Author: tirana

Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta të Nënë Terezës si një tjetër mesazh për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe lehtësimin e pasojave që ky tërmet la pas. “Bëj për njerëzit jo duke u nisur nga kush janë apo çfarë do të të japin në këmbim, po duke u nisur nga vetvetja.” citon kryeministri Rama.

Read More

Njëherësh, “Gazeta Shqiptare” kërkoi të dinte nëse Autoriteti ka dokumente që vërtetojnë apo hedhin poshtë deklaratat publike, sipas të cilave z. Kraja ka qenë hetues para vitit 1990, pra në kohën e komunizmit. Një ditë pasi “Gazeta Shqiptare” botoi përgjigjen zyrtare të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit mbi 8 prokurorët e SPAK, ku thuhej se janë emra për të cilët nuk ka dosje tek Ish-Sigurimi i Shtetit, dalin në dritë dokumente të reja. Duke qenë se të enjten Autoriteti vuri në dispozicion vendimet në versionet e tyre të shkurtuara, ‘Gazeta Shqiptare’, në zbatim të ligjit ‘Për…

Read More

Namik Ajazi regjisori i njohur rrëfeu sot historinë e njohjes me partneren e tij, ish-deputeten Majlinda Bregu. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Ajazi tregoi se është i martuar prej 22 vitesh me Bregun, dhe janë prindër të dy fëmijëve. Në studio, ai ka treguar se ka qenë realizimi i kronikës për kolerën, që u bë shkak i njohjes midis tyre. Ajazi kishte udhëtuar për të bërë një kronikë për epideminë e kolerës dhe të dy do të punonin me të njëjtin operator. “Jemi njohur në TVSH, ishte një moment në ’94, kur u fol për një epidemi…

Read More

Në kuadër të takimit për “mini-shengenin” Ballkanik, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë mbërritur pasditen e sotme më parë në Tiranë. Tre liderët po marrin pjesë edhe në një event kushtuar mbledhjes së fondeve për të prekurit nga tërmeti. Në foton e siguruar nga Tirananews.al duket se Rama është ulur në mes të dy miqve ashtu si i takon të zotit të shtëpisë në raste të tilla.

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po zhvillon një takim me djalin e themeluesit të Fondacionit “Soros”, George Soros, Alex Soros, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë. Burime nga Fondacioni Soros bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në Presidencë, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga zyra e Kreut të Shtetit. Ende nuk dihet thelbi i bisedës midis Presidentit Ilir Meta dhe djalit të George Soros, i cili zhvillon vizita të shpeshta në Ballkan.

Read More

Kastro Zizo foli sot në emisionin “Pasditja ime” për marrëdhënien me djalin e tij Dankan. Ai u shpreh se 13-14 vjeçarët e sotëm janë si 18-vjeçarët e kohës së tij, dhe pranoi se bën biseda të rriturish me të birin brenda disa kufinjve. Kastro tha se tashmë që do të bëhet baba për herë të tretë, është koha që të tërhiqet disi nga jeta e qejfit dhe të përqëndrohet më tepër te familja e tij. Ai tha se ka kohë që është divorcuar me alkoolin pasi ka pasur edhe kritika nga i biri kur sheh videot e Kastros në internet.…

Read More

Anjeza Shahini foli sot nga Londra për vajzën e saj, aty ku është shpërngulur dhe ka krijuar dhe familjen e saj, me diplomatin britanik Paul Edëard Conolly. Në një intervistë përmes Skype, me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Anjeza tregoi sesi lindi vajza me emrin Tori, e cila pak ditë më parë mbushi 1 vjeç. Ardhja e saj në jetë e ka bërë edhe më të lumtur këngëtaren. “I ka rritur gradat e lumturisë shumë ardhja e Torit në jetën time dhe ndoshta kjo e reflekton pak. Të dy emrat e vajzës sime janë të lidhur me emrat e prindërve…

Read More

“Ka sulme të orkestruara ndaj Panuçit”, thoshte Duka, kur ish-ttrajneri i Shqipërisë kritikohej gjithnjë e më ashpër për mënyrën se si luante Kombëtarja dhe për rezultatet që po merrte. Ndërkaq, italiani asokohe nuk ngurronte që të falenderonte Dukën 5 apo 6 herë gjatë çdo konference për mundëisnë që i jepte dhe për mbështetjen. Madje ndonjëherë i shpëtonte edhe ndonjë batutë prej babaxhani se me FSHF-në nuk e mbante të lidhur kontata, apo paratë, por dëshira që kishte për të finalizuar një projekt, të cilin Panuçi e kosnideronte të madh. Ndërkohë, pasi iku, Panuçi ia “shpërbleu” Dukës gjithë mëbshtetjen duke i…

Read More

Pak ditë më parë një foto e Amarda Toskës për rikthimin në “Portokalli” na çuditi të gjithëve dhe na bëri të mendojmë se moderatorja do t’i kthehet spektaklit të humorit. Dhe me sa duket, lajmi është i vërtetë por Ami nuk do të jetë e vetmja që do ta bëjë këtë gjë. Bashkë me 14 artistë të tjerë si Ermal Mamaqi, Besart Kallaku, Amarda Toska, Eneda Tarifa, Mariana Kondi e të tjerë, ajo do të rikthehet për mbrëmjen e ndërrimit të viteve në ekranin e Top Channel. Altin Basha ka thënë për Top Channel se ‘’Sëeet Home” do të jetë…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu e ka konsideruar “akt të pastër antikombëtar”, praninë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në kuadër të takimit për “Minishengenin” Ballkanik, që pritet të mbahet nesër. Në facebook, Balliu bën thirrje publike që kryeministri Rama të shpallet non grata në Kosovë, ndërsa thekson se ky i fundit nuk mund të lejohet që të “fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit”. “Minishengeni” Ballkanik ka sjellë në Tiranë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç…

Read More

Izet Haxhija ka marrë një lajm të dhimbshëm dje teksa ndodhet prej disa muajsh në qeli. Nëna e tij 87 vjeçare Ruke Haxhiaj ndërroi jetë, ndërsa i biri nuk mundi ti shkonte për varrim pasi nuk kishte leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri shprehet se shkak për mos dhënien e lejes është bërë një ngërç me institucionet e reja të ngritura, siç është së fundit SPAK, dhe ndarjes së kompetencave të gjykatave. Ai thotë se lejen e jep prokurori i çështjes, i cili ka qenë Besnik Muçi, kandidati për Kushtetuese i shkarkuar nga vettingu.…

Read More

Që prej datës 26 nëntor ora 4 e mëngjesit kur ra tërmeti katastrofik, një pjesë e banorëve të Vorës janë jashtë, pa një strehë mbi kokë. Shtëpitë e tyre në pallatet e para 90-tës janë dëmtuar keqazi, por askush nuk di si të veprojë të bashkëjetojë me muret e krisura e që u kanë dalë tullat vendit apo ti qëndrojnë sa më larg pallateve që nga jashtë tregojnë të çarat e frikshme. 15 pallatet e shenjuara me bojë të kuqe nga punonjësit e bashkisë një ditë pas tërmetit janë ndërtuar para viteve 90. Pallatet janë kryesisht me mure masiv mbajtës…

Read More