Author: tirana

Pas akt-konstatimit të Institutit të Ndërtimit, i cili i shpalli të pabanueshme tre godinat në “Qytetin Studenti” si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, vijoi puna me shembjen e tyre. Familjet që i kishin zaptuar gjatë viteve të tranzicionit, janë sistemuar në banesa me bonus qiraje, si të gjitha familjet e tjera të prekura nga tërmeti. Teksa ndoqi nga afër shembjen e godinave, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi të drejtë vendimin për t’i larguar banorët nga dhomat e ish-godinave të “Qytetit Studenti”, të cilat përbënin rrezik për jetën e tyre dhe sisteminin në banesa me bonus…

Read More

Pas një seance të mbajtur mesditën e djeshme në Sofje, Akademia Bullgare e Shkencave doli në konkluzionin se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se është një “normë e shkruar rajonale” e gjuhës bullgare. Akademia bullgare pohon faktin se pozicioni i Maqedonisë së Veriut është i rremë Ky institucion pasditen e së mërkurës miratoi një qëndrim duke theksuar se maqedonishtja ishte një dialekt i bullgarishtes, dhe dokumentet shoqëruese përmbajnë një seri kualifikimesh dhe fyerjesh për këtë gjuhë, shkruan INA. Akademia bullgare pranon se pozicioni i sotëm është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj Kartës së Gjuhës Maqedonase të miratuar nga Akademia Maqedonase…

Read More

Ta mbash zemrën të shëndetshme është diçka mëse e rëndësishme, në mënyrë që të jetosh si duhet dhe ka disa gjëra që mund të sigurojnë se gjithçka është në rregull Hapi i parë Vendosni në një legen ujë të ftohtë dhe për t’u siguruar që është shumë i ftohtë, hidhini dhe akull. Legeni duhet të jetë aq i madh sa t’i marrë lehtësisht duart tuaja. Hapi i dytë Futini duar tuaja në ujin akull të ftohtë dhe mbajini aty për 30 sekonda. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni sesi reagon gjaku juaj kur vihet në kontakt me ujin e ftohtë.…

Read More

Ditën e sotme në Komisionin e Medies po diskutohet për paketën anti-shpifje. Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate të ashpra. Mark Marku në fjalën e tij se nëse kjo paketë kalohet në Kuvend është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias. Nuk ka munguar edhe një ndërhyrje e Mirela Kumbaros, e cila u përplas në debat me Mark Markun. Pjesë nga debati: Marku-Kumbaros:Po dëgjuat mire, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si fugon. Po folët unë iki bashkë me kolegët. Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën. Marku: Jeni punetorë të një njeriu qe do t’ju shkelë. Figurat e kryeministrit i…

Read More

Ditën e djeshme në fshatin Suç të Myftinisë Mat u zhvillua ceremonia e inaugurimit të xhamisë së re të këtij fshati. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Arsimit dhe Kulturës pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Dorian Demetja, Myftiu i Matit, Fabjon Kolaveri, Myftiu i Dibrës, Muis Kurtulla, Drejtori i Shoqatës “Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi”, Ibrahim Mekki, dijetari dhe humanisti i njohur nga Kuvajti, Nebil el Auadi, si dhe donatorët, kontribuuesit dhe besimtarë të shumtë të fshatit Suç të rrethit Mat. Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Arsimit dhe Kulturës pranë KMSH-së, Demetja, shprehu falënderime ndaj…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë dollarë për ngritjen e strukturave të SPAK. Ajo tregon vendosmërinë për të luftuar fenomenin e korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton faktin se SHBA është e përkushtuar në respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Ambasada e SHBA pohon se “bosëve të krimit dhe të paprekshmëve” po u vjen fundi dhe kjo sipas saj, do të realizohet menjëherë pas ngritjes së strukturave të reja të drejtësisë. Postimi i ambasadës: Qeveria e Shteteve të Bashkuara…

Read More

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në Alpe do të ketë reshje bore të pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. Temperaturat min dhe max: Zonat malore -2/5°C Zonat e ulëta 4/15°C Zonat bregdetare 8/16°C

Read More

Në këtë periudhë të dhjetorit do të keni mundësi që të kuptoni se çfarë duhet të bëni në dashuri dhe nëse duhet të merrni një vendim, mendohuni mirë. Në fillim të muajit nuk morët konfirmime, ndërsa tashmë një miqësi mund të rezultojë intriguese. Dhjetori favorizon të gjithë ata që janë çift. Nëse keni ndryshuar punë, mund të ndiheni të lodhur pasi gjërat nuk po ecin siç duhet. Demi 20 Prill – 20 Maj Muaji po ikën në mënyrë të tensionuar. Por viti që vjen pritet të sjellë të reja të rëndësishme, si martesë, bashkëjetesë apo një dashuri të madhe. Bëni…

Read More

Kryeministri, Edi Rama e ka kthyer në një rutinë tashmë publikimin e ‘fjalëve të shenjta’ në rrjetet sociale, ku citon thënie të mençura nga dijetar islam e të krishterë, por edhe nga librat e shenjtë. Mëngjesin e sotëm, Rama ka zgjedhur që ta nisë me thënien e Hafiz Ali Korçës i cili thotë që feja myslimane të mëson që kur bëhet fjala tek Atdheu nuk duhet të kursesh asgjë. “Fjalët e shenjta. Nga Hafiz Ali Korça tek “Mirë se ke ardhur”: Feja myslimane mos kurse të thotë as shpirtin, as fëmijë fare gjë në botë. Po ç’kriji të gjitha veç…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën e shpalljes së vendimit të rivlerësimit për prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini. Vendimi për Martinin ishte parashikuar që të jepej këtë të enjte në orën 10:00, por sipas njoftimit të KPK, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet. Ndër të tjera në njoftim thuhet se data tjetër e seancës për shpalljen e vendimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit. Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për seancë dëgjimore. Martini në përfundim të kësaj seanca ka…

Read More

Pas Shqipërisë, tërmeti është zhvendosur në vendin fqinj, Greqi, ku janë regjistruar një sërë lëkundjesh të njëpasnjëshme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lëkundje e fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Kretë, në zonën Agios Nikolaos, duke shkaktuar panik te qytetarët. Tërmeti është ndjerë në orën 05:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas Institutit të Geodynamics, ka qenë 11 km në juglindje të ZAKROS, detit, me një thellësi fokale 15 km. Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin, si dhe në ishujt e afërt, Kasos dhe Karpathos. Pas 21 minutash, dhe konkretisht në…

Read More