Author: tirana

Disa aktivistë të lëvizjes Vetëvendosja janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të kundërshtuar vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Mini-Shengenit i cili zhvillohet përgjatë këtyre dy ditëve. Ata thonë se Vuçiç është një kriminel, që nuk duhet të jetë në Tiranë në një samit ku Kosova nuk merr pjesë. Protesta e tyre ka shtuar edhe forcat e policisë në këtë zonë.

Read More

Jurgen Klinsman kërkon përforcime cilësore në merkato për ta shpëtuar Hertën e Berlinit nga rënia dhe për të synuar një ecuri më të mirë në sezonin që do të vijë. Ish-trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, kërkon të përfitojë nga situata e tensionuar mes Granit Xhakës dhe tifozëve të Arsenalit, për ta sjellë ish-kapitenin e “topçinjve” në Berlin. Xhaka është një njohës i mirë i Bundesligës, ku shkëlqeu me fanellën e Borusia Mënshengladabut përpara se të transferohej në Londrën Veriore. Por më parë duhet bindur Graniti për këtë lëvizje dhe klubet të gjejnë akordin mes tyre.

Read More

Teksa 9 persona, shumica ish-zyrtarë në nivele drejtorësh e specialistësh, qëndrojnë pas hekurave si përgjegjës për pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit me 23 jetë të humbura në Durrës, mbi kryebashkiakun që për 12 vite drejtoi qytetin nuk rëndon asnjë akuzë. Prokuroria dhe policia nuk kanë çelur asnjë hetim për Vangjush Dakon, i cili për 3 mandate dha leje të pafundme ndërtimi për pallate që tërmeti i shkatërroi. Banorët e drejtojnë gishtin te njeriu që kishin në krye të bashkisë dhe e bëjnë atë përgjegjësin kryesor të asaj që janë duke përjetuar. Dëmtimet që la pas tërmeti në…

Read More

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi. Propozim Rezoluta e shumicës parlamentare parashikon që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, si organ më i lartë përfaqësues shtetit t’i dënojë shkeljet e drejtave të njeriut të shkaktuara që nga dita e parë e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rezoluta, po ashtu kërkon që Qeveria dhe ministritë përkatëse si ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, të mbështesin qytetarët që u është bërë represion. Ndërsa pret që për këtë të ndihmojë edhe Avokati i Popullit. Në mbështetje të Rezolutës…

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev mbërrijnë në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik i cili do të jetë dy ditë, në kryeqytet dhe Durrës. Pas Novisadit në Serbi dhe Ohrit në Maqedoni, tashmë i takon Shqipërisë dhe Ramës të jenë pritës të takimit për Samitin trepalësh mes tre vendeve ballkanike. Ndërkohë Kosova refuzoi ftesën. Ramush Haradinajt nuk i shkoi asnjë ftesë ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi e refuzoi atë. Ndërkohë gazetari Neës 24 Ergys Gjençaj raporton se sot do të marrin pjesë në eventin ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, për bamirësi…

Read More

Mali i Zi do vendosë trupa ushtarakë në kufi si përgjigje ndaj rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë përmes vendit drejt shteteve të BE. Rreth 8.000 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kaluan në kufirin e Malit të Zi në vitin 2019 për të shkuar drejt vendeve më të pasura në Bashkimin Europian. Ky është dyfishi i totalit të një viti më parë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. “Ushtria do të angazhohet për të mbrojtur kufijtë shtetërorë dhe do të ndihmojë agjencitë e zbatimit të ligjit,”- tha Këshilli i Mbrojtjes dhe Siguria e Shtetit në një…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në gjuhën angleze videon e dytë kundër kreut të Këshillit të Lart1ë të Drejtësisë, Ardian Dvoranit. Përmes një mesazhi në “facebook”, Kreu i Shtetit shkruan që ky spot i dytë është kthyer në anglisht “për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti”. “Të dashur qytetarë! Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta. Kujtojmë se përplasja mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit nisi për procesin…

Read More

Vitamina D Vitamina D prodhohet më shpesh kur drita e diellit përthithet nga lëkura. Kur kjo ndodh kolesteroli kthehet në vitaminë D. Më pas vitamina D merret nga mëlçia dhe veshkat dhe transportohet nëpër trup për të ndihmuar në krijimin e qelizave të shëndetshme. Vitamina D luan një rol të rëndësishmë në ngjyrën e lëkurës. Mund edhe të ndihmojë në trajtimin e psoriazës. Mund ta rrisni marrjen e vitaminës D:     duke qëndruar 10 minuta në ditë në diell    duke ngrënë ushqime të fortifikuara si drithërat e mëngjesit, kosi, lëng portokalli etj.    duke ngrënë ushqime që kanë vitaminë D në…

Read More

Nëse jeni duke pyetur veten se si mund të humbisni peshë në 7 ditë, e dini se tashmë është e mundur?! Këtu është fruta juaj më e preferuar e sezonit. Është shija dhe zgjidhja që ju duhet. Mandarina është ndër frutat më të dëshiruar gjatë vjeshtës dhe dimrit. Është e shijshme, e ëmbël dhe e pasur me vitaminë C. Është një frut që kurrë nuk del nga tryeza dhe është e përsosur për t’u konsumuar çdo ditë falë pak kalorive të pranishme në të. Falë përfitimeve të shumta të saj, nga kjo frutë ka lindur një dietë që duhet ndjekur…

Read More

Bazuar në një studim 13-vjeçar, specialistë nga Universiteti i Harvardit kanë përcaktuar se profesioni i shoferit është shumë i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën. Problemi më i zakonshëm i hasur nga drejtuesit profesionistë është dhimbja në qafë dhe pjesa e poshtme e shpinës. Arsyeja kryesore për këtë nuk është kthimi i shpeshtë i kokës, por dridhjet e vetë automjetit. Mjekët besojnë se ky është një nga armiqtë më të mëdhenj të sistemit skeletor. Sipas studimit, ndryshimet në palcën e eshtrave dhe sipërfaqet e kyçeve janë shkaktuar nga dridhjet, të cilat çojnë në abrazion dhe deformim të tyre. Gjithashtu, ulja e…

Read More

Gjatë ceremonisë së ndarjes së 11 “Medaljeve të Nderit” për punonjësit e Policisë së Shtetit që menaxhuan sipas Ministrisë së Brendshme më së miri situatën pas tërmetit të 26-nëntorit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmendi edhe rastin e efektivit të RENEA-s, Shkëlzen Alushi. Alushi, u kthye në një personazh viral në rrjetet sociale, pasi publikoi një dedikim që ai ndau me miqtë e tij, ku i kërkonte falje të birit. “Unë nuk besoj se ekziston një përkufizim i qartë për heroin, por nëse do të më duhej të bëja një propozim do të ishte pikërisht ky: Hero është ai ose…

Read More

Gurët në veshka formohen në momentin kur keni kristale të ngurta. Këtu përfshihet kalçiumi, oksalati dhe acidi urik, të cilat nuk mund të treten. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 mënyra të lehta se si të trajtoni problemin e gurëve në veshka. Uthull molle Uthulla e mollës është e pasur me acid citrik dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka. Ajo rikthen nivelin e alkalinës në gjak dhe urinë dhe eliminojnë toksinat. Për të shfrytëzuar këto përfitime, përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle në 200 ml ujë dhe pijeni gjatë ditës. Sasia e rekomanduar…

Read More