Në shkollat e arsimit parauniversitar që frekuentohen nga nxënësit me aftësi të kufizuara, krahas mësuesit të lëndës, në zhvillimin e procesit mësimor do të marrë pjesë edhe mësuesi ndihmës. Sipas udhëzimit më të fundit të miratuar nga dikasteri i arsimit, mësuesi ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore publike duhet të përmbushë dy kritere sa i takon formimit universitar që duhet të kenë. Për të siguruar një kontrate pune si mësues ndihmës, çdo kandidat duhet të jetë i pajisur me licencën e mësuesit në profilin “Arsim special”. Në mungesë të kësaj licence, mësuesi duhet të jetë i…
Author: tirana
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç konfirmoi se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive, që do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit. Vuçiç tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen. Ai konfirmoi se janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë…
Nga strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave në të gjitha qarqet, janë ushtruar kontrolle në subjekte “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri” dhe si rezultat: Janë kontrolluar gjithsej 1592 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike. Në Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në dyqanin e shtetasit G. G., 51 vjeç, banues në Kukës, u gjetën…
Ajo që ne ju ofrojmë është një test i thjeshtë dhe i shpejtë i cili megjithatë mund të jetë i dobishëm për të mësuar më shumë rreth vetes. Në fakt, ne jo gjithmonë e njohim plotësisht karakterin tonë. Është një aspekt themelor i personalitetit tonë. Është gjithashtu ajo që na shtyn të lidhemi në një mënyrë të caktuar, pozitive ose negative, brenda shoqërisë. Pyetja është: çfarë shihni së pari në këtë imazh? Menjëherë pas përgjigjes suaj, lexoni se çfarë do të zbulojë kjo për ju dhe karakterin tuaj. Fëmijë: Nëse kjo është ajo që keni parë në këtë foto, domethënë…
Natën e vitit të ri sipas parashikimeve në botë do të ketë përafërsisht 7.754.847.000 njerëz. Këta janë 83 milionë më shumë se një vit më parë, vuri në dukje Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore në Hanover. Sipas këtij fondacioni çdo sekondë Tokës i shtohen 2,6 banorë. Kjo shifër del nga raporti i lindjeve dhe vdekjeve gjatë së njëjtës periudhë. Parashikohet që në vitin 2023 popullsia në botë do të jetë 8 miliardë. Rritjen më të madhe të popullsisë e ka Afrika. Deri në vitin 2050, sipas parashikimeve numri i banorëve të këtij kontinenti do të jetë 2,5 miliardë nga rreth…
Tërmeti i fortë i 26 nëntorit duket se ka dëmtuar rëndë edhe Teatrin Kombëtar. Siç shihet edhe nga këto foto, kolona kryesore mbajtëse e strukturës së godinës së Teatrit Kombëtar ka pësuar krisje dhe çarje të forta, duke rrezikuar seriozisht rrëzimin e godinës. Për fat të keq, ndonëse kanë kaluar mbi 20 ditë nga tërmeti, ende askush nga ekspertët nuk ka shkuar për ta kontrolluar, siç është vepruar dhe po veprohet me të gjitha ndërtesat e vjetra në Tiranë, ku shumë prej të cilave kanë dalë edhe të pabanueshme dhe janë evakuuar. Godina e Teatrit Kombëtar është ndërtuar rreth 80…
Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur ligjin për krijimin e forcave hapësinore, dega e gjashtë e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara përkrah Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Detare dhe Rojes Bregdetare. Nënshkrimi zyrtar i Trump i ka hapur rrugë lëvrimit të shumës prej 738 miliardë dollarëve. “Sot hapësira është bërë një fushë beteje për mbizotërimin e saj, – tha Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Mark Esper. Ruajtja e dominimit amerikan në hapësirë tani është mision i forcave hapësinore amerikane”. Komanda Hapësinore Amerikane ‘SpaceCom’ do ketë nën urdhëra rreth 16,000 burra dhe civilë të Forcave Ajrore.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Dukanoviç kanë zhvilluar sot një vizitë në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës. Ata janë shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi, i cili u ka treguar dhe dëmet në pallate, por u ka shpejguar dhe punimet që janë bërë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ditën e sotme priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje intensive dhe mesatare. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE Priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërorë, në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman…
Policia Rrugore e Tiranës gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugë të ndryshme ëpr të evidentuar shoferët problematikë që bëjnë gara dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve për shkak se janë burim aksidentesh. Me anë të një videoje, Policia bën me dijes e janë konstatuar 11 raste kur shoferët ngasin makina me shpjetësi jashtë normave të lejuara. Më tej bëhet me dije se një prej shoferëve kishte arritur shpejtësinë 172 km/h.
Dy anije lundrimi janë përplasur paraditen e kësaj të premteje. Përplasja ndodhi në portin e ishullit Cozumel të Meksikës, ndërsa u raportua për një person të lënduar lehtë ndërsa pati edhe evakuime. Videot dhe imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë momentin e përplasjes. Pamjet tregojnë gjithashtu edhe dëme në pjesën e pasme të njerës prej anijeve.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e Albert Kuliçit, zv/drejtues në Prokurorinë e Vlorës. Hetimet e autoriteteve për këtë ngjarje sapo kanë nisur, ndërkohë që puna e Kuliçit si prokuror pritet të jetë pista kryesore ku do të përqëndrohen hetimet. Me shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për shkak të krijimit të SPAK, kjo çështje do të hetohet nga një prokurori e zakonshme. Albert Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, ka patur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i madh i tjetërsimit…