Një ngjarje e paparecendentë ka ndodhur në Tiranë, para katër ditësh, e cila është regjistruar edhe në kamera. Në pamjet e siguruara shihet se si një grua mëson të birin të vjedhë celularin që një prej klientëve kishte harruar në tavolinën pas saj. Ajo bën sikur flet në telefon, dhe kamerat e sigurisë së një lokali në zonën e Pazarit të Ri ë fokusojnë teksa e mëson djalin e mitur të kalojë në tavolinën pas dhe të vjedhë telefonin. I vogli ecën merr telefonin dhe e fut në xhep. Më pas kthehet tek e ëma, e cila merr qeset në…
Author: tirana
I keni parë kaq shpesh, dëgjoni të flitet pafund rreth tyre, keni lexuar shumë rreth jetës së gjithsecilit, por vështirë të keni mësuar se disa nga figurat publike botërore janë të afërm me të tjera figura të rëndësishme.
Teknonisti dhe gjeologu Avni Meshi jep mendimin e tij në lidhje me tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit, që tronditi vendin. Profesor Meshi u shpreh në News24 se tërmeti i 2 nëntorit ishte i fuqishëm, ndërsa shtoi se tërmeti çliroi energjinë e akumuluar dhe nuk beson se do të ketë tjetër lëkundje të fuqishme në vend. “Tërmeti i 26 nëntorit ishte më i fortë sesa mesatar. Tërmeti kishte energji të akumuluar. Pas çlirimit të energjisë, pritet edhe rregullimi i situatës. Por kjo nuk përjashton mundësinë që të ketë edhe lëkundje më të fuqishme. Tërmeti është një “stres” që shkarkohet. Pritet…
Ditët që lamë pas kanë qenë mjaft të vështira për Shqipërinë, kjo për shkak të tërmetit të fuqishëm i cili i tronditi të gjithë mëngjesin e ditës së martë në 26 nëntor. Shumë prej familjeve të prekura mbetën pa strehë, teksa në këto momente delikate nuk mungoi dhe mbështetja e madhe e familjeve në Kosovë, të cilët hapën dyert e shtëpisë së tyre për të mirëpritur të gjithë ata që kishin mbetur pa një shtëpi. Kjo ndihmë i është ofruar dhe moderatores së njohur, Arbana Osmani, nga një familje e cila ashtu siç ka treguar vetë ajo është strehuar në…
Dy javë më parë, Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’ u arrestua nga policia lajm i cili u dha i pari nga tirananews.al. Ai akuzohet për shfrytëzim të femrave për prostitucion dhe Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë 30 ditë burg. Pas kësaj të shumtë ishin ata që pyesnin së çfarë do të ndodhte me emisionin ku ai bënte pjesë, “Casa de los 3s”, së bashku me Dajan Shabanin dhe Besmir Metanin. E kontaktuar nga “Blitz.al”, Dajana Shabani ka treguar se emisioni është mbyllur, megjithatë përjashton mundësinë që ai të ketë lidhje me Zogun. “Emisioni është mbyllur…
Policia Kufitare e Vlorës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 57000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi. Në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë, pas kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane kanë konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte një sasi eurosh të padeklaruara në kufi. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se në automjet ishin fshehur rreth 57000 euro.…
Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Megjithatë do të ketë sërish disa konflikte, lidhur me të cilat duhet të merrni vendim. Mundohuni që të jeni më pak nervoz në dashuri. Demi Gjatë kohëve të fundit jeni përballur me shumë shpenzime, çka ka bërë që të përjetoni kriza të mëdha. Por duke nisur nga gjysma e dytë e muajit, situata do të ndryshojë, duke sjellë zhvillime pozitive në planin ekonomik. Në dashuri ju pret një periudhë pasionante. Binjakët E premtja do të jetë tejet pozitive, duke i prirë një fundjave…
Shembja e tre pallateve në Thumanë që shkaktoi 24 viktima ka dyshime se nuk ka ardhur vetëm nga tërmeti i 26 Nëntorit. Prokuroria e Krujës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e këtyre godinave, për të parë nëse janë respektuar rregullat e ndërtimit, apo nëse janë kryer si duhet kolaudimit apo verifikimet nga personat përgjegjës. Banorët e këtyre godinave pretendojnë se pallatet kanë qenë të pabanueshëm pas tërmetit të 21 Shtatorit. Por sipas tyre asnjë institucion nuk iu përgjigj këtij shqetësimi. Për këtë Prokuroria e Krujës ka marrë në pyetje banorët e pallateve që fatmirësisht arritën të mbijetojnë pas tërmetit të…
Fundi i një ndeshje basketbolli në shkollën e mesme në Phoenix u kthye në një ring të vërtetë boksi. Gjithçka nisi në sfidën mes Skyline dhe Cesar Chavez, e fituar nga vendasit me rezultatin 63-57. Në fundin e takimit, lojtarët shkuan të përgëzonin njëri-tjetrin për paraqitjen në parket, por të njëjtin mendim nuk kishte njëri prej tyre. Një student nga Chavez goditi papritur një kundërshtar me grup, duke “shpërthyer” më pas në një kaos total. Përleshja fizike mes lojtarëve u përshkallëzua me shpejtësi në një sherr masiv, që përfshiu lojtarët e dy skuadrave, stafin dhe spektatorët, disa prej të cilëve…
Me vendim të Këshillit të Ministrave, është pezulluar nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Arben Malaj. Vendimi është marrë në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ky vendim për shkarkimin e Arben Malaj i kalon Kuvendit. Sipas procedurave të parshikuara me ligj brenda 30 ditëve kërkesa për shkarkim do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse.
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Kryeprokurorin e ri. Kuvendi ka votuar sot me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun. Çela, një prokuror në karrierë që pranoi para KLP-së mënxyrat që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka bërë, kërkoi hapur e pa frikë një mbështetje për një mandat që do i ndryshojë sipas tij, faqen e drejtësisë në Shqipëri. Ai është konsideruar si rivali i kryeprokurores Arta Marku, e cila i luftoi edhe miqtë e përkrahësit, por pavarësisht kësaj arriti të dilte i pari…
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë e festivalit “Kënga Magjike”. Në skenë janë ngjitur emra të njohur të ekranit shqiptar dhe jo vetëm, dhe këtë herë përveç muzikës, ata i bën bashkë edhe kauza e festivalit. “Këndojmë për të ndërtuar” është motoja e këtij vit dhe paratë që do të fitohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmetet. Sigurisht, që këngëtarët pjesëmarrës ose jo, një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar edhe look-ut. Ata janë kujdesur që të shkëlqejnë në këtë ditë, dhe më lart po ju tregojnë disa nga…