Author: tirana

Qeveria ka miratuar sot shpronësimin për interes publik të pronarit të pasurive të paluajtshme pronë private, që preket nga ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 në Këlcyrë. Pasi të shpronësohet nga bujqësore statusi i pronës do të kalojë në tokë për varreza. Varrezat greke në Këlcyrë po ndërtohen pas marrëveshjes mes Tiranës dhe Athinës në 25 mars të vitit 2010 në kohën e qeverisë Berisha për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

Read More

Pres disa kohësh në mediat rozë përflitet për një lidhje mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito. Ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit dhe kanë udhëtuar së bashku. Por duket se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi. Butrinti e konsideroi Kiarën shoqen më të mirë që ka në Tiranë ndërsa u pyet nga fansat në Instagram. “Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë?”- e pyeti një fans. Ndërsa këngëtari u përgjigj: “Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”. Butrinti u pyet gjithashtu nëse do dilte me vajza që do i shkruanin…

Read More

Ndonjëherë nervat nuk pyesin për vendin apo momentin. Duhej që dasma të ishte dita më e lumtur e jetës për një çift të ri, por nuk ndodh kështu për këtë djalosh. Dhëndri në video shfaqet gjatë gjithë kohës i acaruar dhe reagon me nervozizëm ndaj gjithçkaje dhe kujtdo që e rrethon. Gjithçka filloi kur ai nuk pranoi shakatë e të ftuarve ndërsa priste tortën e dasmës. Ai u nevrikos dhe me një mik që e kishte pranë, të cilit ia rrëmbeu shishen e shampanjës dhe ia theu në tokë. Videoja është shpërndarë me shpejtësi në internet dhe bëri xhiron e…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me Targa të Veçanta dhe aktualisht sot ky institucion ka kryer furnizimin e 14-të, me një total të targave në sasinë e 129 copëve për automjete nga AA 001 ZV – AA 999 ZY (kombinimet numërore shembull: 001/111/101/100). “Të ardhurat shkojnë për investime, projekte edukative, siguri rrugore, green revolution, retro”, shprehet DPSHTRR.

Read More

Berat Gjimshiti në fazën e 1/8-ave të Championsit. Skuadra e Atalantës, kua luan dhe mbrojtësi kuqezi, bëri mrekullinë duke fituar 0-3 në stadiumit “OSC Metalist” të Kharkivit me Shakthar Donetsk dhe e ndihmuar edhe nga “dhurata” e Manchester Cityt, që mposhti Dinamon e Zagrebit, kalon fazën e grupeve, duke u renditur mes 16 më të mirave të Europës. Shtatlarti shqiptar luajti titullar në qendër të mbrojtjes duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë sukses historik të bergamaskëve. Pas ndeshjes, Gjimishiti është vlerësuar me notën 7.5 nga Calciomercato Calciomercato, nota 7.5: I aftë të kalojë topin në pjesën e pasme,…

Read More

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugë duke u bërë apel shoferëve që të mos ecin me shpejtësi në rrugë, pasi janë burim aksidentesh. Në një postim në Facebook, Policia shkruan se janë kapur shoferë që ecin me 204 km/h në rrugës Sauk-Teg. Pas kontrolleve të shumta që janë bërë në rrugë janë pezulluar 19 leje drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranushëm dhe vrastar. NJOFTIMI I PLOTË Mos shpejtoni, radari dhe polici rrugor janë në detyrë. Vijon kontrolli👮♂🚔 për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë ✈vrastare të…

Read More

Nga Lutfi Dervishi Vendimi për të pezulluar lejet e reja të ndërtimit në Tiranë dhe Durrës është për t’u përshëndetur, por pyetja është: a do të hapen më gropa në Tiranë dhe Durrës për kompanitë që kanë marrë leje?Tërmeti 26 nëntorit nuk nxorri në dritë vetëm korrupsionin, babëzinë dhe lemerinë e disa ndërtuesve, por edhe faktin që ka mijëra apartamente të pa shitura si në Tiranë ashtu edhe në Durrës. Pra nuk është kërkesë – oferta që ka çuar në shumëfishimin e lejeve të ndërtimit, se përndryshe kjo do të reflektohej tek rritja e kredisë në banka, gjë që nuk…

Read More

Napoli ka prezantuar trajnerin e ri, Rino Gasttuson,  cili ka nënshkruar për gjashtë muajt e ardhshëm, me të drejtën e rinovimit për një vit nëse arrihet si objektiv pjesëmarrja në Champions. Në konferencën e prezantimit, ku ishte përkrah presidentit De Lurentiis, Gattuso i shprehu mirënjohjen Ancelottit, nga i cili ka marrë detaje për funksionimin e skuadrës. “I thashë po Napolit sepse është protagoniste në Itali dhe Europë. 99% e lojtarëve të këtij klubi i përshtaten futbollin që bëj unë. Të dielën ka qenë hera e parë kur kam folur me Napolin, kam bërë 6 orë rrugë për të ardhur këtu…

Read More

Në qoftë se jeni ende në mëdyshje se ç’ëmbëlsirë tëpërgatisni për sonte, ku sigurisht koha dhe impenjimet e tjera nuk premtojnë për bakllava, nuk keni pse të shqetësoheni pasi shefja e kuzhinës Living, Linda Fishta ndan me të gjitha mikeshat e Living recetën e shëndetlies. Një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Kërkon më pak se 15 minuta kohë për t’u përgatitur dhe rreth 45 minuta kohë për t’u pjekur, ndaj mos ngurroni ta provoni. PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM: Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë • 3 vezë të vogla ose 2…

Read More

Arkitektura e stilit italian erdhi në Shqipëri përmes një ekspozite që do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Përmes punëve të Simone Michelit, një nga emrat më të njohur të arkitekturës italiane, ekspozita synon t’i tregojë publikut shqiptar bukurinë që karakterizon stilin italian. Ekspozita mban titullin “Luksi i stilit italian”, një titull që vetë Micheli thotë se duhet të shkojë te shqiptarët si një mesazh shprese në situatën që ka krijuar tërmeti i disa ditëve më parë. Micheli e sheh luksin si një raport të ri mes hapësirës, njeriut dhe kohës. Por sa mund të…

Read More

Nga Prof. Pëllumb Xhufi Që në fjalimin e tij mbajtur në Dhomën e Komuneve, më 22 qershor 1941, W. Churchill kishte deklaruar se Lufta II Botërore ishte një luftë ndryshe nga luftrat e tjera. Ajo luftë ju imponua shteteve e popujve të botës si një luftë shfarrosëse, një luftë për ekzistencë, nga e cila nuk mund të shmangej askush. “Ç’do njeri apo çdo shtet që do rreshtohet në krah të boshtit nazi-fashist, do të jetë armiku ynë”, deklaroi me atë rast kryeministri britanik. “Çdo njeri apo shtet që do i bashkohet luftës sonë, do jetë aleati ynë”. Slogani “o me…

Read More

Fjala ‘myk’ i referohet një shumëllojshmërie organizmash, përfshirë grupin e kërpudhave dhe majatë. Sporet e mykut zakonisht shpërndahen në ajër. Për shkak të lagështisë, nxehtësisë, ventilimit të dobët ose papastërtive, kjo shumëllojshmëri e kërpudhave depozitohet në mjediset shtëpiake dhe zhvillohet për të krijuar koloni të vërteta. Nëse konstatoni myk në dollapet tuaja, si fillim hiqini veshjet që aty. Vëreni muret e dollapit ose sirtaret për të parë nëse ka njolla të errëta dhe jeshile që tregojnë praninë e mykut. Nëse i keni vënë re, holloni dy lugë zbardhues në një litër ujë. Produkte antimykotike: Vendosni nëpër rafte e sirtarë sa…

Read More