Author: tirana

Vajza e gazetarit të njohur Sokol Balla feston sot ditëlindjen. Babi Koli nuk mund të mos shkruaj një dedikim dhe urim zemre për princeshën e tij Belen, e cila tashmë është një vogëlushe e bukur që këtë vit është ulur në bankat e shkollës. “Nuk mund të them se do të jem aty për ty përgjatë gjithë jetës tënde, por të premtoj se do të jem aty për ty, përgjatë gjithë jetës time. Babi të do shumë princesh. Uroj që të kesh një jetë të mbushur me lumturi dhe yje. Gëzuar ditëlindjen Belen”, shkruan Balla krah një fotoje me të bijën.

Read More

Në vijim të procesit të llogaritjes së përfitimeve suplementare për punonjësit që kanë punuar në miniera në nëntokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit, si dhe punonjësit e metalurgjisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zbardhur gjatë ditës së djeshme listën e 1260 personave që përfitojnë pension për shkak të profesionit (llojit të punës), si dhe shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe atw tw invaliditetit. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e përfituesve të rinj, të cilët duhet të paraqiten pranë pikave të autorizuara për tërheqjen e pensioneve dhe shtesave që u takojnë. Ekspertët e sigurimeve shoqërore…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për ngjarjen aktuale, për mbledhjen që po mbahet ditën e sotme në Tiranë. Prezencën në Tiranë të Aleksander Vuçiç, në kuadër të takimit të 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Berisha e quan “Fantazma e Serbise se Madhe ne Tirane”. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Berisha shkruan: “Te dashur miq, Fantazma e Serbise se Madhe, hija e zeze e te gjitha fatkeqesive te rajonit keto 150 vitet e fundit, po shtetit neper Ballkan. Vetem dy dekada pas kapitullimit te Serbomadhise, ajo doli nga varri dhe Edvin…

Read More

Në ‘Post Festivalin’ që u mbajt pas përfundimit të natës së dytë gjysmëfinale të Festivalit të Këngës’ u zbulua edhe lista e 12 finalistëve që u kualifikuan. Pjesë e listës nuk u bë Stresi dhe Eli Fara, të cilët morën pjesë me këngën “BOHEM”. Pas kësaj, Stresi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku i thotë Elit të mos mërzitet pasi ata kanë publikun me vete. “Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët…Urime të gjithë finalistëve, e…

Read More

Një nga aktoret më të njohura të Maqedonisë së Veriut, aktorja e serialeve televizive por edhe në teatër, Silvija Stojanovska, u la në arrest shtëpie të ejten për shkak se dyshohej se kishte lidhje me një rrjet kondrabande të kokainës. Gjykata Penale e Shkupit deklaroi se aktorja është dënuar me 30 ditë arrest shtëpie, për dyshime për trafikim të lëndëve narkotike. Bashkë më aktoren është arrestuar dhë një person tjeter me inicialet V.B, i cili po mbahet në paraburgim. Lajmet për arrestimin habiti publikun pasi Stojanovska është një nga yjet më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut, një aktore me…

Read More

Nuk ka nevojë të përdorësh filozofinë për të kuptuar se po përhapet një gjuhë e pushtetit, tipari kryesor i të cilës është përzierja dhe ngatërrimi i realitetit dhe të vërtetës. Një përzierje e paprecedentë, ku sigurisht fjala “gënjeshtër” është e shtëpisë, por nuk mjafton për të na bërë të kuptojmë se cilët janë vendi dhe kuptimi i “të vërtetës”. Mbi të gjitha duhet vëzhguar se si kjo gjuhë funksionon në “egot” e mëdha të atyre që sot personifikojnë pushtetin politik. Marrim dy shembuj: Donald Trump si shembull global dhe Matteo Salvini, në Itali. Nga Donald Trumpi kemi mësuar se i…

Read More

Mustafa Nanos i ka tërhequr vëmendjen veprimi i Corbyn pasi humbi zgjedhjet, veprim për të cilin ai është ndalur edhe në monologun e tij në “Provokacija”. Fakti që lideri i Partisë Laburiste ka gjetur kohë për të marrë biçikletën dhe për të bërë një xhiro në Londër pasi humbi zgjedhjet është një gjest fantastik, shprehet Nano. Nano shprehet se ai humbi mundësinë për të qenë kryeministër i Anglisë, por fakti që dy ditë më pas vendosi të bënte një xhiro në Londër me biçikletë, tregon se këtë ngjarje ai diti ta përballonte në mënyrën më të mirë të mundshme. “Ky…

Read More

Durrësi u zgjua sot në mëngjes nën masa të forta sigurie. Aty mbërritën liderët e rajonit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama. Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, panë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në qytetin bregdetar. Siç shihet edhe nga videot e publikuara nga Top Channel, një numër shumë i madh truprojash kanë rrethuar liderët, trafiku është bllokuar, ndërkohë që një perimetër është vendosur edhe për qytetarët. Vuçiç, Zaev dhe Gjukanoviç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin…

Read More

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg pa afat” për Martin Skëndajn. Skëndaj vrau me armë zjarri dy të rinjtë, Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rapaj 26 vjeç në poliklinikën e Patosit. Dyshohet se shkak fillestar për ngjarjen e rëndë është bërë një lidhje dashurie e motrës së autorit me 22 vjeçarin, gjë për të cilën ata edhe ishin konfliktuar dy netë para ngjarjes më mjete të forta, shkruan abcnews.al. Pas këtij konflikti, Skëndaj kishte shkuar tek Poliklinika, ndërsa nuk dihet në çfarë rrethanash janë hasur sërish me Kapajn dhe Rapajn duke shkaktuar një konflikt, pas të…

Read More

Majlinda Bregu është shfaqur sot në krah të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic si edhe kryeministrave Zaev dhe Rama. Bregu shoqëronte liderët rajonale gjatë një vizite në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Golem të Durrësit. Bregu është drejtuesja aktuale e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një institucion i Bashkimit Europian për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Në fund të vizitës në këto zona, Bregu u takua përzemërsisht edhe nga ministri Blendi Klosi duke treguar kështu se i kanë tejkaluar rivalitetet politike. Duhet theksuar se Bregu u mbështet nga qeveria aktuale për të marrë drejtimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Read More

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duke folur në intervistën me Mustafa Nanon në “Provokacija” u shpreh me ironi se tre dinozaurët e politikës u gëzuan shumë për krijimin e SPAK-ut, duke nënkuptuar partitë e mëdha. “Kjo është në një shoqëri që ka humbur ekuilibrin dhe ndaj kemi një politike që vegjeton sipër kënetës. Ditën që u ngrit SPAK-u u krijua ideja se ishte ditë e madhe dhe 3 dinozaurët e politikës nxituan të bënin falenderime. Një mik i imi më tha se më duken si delet kur takojnë për herë të parë ujkun. Ka një hipkrizi të madhe. Janë…

Read More

Një vajzë dhe një djalë francez janë arrestuar në Durrës e Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Francës. Operacioni u kodua “Start” dhe u krye nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim. “Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer…

Read More