ë Shkodër kanë nisur kontrollet nga forcat RENEA që kanë mbërritur në qytet që prej orëve të para të mëngjesit. Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona dhe në fokus janë personat e shpallur në kërkim dhe ata me precedentë penal. Mësohet se në operacion nuk janë të përfshira trupat policore të Shkodrës. Koordinimi i aksionit po bëhet me urdhër nga Tirana. Ky është operacioni i dytë brenda harkut kohor të disa ditëve në Shkodër.
Author: tirana
Gjakderdhja, në çdo fazë të shtatzanisë nuk është kurrë normale. Pavarësisht nga sasia e gjakderdhjes, zakonisht duhet të kërkoni një vlerësim mjekësor. Java e nëntë bie në tremujorin e parë të shtatzanisë, përgjithësisht kategorizuar si shtatzani e hershme. Kjo ka tendencë të jetë një perudhë shumë e ndjeshme, pasi çdo gjakderdhje mund të jetë një tregues i hershëm i një shtatzanie që mund të dështojë. Kështu që shqetësimi i menjëhershëm është gjasat për të përfunduar me një abort. Dhimbja e shoqëruar me gjakderdhje të lehtë shton gjithashtu dyshimin për një shtatzani ektopike. Rrallë, kushte të tjera në traktin gjenital mund…
Digjet një makinë në afërsi të shkollësNaim Frasheri. Motori i makinës ka marrë flakë dhe nuk dihet shkaku i ngjarjes. Pas mbërritjes në vendngjarje, makina është fikur nga zjarfikësit, duke shmangur përhapjen e zjarrit në objektet e tjera në afërsi të tij.
Kemi qenë duke bërë jetë aq të zënë saqë rrallëherë ndalojmë për ta nuhatur aromën e trëndafilave përgjatë rrugës. Kur i mbushim 30 vjeç, thuajse pjesën e mbetur të jetës e kalojmë duke i përmbushur përgjegjësitë dhe duke u brengosur më pak për rrugëtimet tona. Kështu, Bright Side ka përpiluar një listë me leksionet më esenciale në jetë, të cilat është e rëndësishme t’i mësoni para se t’i mbushni tri dekada e gjysmë jetë, në mënyrë që ta bëni jetën sa më të lehtë. Bëjeni punën që jua ushqen shpirtin, ndiqeni pasionin që e keniÇdo eksperiencë ndodh për një arsye,…
Më 27 dhjetor, Turqia planifikon të bëjë prezantimin e prototipit të automobilit vendas, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency. “Në lidhje me pyetjen mbi automobilin e Turqisë, (prezantimin paraprak) mendojmë ta realizojmë më 27 dhjetor, ditë e premte, në Gebze”, tha Erdoğan në një deklaratë për gazetarët në Malajzi, ku ai udhëtoi për të marrë pjesë në një samit të vendeve muslimane. Menjëherë pas njoftimit të presidentit Erdoğan, ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, në llogarinë e tij në median sociale shpërndau fotografi të automobilit me mbulesë. Në njërën nga fotografitë e shpërndara nga ministri turk…
Lajmi per nënshkrimin e marrëveshjes me Kompaninë italiane ENI për bllokun e Dumresë, postuar nga kryeministri Rama ne faqen e tij ne Facebook, bashke me videon nga ceremonia, ka shkaktuar reagime te shumta te komentuesve ne adrese te kryeministrit. Sipas Rames, marreveshja ne fjale e firmosur sot vjen pas zbulimit shumë domethënës të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut, qe sipas kryeministrit është një lajm i shkëlqyer për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal kuptimplotë për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Por, ne nje situate emergjence, ku nuk ka kaluar ende paniku i…
Ne kemi tendenca të supozojmë se gjeneratat e vjetra janë më të matura sesa gjeneratat e reja. Dhe, sipas anketimeve, ka diçka të vërtetë në këtë teori. Për të kuptuar se si ka ndryshuar jeta seksuale e njerëzve përgjatë viteve, kompania “euroClinix” ka anketuar mbi 2,000 njerëz. Sipas tyre, gjeneratat e vjetra – të moshës 54 deri 72 vjet – kanë pasur numrin më të vogël të partnerëve seksualë. Mesatarisht femrat e kësaj moshe i kanë pasur 7.4 partnerë seksualë gjatë jetës, ndërkaq meshkujt i kanë pasur 12.9 partnere seksuale mesatarisht. Në anën tjetër, gjenerata e mijëvjeçarëve – personat e…
Hollimi i flokëve është problem i zakonshëm te femrat, e veçanërisht me moshën. Por, pavarësisht moshës që e keni, çelësi për ta parandaluar rënien e flokëve është duke u kujdesur mirë për to. Ekspertët kanë treguar se çfarë këshillash duhet të ndjekin femrat për ta parandaluar rënien e flokëve dhe për t’i mbajtur në nivele minimale dëmet që shkaktohen. Kujdes me hormonet Te femrat, ndryshimet hormonale ndikojnë dukshëm në rritjen e flokëve. Periudha pas shtatzënisë, menopauza dhe shumë gjëra tjera mund të ndikojnë që të hollohen flokët apo të bien. Prandaj nëse dyshoni për shkaktarë të fshehtë hormonalë prapa rënies…
Pavarësisht takimeve të shpeshta mes liderëve të rajonit, Ballkani mbetet një ndër zonat më të nxehta të globit. Raporti më i fundit i Qendrës për Veprimet Parandaluese thotë se në 2020 ekziston rreziku i një konflikti në rajon. Më saktësisht, vendet e rrezikuara janë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kroacia. Raporti e klasifikon rrezikun në tre zona. Zona e parë është ajo e kuqe, me rrezik mjaft të lartë konflikti. Zona e dytë është ajo me rrezik të moderuar, dhe zona e tretë ajo me rrezik të ulët. Shqipëria dhe vendet e tjera…
Kur vet bëhemi prind e kuptojmë se prindërit tanë kanë ditur më shumë sesa ç’kemi menduar. Edhe sot, ne mund ta pranojmë se shumë prej thënieve të mençura të cilat familjet i kanë praktikuar në të kaluarën, edhe sot janë këshilla të mira, transmeton Telegrafi. Bright Side i ka ndarë disa prej këtyre rregullave të vjetra. “Më shumë miza mund të zini me mjaltë sesa me uthull” Kur dëshironi diçka nga dikush, më mirë e keni të silleni mirë, të tregoheni të respektueshëm dhe të mos shfaqeni shumë kërkues. Fëmijët duhet të mësojnë të jenë të sjellshëm kur presin të…
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer ka dhënë disa shpjegime mbi ligjin e ri për fuqinë punëtore të kualifikuar që pranohet ne vend. Ai tregon se parimisht, kualifikimi profesional mund të shihet si shkollimi akademik. Kush ka përfunduar në vendin e tij një shkollim profesional të krahasueshëm me standardet gjermane, tani mundet te shkoje në Gjermani me kushte të përmirësuara me qëllim fillimin e punës, apo kërkimit të një vendi pune në sektorë të caktuar. E rëndësishme në këtë kontekst është që personat të kenë njohuri të mira të gjermanishtes. Por si verifikohet…
Yuri Kim ka marrë përfundimisht dritën jeshile të Senatit Amerikan për të qenë ambasadore e SHBA-së në Shqipëri duke u zyrtarizuar. Kim, ishte emëruar nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Kim shtoi se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe…