka e Shqipërisë, e cila në 10 muajt e parë të këtij viti ka rritur me 82% rezervat e saj në ar. Të dhënat zyrtare të bankës tregojnë se në Tetor të këtij viti rezervat në ar fiksohen në 106 milionë euro, që përkthehen në 2.23 ton ar me kursin e sotëm të këmbimit të metalit të verdhë. Në muajin Janar të këtij viti, rezervat në ar ishin vetëm 58 milionë euro, ose 1.22 ton ar, dhe në muajin maj, 59 milionë euro. Pra, në harkun e vetëm 6…

Read More

Balerina e njohur Klaudia Pepa, ushtrohet vazhdimisht dhe këtë mund ta bëjë në çdo moment, madje edhe gjatë një udhëtimi rutinë me metro. Ajo ndodhet aktualisht në Londër dhe ndërsa është duke udhëtuar me metro ka vendosur që të bëjë stretching duke vendosur njërën këmbë sipër tek mbajtëset në formë sparkade por në ajër dhe jo në tokë. Elasticiteti i saj duket se ka shka ktuar habi tek njerëzit në metro, të cilët pasi mbaron ushtrimin e shohin gjithë habi e disa prej tyre edhe të mahnitur. Klaudia ka shpërndarë një video nga ky moment ndërsa shkruan: “Duhet gjithmonë pak…

Read More

Një person i panjohur hapi zjarr pranë selisë së shërbimit të sigurisë në Moskë të Rusisë, të enjten në mbrëmje duke plagosur disa njerëz të tjerë, raporton media ruse Interfax. Gazeta Izvestia, duke cituar një burim, tha se tre vetë janë vrarë në këtë incident. Autoritetet kanë thënë se është kapur personi që ka pistoletë dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Por një reporter i mediave të huaja dëgjoi disa të shtëna me armë në të njëjtën zonë, kurse policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë oficerët e policisë, që lëvizin…

Read More

Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk ka falur përsa i përket dhunës së ushtruar ndaj arbitrit afër dy javë më parë në ndeshjen Shkumbini-Dinamo. Për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen Shkumbini-Dinamo, komisioni i disiplinës ka përjashtuar vendasit nga çdo aktivitet futbollistik për këtë sezon. Gjithashtu edhe një gjobë me masë 1.000.000 lekë. Si pasojë e kësaj Shkumbini bie në kategorinë më të ulët, në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë. Shkumbini gjithashtu ka humbur në tavolinë me rezultatin 3-0 në tavolinë ndeshjen ndaj Dinamos. Lojtari i Shkumbinit Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj…

Read More