Kreu i qeverisë, Edi Rama, nisi sot mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku kërkoi që lejet për riparimin e ndërtesave të dëmtuara në Tiranë të jepet brenda 24 orëve. “Lejet e riparimeve të kenë një procedurë të përshpejtuar, Bashkia të japë leje brenda 24 orëve. Godinat e reja s’kanë dëme strukturore. Kemi filluar punën për të konceptuar 3 lagje të reja dhe do ndërtohen të gjitha me standarde të larta. Me fondin që kemi në dispozicion jemi gati të fillojmë nga puna”, u shpreh kryeministri. Ai e konsideroi me vend shembjen e tre konvikteve, që kishin marrë dëmtime në strukturë, ndërsa…
Author: tirana
Është periudha më e bukur e vitit, por nuk do të jetë më e tillë nëse ju ndaheni nga partneri pak para Krishtlindjes. Sipas studimeve britanike, rezulton se çiftet janë më tepër të pritur për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre deri më 6 dhjetor, e nëse nuk ndodh në këtë datë… atëherë mund të ndodhë vetëm pas janarit e në vijim. Sezoni i festave është i mbushur me emocione, por shpesh herë edhe me debate mes çifteve, e kjo natyrshëm pas stresit që përjetohet gjatë përgatitjeve festive, dhuratat për të afërmit, vizitat tek të familjarët, e kështu me radhë.…
Bëhet fjalë për një 51 vjeçar shqiptar, i cili u ul dje në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Volosit, i akuzuar për drejtimin e automjeti pa patentë dhe vozitje në mënyrë të rrezikshme. Mjeti që drejtonte shqiptari ishte përplasur me një makinë tjetër duke shkaktuar dëme materiale, ngjarje e ndodhur rreth orës .40 të mëngjesit të së dielës së kaluar në qendër të Volosit. Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me gjithsej 14 muaj burg, me një dënim me kusht tre vjet dhe me gjobë deri në 1200 euro. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve L. Byron…
Hotel “Vila Palma” në Golem, një objekt në pronësi të inxhinierit kolaudues Arben Qato dhe shefes së Urbanistikës në Kavajë, Dëshira Qato, u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit, duke lënë nën rrënoja të moshuarin Sadik Qato, babai i pronarit të hotelit. Nëse tërmeti do kishte rënë dy ditë para, pra në 24, pikërisht në këtë hotel, nuk do kishte vetëm një viktimë siç ndodhi, por më shumë njerëz nën rrënoja. Kjo pasi hoteli, dy ditë para ishte i mbushur me turistë nga Çekia. Një pronar hoteli shumë pranë “Vila Palma” në Golem, tha për “Shqiptarja.com” se: “…dy ditë pasi…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku ka takuar familjet një pallati banesat e së cilëve kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Siç njofton zyra e shtypit të PD-së, banorët kanë shprehur pakënaqësi sa i përket verifikimit të banesa. Sipas Bashës, qeveria nuk po u përgjigjet në kohë familjeve që duan të dinë nëse banesat e tyre janë të banueshme ose jo. “Në Durrës banorët kanë ditë të tëra që flenë me fëmijët në çadra ose makina sepse vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe ndjehen të pasigurt të kthehen në…
1000 familje në Durrës e kanë bërë gjumin e qetë pas shumë ditëve, pasi ekipi me inxhinierë dhe ekspertë izraelitë u tha se banesat e tyre janë të sigurta. Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “News 24” se vetëm ditën e djeshme kanë inspektuar 35 godina në qytetin e Durrësit, ku 90% e tyre ishin të sigurta dhe pa probleme. Ekipi, i përbërë nga 10 persona, po përqendrohet në inspektimin e ndërtesave për të zbuluar nëse struktura e tyre ka mbetur e shëndoshë pas tërmetit. Deri tani keni inspektuar banesa në…
Orët e mesnatës priten që të kenë ardhjen e vranësirave, duke bërë që dita e nesërme të ketë prezencë të vranësia, ku do të jenë më të dukshme kryesisht në zonat malore dhe gjatë pasditeve ku dhe pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Po ashtu këto reshje priten që të jenë prezent edhe gjatë mesnatës dhe mëngjesit të së shtunës, ku priten të jenë me intensitet disi më mesatar. Ndërsa në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës. Në orët vijuese pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë më mbizotëruese…
Eliona Pitarka është njëra nga konkurrentet e “Dance With Me”. Nga ky spektakël garues, aktorja shqiptare ka hedhur tri fotografi që në pamje të parë nuk duken aq provokative. Por, nëse i shikojmë me kujdes, e vërejmë se si veshja e ngushtë ia ka vizatuar ‘zogun’ asaj. Një paraqitje si kjo, padyshim që ka zgjuar vëmendjen e publikut.
Në studion e “Abc News” ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha i cili foli për zgjedhjen e Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Por si fillim ai u ndal tek prokurorja në alrgim, Arta Marku. Sipas tij forma si u zgjodh Marku para 2 vitesh u politizua që në fillim. “Mënyra se si punoi dhe rezultatet që dha puna e saj nuk të linte zgjidhje tjetër përveç faktit që duhej një drejtues i ri”, u shpreh gazetari. Sipas tij Arta Marku nuk i rezistoi dot presioni dhe u përlye në të…. “Shqipëria ndodhet në një situatë jo normale…
I njohur si “doktori i Vip-ave”, Skerdi Faria ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau edhe përjetimin e tij gjatë tërmetit të 26 Nëntorit. Skerdi tha se në atë kohë sapo ishte shtrirë për të fjetur, e pasi ndjeu lëkundjet qëndroi në shtrat derisa çdo gjë përfundoi. Edhe pse doli rreth një orë jashtë me disa kolegë, Skerdi tregoi se më vonë iu desh të vazhdonte gjumin për të qenë i çlodhur të nesërmen në punë.Kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura, por vetë ai pranoi se atë ditë kishin vijuar normalisht ndërhyrjet…
Kuvendi nisi sot punimet duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e 26 Nëntorit. Ajo që ra në sy ishte veshja e ministreve të Ramës, të cilat kishin ruajtur të gjithë Kodin duke u veshur me të zeza. Me sa duket gjithçka ka qenë e organizuar pasi edhe shumë prej deputeteve socialiste kanë qenë të veshura me të zeza. / tirananews.al
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Sipas policisë mjeti tip “Benz” me drejtues Sylë Palnikaj 63 vjeç, dhe pasagjere Katrinë Palnikaj,(bashkeshortja e Sylës) 56 vjeçe, banues në L. 3 Heronjtë, është përplasur me mjetin tip “Kamion” me drejtues Petrit Leka, 21 vjeç, dhe pasagjere Marije Leka, 63 vjeçe, (nena e Petritit) banues në L. Guerrile, Shkodër. Për pasojë janë dëmtuar të 4 personat në fjalë të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.