Qeveria Gjermane do të japë një grant prej 4 milionë eurosh për ndihmë emergjente pas tërmetit që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, të cilat do të jepen përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW si partner zhvillimi. Lajmi është konfimruar ditën e sotme ku Qeveria Gjermane njoftoi zyrtarisht Qeverinë Shqiptare po fondin e solidaritetit pas tërmetit tragjik ku mbetën 51 viktima dhe mijëra familje pa banesa. Këto fonde do të përdoren për të ndërmarrë masa për rindërtimin e shkollave dhe ndërtesave të tjera publike në zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës etj., të cilat u prekën më së shumti nga tërmeti.…
Author: tirana
Një organizatë shumëpalëshe kriminale e shtrirë në të gjithë Greqinë dhe në shumë vende të të tjera, sipas policisë greke, tregtonte sasi të mëdha të substancave ilegale anabolike, që shërbenin për të përmirësuar performancën e atletëve, veçanërisht në palestra, u shkatërrua nga Drejtoria e Policisë Ekonomike në bashkëpunim me autoritetet franceze. Ky u pasua nga operacione të njëkohshme policore në Attica, Evia, Fokida, Selanik dhe Kretë, me arrestimin e 9 personave, të moshës 25 deri në 41 vjeç. Mes të arrestuarve është edhe kreu i bandës një shtetas shqiptar 25 vjeç, banues në Chalkida, si dhe katër të tjerë. Gjatë…
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se në Tunelin e Krrabës, u krye një inspektim i hollësishëm, lidhur me pasojat e termetit të datës 26 nëntor 2019, ashtu siç u realizua edhe në të gjitha veprat e tjera të artit, ura, mure mbajtës e pritës e tjerë në të gjithë rrjetin rrugor kombëtar. Inspektimi u krye nga specialistë të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe përfaqësues të Operatorit të Tunelit.Theksojmë se, nga ana konstruktive tunelet e mëdhenj në Shqipëri, i Thirrës dhe i Krrabës, janë llogaritur, sipas EUROCODE-ve për përballimin e termeteve epiqendra e të cilëve mund të jetë direkt pranë tunelit dhe…
Feng Shui është arti dhe shkenca e organizimit dhe projektimit të ambienteve që përmirësojnë rrjedhën optimale të energjisë. Kuptimi i këtij pohimi kërkon dy gjëra: që ju të besoni se energjia rrjedh nëpër univers dhe që të besoni se ka një mënyrë për të përfituar nga kjo energji. Ky art na ndihmon në shumë mënyra dhe këtë herë kemi një seri këshillash Feng Shui që do t’ju ndihmojnë të tërhiqni para në shtëpinë tuaj. A jeni gati? Dekoroni me ngjyrë vjollcë, të kuqe ose të gjelbër Feng Shui thekson se lyerja e një muri ngjyrë vjollce ose dekorimi me objekte…
Dashuria është një emocion egoist. Kur dy njerëz bien në dashuri ata bëjnë çdo gjë që ta bëjnë dashurinë e tyre perfekte. Por, jo çdo kush është lindur me që bënë që dashuria të zgjatë shumë. Dhe kështu është gjatë moshës tonë të re, e zakonisht kur jemi në shkollë, ne jemi të ekspozuar ndaj ideve të së vërtetës që na formojnë të ardhmen dhe proceset e mendimeve. Fatkeqësisht, ne nuk marrim mësime se si duhet ta bëjmë një lidhje të funksionojnë dhe shpesh herë themi se pse nuk kemi pasur një libër se si duhet të sillemi në dashuri…
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka reaguar pas qëndrimit të Komisionit hetimor për Kreun e Shtetit, që në këtë hetim të përfshihet edhe përplasja e tij me kreun e KED Ardian Dvorani. Sipas Presidencës këto veprime janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të Dvoranit, ndërkohë që vërteton se krimet e tij janë kryer në bashkëpunim. Për zëdhënësin e Presidentit, veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës. “Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë…
Presidenti i klubit të Cërrikut, Gentian Gjoka ka përfunduar në pranga, pasi u kap me arme pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Lokalizmi”, ra në pranga 45-vjecari, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Pas informacioneve se një person në kërkim lëvizte i armatosur, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla”. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak. Nga verifikimet e bëra rezultoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim për llogari…
Ditën e diel do të luhet finalja e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Lacios. Eventi do të zhvillohet në qytetin e Riad, në Arabinë Saudite. Për shkak të ardhurave financiare kjo finale luhet për herë të dytë radhazi në Arabi. Sakaq, këtë vit Juventusi ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e saj nga Arabia. Bardhezinjtë do të veshin një fanellë të veçantë teksa emrat e futbollistëve do të jenë të shkruar në gjuhën arabe. Një mënyrë e zgjuar edhe për të përfituar nga marketingu, pasi kjo lëvizje do të ndikojë edhe te shitjet e fanellës bardhezi në…
15 pallate të ndërtuara para viteve ’90 janë ta pabanueshme në Vorë. se pikërisht këto pallate kanë qenë të dëmtuara prej tërmetit të parë të 21 shtatorit, dhe pas atij me magnitudë 6.4 righter të 26 nëntorit nuk është marrë asnjë vendim për ta. Sipas banorëve vetëm një grup ekspertësh rumunë kanë ardhur pas tërmetit të cilat i cilësuan pallatet si të pabanueshme. Ndërsa pas 26 nëntorit ka qenë një inxhinier i Institutit të Ndërtimit i cili ka lajmëruar banorët të dalin jashtë. Prej asaj dite, banorët shprehen se janë pa përgjigje, jashtë dhe pa banesë. “Gjatë tërmetit të 26…
Disa ndryshime të vogla sa i përket look-ut tuaj nuk do t’ju bëjnë dëm. Mënyra më e mirë për t’i filluar këto ndryshime janë flokët. Prandaj, ne kemi mbledhur 4 ngjyrat e flokëve që do të jenë trend për vitin e ri 2020. Duke filluar nga ngjyra kafeje/çokollatë, e deri tek një e kuqe e lehtë këto 4 ngjyra do të jenë trend dhe do ju bëjnë të dukeni ‘fresh’ për vitin e ri që po ju pret. Milk-Chocolate Brown Rooted Beige Orchard Red Honey Blonde
Në Komisionin Hetimor për shkeljet e Presidentit Meta është miratuar shtyrja me 4 muaj e afatit të hetimit të veprimeve të tij. Në Kuvend kaloi projekt-ligji për një shtesë në përmbajtjen e këtij hetimi, pas anulimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit edhe ajo e dekretimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila çoi më pas në një përplasje me kreun e KED, Ardian Dvoranin. Mazhoranca pretendon se Meta ka bërë dy shkelje të tjera sa i takon emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, arsye për të cilën kërkoi edhe shtyhrje me 4 muaj këtë komision. Ndërkohë nga…
Nata e parë gjysmëfinale e edicionit 58 të ‘Këngës Magjike’ është mbajtur këtë të enjte. Pas performancës së 10 artistëve konkurrentë, publikut i ishin rezervuar disa surpriza, sic ishte ngjitja në skenë e këngëtarit me famë botërore Mahmood dhe për herë të parë në një bashkëpunim ‘Edi Rama, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli’. Aktorët e mirënjohur të humorit, Drilon Hoxha, Florjan Binaj dhe Rudina Dembacaj kanë imituar figurat e lartpërmendura të politikës, duke sjellë të qeshura pafund në rradhët e publikut. https://www.instagram.com/p/B6RXEB7FTUy/