Author: tirana

Ndërsa po arrijmë në fund të vitit është e thjeshtë të shikosh mbrapa dhe të kujtosh të keqen, qoftë në politikë apo në çështjet mjedisore. Por ajo që është gjithashtu e qartë është roli i grave në formimin e botës sonë më të mirë. Merrni Gina Miller dhe Baronesha Hale, të cilat ndaluan politikën jodemokratike ose Greta Thunberg e cila në moshën 16 vjeç, ka kryesuar lëvizjen ndërkombëtare për ndryshimin e klimës janë vetëm disa shembuj. Është Lizzo që ka shërbyer si një grua frymëzuese për pozitivitetin dhe qasjen e pranimit të trupit, ndërsa Phoebe Waller-Bridge jo vetëm që na…

Read More

Një i ri nga New York-u ka humbur jetën pasi është shtypur nga një makinë e cila ka qenë pa shofer. Michael Kosanovich, 21 vjeç, po shihte për të blerë një makinë kur papritur njëra nga makinat e parkuara, tip Lexus IS300 e vitit 2002, lëvizi vetë pasi pronari i saj kishte shtypur telekomandën, raporton BBC News. Si pasojë Kosanovich ka mbetur i bllokuar mes dy makinave. Ai është dërguar menjëherë në spital me plagë të rënda në kraharor dhe këmbë. Nga plagët e marra i riu ka humbur jetën një ditë më vonë, me 7 dhjetor. Në lidhje me…

Read More

Burime të afërta për ‘Cosmopolitan’ kanë bërë të ditur se Mbretëresha Elizabeth ka shumë kohë që përgatitet për të shkruar fjalimin që do të mbajë për Krishtlindje. Kjo detyrë nuk ka qenë e lehtë për të këtë vit, pasi duket se i ka marrë shumë kohë. Më parë letra e Krishtlindjeve nga pallati mbretëror, shkruhej nga djali i Elizabeth, Princi Andreë, megjithatë krisja e marrëdhënieve brenda Kensington ka sjellë këto ndryshime. “Ne nuk e dimë se çfarë planifikon të thotë mbretëresha sepse nuk e kemi parë fjalimin,” i tha një burim reporterit mbretëror Katie Nicholl në ‘Vanity Fair’. Nga ana…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vizituar shtëpinë e Aurelit, djaloshit që ka mundur të shpëtojë nga tërmeti, duke u hedhur nga kati i tretë. Rama shkruan se sot kanë vizituar shtëpinë e engjëllit, ndërsa i ka bërë edhe një surprizë. Kryeministri i ka bërë surprizë posterin e Ronaldos, duke ia vendosur pranë krevatit. Në videon e postuar, Edi Rama i thotë djalit të vogël se tashmë idhullin t tij Kristiano Ronaldon e ka shumë afër, ndërsa edhe kur të mëojë, mund ta ketë portretin e futbollistit të njohur afër. “Aureli u bë i famshëm prej Ronaldos. Tani Aureli do mësojë, do…

Read More

Dështimi në Champions League i Interit ka bërë që drejtuesit të hedhin sytë nga merkato në kërkim të përforcimeve për ta përforcuar skuadrën edhe më me qëllim synimin e titullit kampion, me zikaltërit që aktualisht udhëheqin renditjen me dy pikë më shumë sesa Juventusi kampion në fuqi. Sipas faqes së dedikuar për informacionin qark klubit zikaltër, “fcinterneës.it”, drejtuesit e Interit janë takuar në Milani me presidentin e Veronës, Mauricio Seti, ku kanë hedhur piketat për tre tansferime. I pari në listën e Marotës është Amrabat, por për marokenin Verona kërkon minimalisht 15 milionë euro për ta lënë të lirë. Por…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, njihet për të kaluarën e tij si një boksier rrugësh, që zhvillonte ndeshje të shumta me kundërshtarë dhe baste! Së fundi, ai ka publikuar disa pamje që i kishte humbur dikur dhe i përkasin vitit 2005. “Kasetat e humbura 2005”, shkruan ai. Në videon që e gjeni në YouTube, Noizy shfaqet mjaft i ri i veshur me tuta të bardha, teksa ndeshet me një djalë tjetër. Ndeshja përfundon barazim, pasi askush nga djemtë nuk u mund! Gjatë një interviste në emisionin “Zonë e lirë”, reperi ka treguar se ai është shpallur dy herë kampion i…

Read More

Prokuroria ka dërguar në gjykatë, në limitet e afatit, dosjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë, ish-sekretari i përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi. 3 prokurorët e çështjes ishin të ndarë në vendimmarrje, dy prej tyre Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako për ta çuar në gjykatë dhe Kol Hysenaj për të vijuar hetimet, por drejtuesja e prokurorisë nxori një udhëzim të përgjithshëm sipas të cilit rekomandon prokurorët të kryejnë veprime të mëtejshme për çështjen. Ky udhëzim nuk është marrë në konsideratë nga dy prokurorë dhe duke qenë se afatet hetimore përfundonin sot…

Read More

Interesimi për derbin e kryeqytetit është shumë i madh. Partizani dhe Tirana do të përplasin “brirët” në “Air Albania” dhe tifozët nuk duan të humbasin një mundësi të tillë, për të parë këtë sfidë. Klubi i Partizanit i bën thirrjet tifozëve nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, të nxitojnë të blejnë biletën e tyre, pasi vetëm në katër orë janë shitur plot 7 mijë bileta. Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë për të nisur derbi, duket se “Air Albania” do të presë një numër të madh tifozësh. Ndërkohë nga të kuqtë është bërë e ditur gjithashtu se të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbetur shumë i impresionuar nga i moshuari Sefer Poçi. Ditën e sotme Rama ishte për vizitë në shtëpinë e tij të cilën e inspektoi nga afër pas rindërtimit. Banesa e të moshuarit në Farkë ishte dëmtuar nga tërmeri i 21 shtatorit. “Sefer je i madh do vij të të takoj. Ai qenka për parlament. Atë të kisha në opozitë unë do më kishte rrëzuar 7 herë deri më tani. Shyqyr që s’kemi këtë në opozitë se do na hidhte në erë. Gjigand. Monument kulture. Ai ishte kompjuter në tru,”-tha Rama.

Read More

Ajo mund të quhet pa frikë “gruaja kameleon” e industrisë së modës, që ka guxuar aq shumë jo vetëm krijimet e saj, por mbi të gjitha me pamjen e saj të jashtme. E njohur ndryshe si ”Posh Spice”, Victoria Beckham është kthyer në një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën. Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe duket përherë e më e re dhe sigurisht që meritë për këtë nuk kanë vetëm gjenet e mira dhe trajtimet e ndryshme, por edhe konsumi i këtij fruti që fatmirësisht gjendet edhe në tregun shqiptar. Sipas 45 vjeçares, çelësi për një…

Read More

Përzgjedhja e karrierës është vendim i rëndësishëm që e forcon apo e vështirëson jetën tuaj. Çdo person duhet të hulumtoj dhe eksploroj shumë para se të marrë vendimin për zgjedhjen e fushës të cilën dëshiroj ta studioj dhe perfeksionoj. Duhet të mbani mend se zgjedhja e karrierës nuk është si kalimi nga një kompani në tjetrën, por posa të marrësh vendimin, më nuk ka kthim prapa. Pasionin Duhet të dini se ku shtrihet pasioni juaj. Nëse ju pëlqen fotografia, nuk mund të zgjidhni fushën e mjekësisë, por duhet ta studioni tërësisht fotografinë dhe ta ndiqni atë profesion si e çmendur.…

Read More

Një sasi prej 2130 kg mish pule me prezencë salmonele është bllokuar nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë. Kjo drejtori kishte informacion se ngarkesa me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia ishte me praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis dhe kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”. “Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në…

Read More