Vazhdojnë keqpërdorimet gjatw punësimeve nëpër institucione dhe administratë shtetërore. Kësaj radhë në Qytetin e Shkupit, raporton TV21. Në vend pune për zjarrfikës në Njësinë e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit janë punësuar 10 persona prej të cilëve një është shqiptarë ndërsa katër prej tyre si Kire Trajkovski, Dejan Ilievski, Zlatko Serafimovski, Goran Trajkovski janë me emër e mbiemër maqedonas ndërsa përkatësia etnike ju shkruan shqipëtar. TV21 tentoi të marrë qëndrim nga Qyteti i Shkupit në lidhje me këto keqpërdorime por deri tani nuk kemi përgjigje. Gjithashtu tentuam të marrim qëndrim edhe nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për të…
Author: tirana
Pas bllokimit të lejeve të ndërtimit në qarqet e prekura nga tërmeti, duke pranuar aplikime vetëm për rindërtim, qeveria ka miratuar sot edhe procedurën e përshpejtuar. Në vendim theksohet se bashkitë vendosin me procedurë të përshpejtuar brenda 5 ditëve për pajisjen me leje ndërtimi, për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Përjashtimisht, vetëm për këto raste, autoriteti përgjegjës për miratimin e lejeve të ndërtimit për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile është kryetari i bashkisë brenda territorit administrativ të bashkisë…
Një situatë komike u krijua sot teksa kryeministri Rama inspektonte dëmet e tërmetit dhe vizitonte banorët e strehuar në çadra në Fushë Mamurras. Në një moment, kreut të qeverisë i bëri përshtypje një një çadër e vogël që ishte e ndarë përgjysem me dyshekë dhe sende të tjera. Një burrë i shpjegoi se nga njëra anë flinte ai me gruan dhe nga ana tjetër, djali, rreth të 20-ave. “Keni vonë mur për t’nda njoni-tjetrin?”, pyeti Rama. “Lun notën ky…”, ja ktheu burri duke drejtuar dorën nga djali i vet. “O Zot, tërmet jashtë – tërmet mrena. S’rri dot pa lujt…
Deputeti Kujtim Gjuzi dhe nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, mund të ndëshkohen për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në Kuvendin e Shqipërisë. Do të jetë vetë kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi, që do të drejtojë mbledhjen paraditen e të enjtes, raporton TCH. Pikënisja e kësaj mbledhje ka ardhur pas një mori me ankesa nga organizatat e të drejtave të njeriut pas diskutimeve me gjuhë urrejtje e disktriminuese përdorur nga Gjuzi dhe Murrizi. Po ashtu mësohet se në këtë mbledhje, organizuar nga Ruçi, është ftuar edhe Komisioneri Kundra Diskriminimit. Se cila do të jetë masa ndëshkuese për këta dy deputetë kontrovers…
Eneda Tarifa u shpall pak ditë më parë fituese e këtij edicioni të Këngës Magjike. Kënga “Ma zgjat dorën” u pëlqye shumë nga publiku dhe një performancë epike të saj ka bërë sot aktori dhe moderatori Salsano Rrapi. Salsano shfaqet duke kënduar këngën e më pas dikush i tërheq dorën duke shkaktuar të qeshura me atë çfarë ndodh. “Ahahahha….lot i mbasdites. Në kuptimin e parë të fjalës … “Ma bëtë ditën”, (në kuptimin e parë të fjalës)”, shkruan Eneda krah kësaj videoje. Kujtojmë që Eneda dhe Salsano dikur prezantonin bashkë “Portokallinë”.
Qeveria ka miratuar memorandum mirëkuptimi me Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G. Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shprehur shqetësimim që të mos lidhet marrëveshje me kompani kineze nga ana e operatorëve shqiptarë. Në një deklaratë selia diplomatike amerikane theksonte se “siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet” Reagimi i ambasadës më herët pë shtrirjen e rrjetit 5G: Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet…
Kontaktet e shpeshta me një preson të krimit të organizuar i kanë kushtuar shkarkimin nga detyra prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri. Sipas vendimit të shkarkimit të datës 6 nëntor 2019, i siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, rezulton që Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar i ka dërguar fillimisht një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Kulluri për të vijuar detyrën, për shkak të lidhjeve me një person të përfshirë në trafik droge. Bazuar në këtë raport, prokurori i njohur amerikan John Leonardo, vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka kryer një…
Redi Shtino lirohet nga detyra e zv.ministër i Arsimit Sportit dhe Rinisë. Oltion Rrumbullaku emërohet zv.ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nina Guga emërohet zv.ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Agron Tare emërohet zv.ministër për Europën dhe Punët e Jashtme (Ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës).
A jeni vazhdimisht i stresuar? Nuk e di se si të pushoni pa pirë ilaçe? Mos u shqetëso, ekziston edhe një zgjidhje për ju, e cila është meditimi. Nëse vendosni ta praktikoni, qëndroni të përqendruar në ato që kanë më shumë rëndësi – largohuni nga mendimi i tepërt dhe shikimi i vetes. Meditimi është një sugjerim i shkëlqyeshëm për këdo që shpesh është në ankth, nervoz dhe i stresuar. Çdo forme e meditimit që ju praktikoni (ulur në heshtje dhe duke u përqendruar, duke përsëritur mantra…), përfundimi është që të përparoni mendjen, në mënyrë që të njihni mendimet që keni,…
Siç dihet këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave, Grace dhe Abigail. Ajo publikon shpesh momente pranë tyre në rrjete sociale dhe vogëlushet janë bërë mjaft të njohura e të dashura për publikun. Të dyja vajzat ecin në hapat e nënës së tyre dhe e kanë treguar dashurinë që kanë për muzikën. Ndonëse vetëm 3 vjeç, Abigail është shumë e dhënë pas këngës dhe është në gjendje t’i memorizojë fjalët e teksteve. Së fundmi, Aurela ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video duke kënëduar së bashku me të voglën, këngën “Bohem” nga Eli Fara…
Një biznesmen është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave të huaja me dhuratën që i ka bërë stafit. Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Saint John Properties, Edëard St.John ka surprizuar stafin duke i dhënë bonus 10 milionë dollarë si dhuratë për Krishtlindje. Stafi i kompanisë përbëhet nga 198 persona dhe sipas bonusit, secili prej tyre do marrë mesatarisht një çek prej 50.000 dollarësh. Shefi, Edëard St. John u shpreh se shuma që secili punonjës do të marrë varet nga puna e tyre e pozicioni. Por shumica e tyre do marrin në shtëpi mesatarisht rreth 50.000 dollarë, njoftoi Neë…
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte në familjen Preçi, e cila nga tërmeti tragjik humbi djalin Kristjan Preçi 26 vjeç, i sapodalë nga burgu. Pas tmerrit në Thumanë tashmë familja ka filluar një jetë të re pas zhvendosjes në Kamëz në një apartament. “Shtëpia është në rregull, por ne nuk jemi në rregull, numri është shkurtuar. Tani nuk e dimë ku ishim dhe ku jemi. Punët e Zotit..” tha kryefamiljari. Por kreu i qeverisë ngushëlloi familjen duke thënë se të gjithë një ditën do të ikim nga kjo botë. “Ky është një boshllëk që nuk mbushet as me shtëpi…