Author: tirana

Kryeministri Edi Rama zbuloi se i ka dërguar një mesazh, jo publik, por në telefon kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor. Kreu i qeverisë tha se Basha nuk iu përgjigj mesazhit dhe më pas i bëri edhe dy thirrje publike që të uleshin bashkë për të përballuar fatkeqësinë, por mori përgjigje negative, pasi lideri demokrat refuzoi. “I kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha…

Read More

Një banor nga Patozi ka treguar arsyet se përse ka ndodhur vrasja e dyfishtë paraditen e sotme në këtë qytet ku dy të rinj kanë mbetur viktima, si pasojë e një konflikti me armë të ndodhur në ambientet e Poliklinikës, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar Martin Skëndaj. Sipas banorit ngjarja ka ndodhur pasi është zbuluar se e motra e autorit të ngjarjes e martuar, ikte nga shtëpia dhe flinte me njërin nga viktimat Elis Kapaj, por tregon ai, kjo ishte zbuluar nga e ëma e viktimës pak ditë më parë. Sipas banorit, kishte pasur një sherr mes dy…

Read More

Tërmeti që lëkundi Tiranën dhe Durrësin pasditen e sotme është ndjerë deri në Itali. Mediat italiane shkruajnë se tërmeti me magnitudë 4.7, që goditi zonën midis Tiranës dhe Durrësit, u ndje edhe në Puglia dhe veçanërisht në Brindisi. Mediat italiane shkruajnë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, shkaktar i tërmetit të 26 nëntorit, ishte një “çarje prej 85 kilometrash që u përhap nga Veri-Perëndimi dhe Jug-Lindja, midis qyteteve të Durrësit dhe Lushnjës, dhe se çarja nuk u aktivizua plotësisht”. Çarja “i përket strukturave përgjegjëse për deformimin dhe mbivendosjen e sedimenteve që përbëjnë bërthamën e zinxhirit Albanidi“.…

Read More

Godina e kryeministrisë pësoi disa dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ka filluar puna për rikonstruktimin e saj. Pavarësisht suvasë së rënë dhe disa sendeve të hedhura në tokë, kryeministri Rama po zhvillon një intervistë për emisionin “Zona e Debatit”, në salla e hartave. Rama dha edhe një mesazh për qytetarët, ndërsa tha se fakti se godina ka plasaritje, nuk do të thotë që ajo nuk mund të meremetohet. “Kjo godinë që në vitet 80 ka pasur një raport të shkruar nga një grup i përzgjedhur konstruktorësh që kishte nevojë për ndërhyrje dhe ishte e rrezikshme. Ka jetuar me…

Read More

Nga Frrok Çupi Viktimat sot janë ballë përballë, të dy palët duke duartrokitur formimin e SPAK. SPAK është Struktura Speciale që do të bëjë apelin për në ferr për ‘zotat djaj’. Një nga një për atje në Purgator! Tani dy palët e viktimave janë, e para: Mijëra njerëz të dhunuar dhe grabitur nga ‘zotat e këqij’. E dyta, që sot kthehen në ‘viktima’ të SPAK zyrtarët e lartë dhe bosët, ata që i rrëzuan jetën njeriut në këtë vend për tre dekada. Por sot ka ndodhur si me Moisiun e Biblës: ‘Viktima’ ka duartrokitur xhelatin e vet, madje edhe e…

Read More

Një skandal i rëndë që ka të bëjë me trukimet vjen nga Kosova. Bëhet fjalë për sfidën mes Trepças dhe Fushë Kosovës e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë. Prokuroria e Mitrovicës në mars të këtij viti kishte nisur një hetim në lidhje me këtë përballje. Portali kosovar “Kallxo.com” ka arritur të sigurojë aktakuzën e ngritur në të cilën janë përfshirë katër emra: tre zyrtarë të lartë të klubit nga Mitrovica dhe një të deleguari të Federatës së Futbollit për kurdisje të ndeshjes për ta fiksuar rezultatin në favor të një basti të vënë nga vëllai i…

Read More

Bora Zemani ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e saj, i cili duket se është një nga personat më të rëndësishëm për moderatoren. Për këtë arsye Bora ka vendsour që një pjesë shumë të rëndësishme nga nëna e saj ta gdhend në trup. Moderatorja ka treguar se ka bërë tatuazh puthjen e të ëmës për ta mbajtur gjithmonë në trup si kujtimin më të bukur prej saj. Bora ka publikuar në “Instagram” një foto të tatuazhit i cili duket shumë real, pasi moderatorja ka dëshiruar që buzët e saj të ishin të gdhendura në…

Read More

Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dhe është shprehur se nga nesër do të jetë dita më intensive politike bëjnë me dije burime për Top Channel. Gjithashtu Basha tha se për dy javë do të dalë materiali i Reformës Zgjedhore dhe platforma për zgjidhjen politike. “Për dy javë del materiali i reformës zgjedhore dhe platforma për zgjidhje politike. Është koha për hapje të madhe të gjerë me çdo person që është kundër kësaj qeverie e që dëshiron të vi të kontribuojë për PD. Është koha ta bëjmë koalicionin tonë me çdo individ që është gati…

Read More

Në emër të dashurisë njerëzit kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë disa prej sakrificave më të mëdha: dikush merr trenin për të shkuar në shtetin fqinj, një tjetër sfidon frikën e tij,saj më madhe, avionin, dhe fluturon drejt një kontinenti tjetër etj etj, por nëse partneri/partnerja juaj nuk e bën diçka të tillë nuk do të thotë se nuk ju do, thjesht është shenja e horoskopit që ‘’vendos’’ për të. Ja cilat janë 2 shenjat e horoskopit që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për dashurinë, hidhuni një sy nëse gjen atë të gjysmës suaj 1.DEMI: Në qoftë se partneri/-ja…

Read More

Këngëtari i njohur Renis Gjoka na surprizoi të gjithëve në korrik të këtij viti, pasi zbuloi një ngjarje të bukur të jetës së tij. Ai zbuloi se ishte bërë baba për herë të parë i një vogëlusheje të quajtur, Aura. Të rralla janë herët kur ai ka ndarë në rrjete sociale foto me të voglën e tij, ndërsa sot ka vendosur të na tregojë një foto shumë të ëmbël. Aura është bërë një kopje e vogël e të atit. Renisi i ka vendosur përshkrimit të fotos tre zemra, ndërsa buzëqesh i lumtur në foton krahas së bijës. Partnerja e Renis…

Read More

Merkato e janarit pritet të përforcojë Milanin. Kuqezinjtë po vuajnë shumë në këtë sezon dhe reparti ku po çalon duket se mbetet mesfusha. Lajmin e konfirmon gazeta torineze “Tuttosport”, që zbulon edhe dy objektivat e “djallit”. Në shënjestrën e italianëve ka përfunduar dyshja e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Elneny. Shqiptari i kombëtares së Zvicrës gjendet në pole-position për të firmosur te klubi nga Seria A, që nga ana e saj, nëse nuk firmos me 27-vjeçarin do të kërkojë shërbimet e egjiptianit, Elneny.

Read More

Ndonëse kohët e fundit ka vendosur të përqendrohet në biznesin e saj, Amarda Toska ka një karrierë të gjatë në televizion. Moderatorja u shfaq në fillim si pjesë e trupës së baletit në “Portokalli” dhe më pas mori përsipër prezantimin e emisionit të humorit. Ajo e prezantoi emisionin për disa sezone dhe më pas u shkëput për t’u zhvendosur në “Vizion Plus”. Pasi prezantoi emisionin “Dancing With The Stars”, ajo u shkëput dhe prej disa kohësh nuk është shfaqur më në ekran në rolin e prezantueses. Madje edhe daljet e saj televizive si e ftuar nuk janë të shumtë. Por,…

Read More