Author: tirana

Ngacmimi i femrave në Francë do të jetë i paligjshëm dhe shkelësit e një ligji të ri të miratuar së fundmi do të dënohen me gjobë deri në 750 euro. Deputetët francezë votuan të mërkurën në favor të këtij projekt-ligji, vetëm pak ditë pas trazirave të shkaktuara në Francë, kur një burrë sulmoi një grua të re, Marie Lager, sepse ajo iu përgjigj komentit të tij vulgar jashtë një kafeneje në Paris. “Ngacmimet në rrugë nuk dënoheshin në të kaluarën por tani e tutje do të ndëshkohen”, është shprehur ministri i barazisë Marlene Siapas. Një projektligj i mëparshëm theksonte se…

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaron se qeveria serbe do të akordojë një fond domethënës parash për të ardhur në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri. “Shpreh ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën gjatë tërmetit. Ne bëmë sa mundëm duke sjellë ekipet e shpëtimit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënese parash. Do të jetë një nga dy tre katër donatorët e mëdhej për Durrësin e Thumanën . Deklarata u be ne konferencen e perbashket e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit te Maqedonisë së Veriut, Zoran…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas ngjarjes në Vlorë ku iu vendos eksploziv makinës së prokurorit Albert Kuliçi. Në një deklaratë për mediat, KLP e cilëson një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin. Këshilli e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës dhe deklaron se në ushtrim të përgjegjësive kushtetuese merr në mbrojtje të posaçme Kuliçin dhe familjen e tij. DEKLARATA E PLOTËKëshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi mësoi me indinjatë të thellë për aktin kriminal që ka…

Read More

Një ndërhyrje skandaloze e një futbollisti argjentinas ka bërë që ndeshja të kthehet në një kaos, duke shpërthyer sherri mes dy ekipeve. Social Atletico Television ishte duke luajtur ndaj La Union de Jaguel në finalen e Lujan League në Buenos Aires. Mesfushori i Social Atletico Television, Lucas Torres bëri një ndërhyrje tejet të ashpër me dy këmbët e tij ndaj futbollistit rival në momentet e fundit të ndeshjes. Kjo solli edhe reagimin e lojtarëve dhe menjëherë plasi sherri.

Read More

Siç ishte parashikuar që mes liderëve të rajonit do të zhvillohej një konferencë e përbashkët. Kryeministri Edi Rama nga takimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor, në prani të Presidentit të Serbisë, Vuçic, atij të Malit te Zi dhe kryeministrit maqedonas, i ka dhënë përgjigje refuzimit të ftesës nga ana e Kosovës për të qenë pjesë në këtë samit të Minishengenit. “Jemi për të dnëtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Unë me bindje them se ky proces është në një mendim me të gjithë vendet. Dhe duhet të bashkojnë forcat dhe të shpejtojmë procesin drejt BE-së. NE po…

Read More

Vetëm pak orë pas shpërthimit me tritol të makinës së  zv/drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi, është mbledhur me urgjencë  Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Burime nga KLP bëjnë me dije për tirananews.al se fokusi i këtij takimi është pikërisht atentati mëngjesin e sotëm ndaj njeriut të drejtësisë. Kujtojmë se ky është atentati i dytë ndaj një prokurori brenda pak kohe. Mëngjesin e sotëm një makinë ka hyrë kundravajtje në rrugicën ku ndodhej e parkuar makina me targë AA 583OO, e prokurorit Kuliçi. Nga makina ka zbritur një person i maskuar, i cili i është afruar makinës së prokurorit…

Read More

Rreth 70 drejtues dhe efektivë të Policisë së Shtetit u arrestuan, u hetuan apo u larguan nga detyra gjatë periudhës, janar deri 20 dhjetor të 2019-s pasi lejuan grupet kriminale të kultivonin lëndë narkotik në shumë zona të ndryshme të vendit. ABC News ka mësuar se ky evidentim u zbulua nga auditi i ministrisë së Brendshme. Drejtoria e Standardeve Profesionale thekson që drejtuesit e Policive Vendore nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar mbjelljen e kanabisit. Në ndihmë të Policisë së Shtetit kanë qenë edhe relacionet e minitorimit nga ajri në muajt qershor-korrik-gusht nga Guardia di Finanzza për…

Read More

Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, ka dënuar aktin dhe e ka cilësuar një gjest frikacak prej burracakësh sulmin me tritol ndaj makinës së prokurorit, Kuliçi sot në Vlorë. ” Jemi në mbështetje të tij dhe për ta mbështetur në aktivitetin e tij si prokuror. Nuk ka asnjë lidhje tjetër vetëm nga detyra. Është ngjarje shumë e shëmtuar prej frikacakësh e burracakësh që veprojnë me maska dhe me tritol. Ne do të përgjigjemi me akte dhe me dënime. Nuk tërhiqemi. Gra e burra në Prokurinë dhe në Gjyqësorin e Vlorës punojnë natë e ditë vetëm për të zbatuar ligjin. Janë…

Read More

Vijon takimi kokë më kokë i katër liderëve të Ballkanit Perëndimor: Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç. “Burimet bëjnë me dije se po diskutohet për ngritjen e një qendre të përabshkët të Shtabit të Emergjencave Civile në Durrës. Gjithashtu po diskutohet dhe për lëvizjen e lirë brenda këtij viti ndërsa lëvizja e lirë e mallravce të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.” Më pas do të ketë një konferencë të përbashkët. Ata kanë bërë dhe foton e rastit familjare që bëhen në këto evente. 

Read More

Një banesë në fshatin Terihat, Bashkia Dropull ka rënë pre e grabitësve gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar, bën me dije policia, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash nën kërcënimin e armës. Të moshuarat u mbyllën në një dhomë teksa grabitësit kërkonin nëpër shtëpi për para duke i thënë “na jepni leftat”. “I mbyllën gojën, i vunë pistoletën në kokë dhe i hodhën në krevat. Pastaj mbyllën dritaren dhe dhomën duke i lënë brenda. Grabitësit flisnin shqip dhe greqisht. Leftatë, ku i ke leftatë, i thonin nënës”, shprehet vajza e njërës prej…

Read More

Policia e Korçës ka goditur një bandë hajdutësh, që ishin kthyer në tmerrin e banesave dhe bizneseve. Nga aksioni policor, ka rënë në pranga 23-vjeçari A.Z., ndërsa janë shpallur në kërkim B.Q., 28 vjeç, dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimi ka rezultuar se tre të rinjtë janë autor të disa vjedhjeve të ndodhura brenda një muaji në qytetin juglindor. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Mekanizmi”.Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 1 mujor, për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe…

Read More

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Glauk Konufca është bërë baba për herë të dytë dhe së bashku me bashkëshorten kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Lajmin e gëzuar e ka dhënë bashkëshortja e politikanit, me anë të një fotoje të postuar në Facebook ku shihet Glauk duke mbajtur në krah vogëlushen e porsalindur, të cilën çifti ka vendosur ta quajë Erena.Glauk Konjufca është i martuar me aktoren Emira Bajcinca dhe kanë edhe një vajzë më të rritur me emrin Knida.

Read More