Author: tirana

Kreu i shtetit deklaroi në përfundim të aktivitetit të organizuar nga Avokati i Popullit se do ta shikojë me vëmendje miratimin e paketës anti-shpifje dhe më pas do të flasë me argumente. “Do ta shoh me vëmendje, pasi janë ndryshime të minutave të fundit, do të shikojmë për të zbardhur të gjitha aktet dhe relacionet përkatëse dhe përgjigja do të jetë në kohën e duhur, e argumentuar dhe transparente” tha Meta duke paralajmëruar kthimin e ligjit në Kuvend.

Read More

“Gazeta MAPO nuk do të shihet më me lexuesin e saj. Lexuesi nuk do të prekë më letrën e faqeve të saj, ndoshta kjo mund të jetë e përkohshme”, shkruan përmes një postimi në Facebook, Bujar Kapexhiu, karikaturist në gazetën e shtypur MAPO. Po kështu, dritën e botimit nuk do ta shohë më as gazeta Shekulli, e cila nisi të botohej në vitin 1997. “Të nderuar e të respektuar miqtë e mi të Facebook-ut kudo që ndodheni, ju dërgoj përshëndetjet e mia për gjithçka që kemi komunikuar së bashku. Ky komunikim virtual ka qenë një kënaqësi e veçantë. Kemi shkëmbyer…

Read More

Ligjet janë krijuar për të zvogëluar dhe shmangur kaosin e një shoqërie. Për të udhëhequr mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe lidhen me njëri-tjetrin në një vend të caktuar. Disa nga këto ligje janë standarde, por në disa vende ligjet janë shumë të çuditshme. Më poshtë janë 23 ligje të çuditshme në vende të ndryshme të botës. 1.Ndalohet me ligj dhënia pa kujdes e biçikletës në Meksikë. Të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes mos i japin biçikletës me shpejtësi apo të heqin këmbët nga pedalet. 2.Ndalohen fotografitë në rezidencën presidenciale të Afrikës së Jugut 3. Nuk lejohet konsumi dhe…

Read More

Policia arrestoi Devis Hotin si autor të dyshuar të vrasjes së Flamur Duçit në Mborjes të Korçës gjatë mëngjesit të djeshëm. Blutë e Korçës dyshojnë se krimi ndodhi pas një sherri të çastit, ndërsa autori tentoi të digjte trupin e viktimës pasi e goditi disa herë me thika. Babai i autorit të dyshuar Sokol Hoti shprehet për abcnews.al se ata ishin kushërinj me viktimën dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme. “Me viktimën binim kushërinj. Djali ka qenë në shtëpi mëngjesin e djeshëm dhe kemi patur marrëdhënie normale me shtëpinë e flamurit. Policia na e mori djalin edhe ne…

Read More

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku mes këngëtarëve pjesëmarrëse kishte edhe të ftuar special. Duke qenë se për këtë edicion të 58 të Festivalit të RTSH, është folur gjatë dhe u premtua nga vetë organizatoret, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu se do të shkojë gjithçka perfekt, duket se që prej natës së parë kishte mangësi dhe momente që nuk shkuan dhe fort mirë. Në momente të ndryshme teksa Alekta po prezantonte artistët, hasi probleme që tek mikrofoni. Ajo nuk arrihej të dëgjohej mirë nga spektatorët në skenë por edhe prej teleshikuesit…

Read More

Performanca e Elvana Gjatës ishte ndër më të priturat në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH. Elvana prej disa ditësh ka ndarë video nga perfomanca që do mbante mbrëmë në skenë e ku vazhdimisht vinte theksin te tundja e një shamie të kuqe, si pjesë e koreografisë. Mirëpo, mbrëmë Elvana nuk ka mundur dot ta tundë. Diçka ka shkuar keq, dhe shamia të cilën e kishte lidhur pas pantallonave, i ka rënë gjatë interpretimit. Ndaj kur erdhi momenti që balerinët nxorren shamitë e nisën t’i tundnin, Elvana tundte bosh dorën dhe u mundua të improvizonte. Mirëpo deri…

Read More

Qeveria shqiptare dhe kompania italiane ENI kanë firmosur sot marrëveshjen për kërkim hidrokarburesh në bllokun e Dumresë. Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me përfaqësuesin e kompanisë italiane, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama me ambasadorin Cutillo. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo është kontrata më e mirë dhe më e favorshme e firmosur për Shqipërinë, që do të sjellë shumë të ardhura, vlera dhe eksperiencë. “Kompaninë e mirënjohur ENI, një histori e nisur shumë kohë më parë. U deshën 30 vite që sot të kishim një kontratë me ENI-n që nga…

Read More

Shqipëria është një nga ato vendet që shumë turistë e harrojnë se ekziston. E vendosur në Europën Jugore, përtej detit nga Italia është në jug të Kroacisë dhe në veri të Greqisë. Është vërtet vendi më i mirë që mund të shkonit ndonjëherë me pushime. Kështu shkruan në një artikull siti amerikan “Buzzfeed.com”, i cili ka renditur 21 arsye përse duhet vizituar Shqipëria përpara se të bëhet shumë e frekuentuar 1-Para së gjithash, është relativisht e qetë Gjatë një vere europiane, ndihet pothuajse e pamundur të shpëtosh nga turmat – veçanërisht në bregdet. Kroacia, Italia, ishujt Grekë … kudo është…

Read More

Këshilli i Lartë të Prokurorisë zgjodhi dje me 6 vota, Arben Krajën në krye të SPAK. Ky i fundit është prezantuar si drejtues i këtij institucioni. Ka qenë kreu i KLP Gent Ibrahimi ai që prezantoi Krajën para anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ibrahimi theksoi se nga sot nis një proces i ri në kuadër të reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se tashmë SPAK është akronim që do të japë kontributin e tij. Ndërkohë, drejtuesi i SPAK në fjalën e tij të parë pas marrjes së kësaj detyre pohoi se në këtë institucion do të krijojë një skuadër të…

Read More

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që ndërprerjet e vazhdueshme të gjumit rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit. Gjumi ndahet në disa kategori: gjumi i lehtë, i thellë, dhe gjumi i ëndrrave ose siç njihet ndryshe faza REM. Studimet, të cilave kanë zbuluar se pikërisht gjatë fazës së gjumit të ëndrrave, gjëra të mrekullueshme ndodhin në tru. Sipas vëzhgimeve të tyre, në fazën REM të gjumit, neuronet në tru nisin të sinkronizohen, ndizen e fiken si dritat e pemës së krishtlindjeve. Më pas, ato fiken krejt papritur duke bërë që truri krejt papritur, të ketë më pak nevojë për oksigjen.…

Read More

Arben Ahmetaj është rikthyer në Ekzekutiv si ministër Shteti për Rindërtimin. Ai ka bërë sot betimin përpara presidentit Ilir Meta. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!” Presidenti Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Puna e Ahmetajt do…

Read More

Qindra banorë të kryeqytetit i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të zhvendosur depozitat e ujit nga tarracat në ambiente të përbashkëta në kat të parë. Sikurse shihni edhe nga këto foto, në shumë prej lagjeve të kryeqytetit banorët janë sensibilizuar duke vendosur që të heqin vullnetarisht nga tarraca e pallatit të tyre depozitat e rënda që janë një rrezik permanent për jetën e tyre. Madje shumë prej tyre janë kujdesur për të ruajtur edhe anën estetike të pallatit duke i lyer depozitat dhe kthyer ato në vepra arti. Bashkia ka propozuar që në vend të depozitave personale,…

Read More