Author: tirana

60 kompani ndërtimi janë në hetim nga prokuroria dhe policia në qytetin e Durrësit për shembjet e pallateve dhe godinave të tjera pas tërmetit tragjik të së martës së kaluar ku humbën jetën 24 persona nga 51 në total. Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e dhjetë të jashtëzakonshme të qeverisë se janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet për të vendosur para drejtësisë autorët e ndërtimeve abuzive. E ndërsa po vijon mbledhja e fondeve nga donatorë të ndryshëm, Edi Rama tha se po bëhet gati një ligj special për…

Read More

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme që të përballojë me sukses sfidat dimërore siç janë gripi dhe e ftohura. Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë. Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës. Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm. Të jemi të qartë, ky shurup nuk bën dot magji nëse ju ushqeheni gjithë…

Read More

“Në Durrës të bëhet gati plani i qirave, pasi stoku është zero. Në Durrës duhet parë situata me qiratë, pasi në Tiranë është mbyllur. Në Janar me kujdes dhe qetësi të spostohen nga hoteli në shtëpi me qira, jo tenda dhe rrugë, do të jetë të mbrojtur nga shteti deri në fund. 4 shkolla në Durrës që do të hidhen në tokë. E dyta përveç ligjit për konferencat e dhomave të tregtisë, Shals me të gjitha dhomat e tregtisë së rajonit, eksportues, tregtarë e kështu me radhë. Deri tani pa asnjë reklamë, ka pasur 1000 ankesa dhe kërkesa te platforma…

Read More

Tensione dhe përplasje në Paris gjatë protestave kundër Reformës së Pensioneve, e iniciuar e Presidenti francez Emmanuel Macron. Protestuesit me kapuç dhe maska kanë ndezur zjarre në rrugë dhe kanë bllokuar metronë. Policia i është përgjigjur dhunës së protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe ka arrestuar 90 persona. Përplasje të dhunshme ka patur në Rennes, Nantes dhe Bordeaux. Parisi dhe shumë qytete të tjerë janë paralizuar. Aeroplanët, trenat, transporti urban, rafineritë madje dhe spitalet e shkollat ​​publike, kanë pezulluar aktivitetet. Policia i trembet lajmeve të përhapura se greva e përgjithshme mud të zgjasë deri në Krishtlindje.

Read More

I ftuar në programin “Historia ime” në Klan, ditën e sotme ka qenë inxhinieri i njohur Arben Meçe, i cili ka treguar për problematikat e ndërtimeve që u evidentuan pas tërmetit. Sipas tij, vala kryesore kaloi dhe nuk flasim më për presion psikologjik. “Ne sot pas tërmetit, nuk flasim më për presion psikologjik sepse ne, mediat së bashku me një tufë aktorësh që ishin në terren, kemi arritur t’i transmetojmë qytetarit se tërmeti është një gjë e zakonshme, ne do jetojmë me tërmetin, do mësohemi me tërmetin, vala kryesore kaloi. Në këtë plan, njerëzit po e marrin më qetë tërmetin,…

Read More

Dyshohet se u nxor në pritë dhe më pas u zhduk 29-vjeçari nga Fieri. Fatjon Myrtaj ka që më datë 16 shtator, pasi u nis drejt Vlorës humbi gjurmët. Dyshohet se ai është rrëmbyer, pasi një kushëri i largët me emrin Ledjon Myrtaj, i ka kërkuar të nisen drejt qytetit bregdetar me porosi të Perlat Myrtaj. Me këtë të fundit Fatjoni binte gjithashtu kushëri, ndërsa pak kohë më parë nusja e nipit të Perlatit, i kishte dhënë Fatjonit 5 milion lekë borxh, pa dijeninë e familjes. Ky borxh u kthye në mollën e sherrit, ndërmjet 2 familjeve, asaj të Fatjonit…

Read More

Erdis Kraja është mes atyre futbollistëve shqiptarë që po bëjnë shumë mirë përtej Adriatikut. Djaloshi i lindur në Breshia nga prindër shqiptarë që kanë emigruar atje për një jetë më të mirë, po tregon të gjitha vlerat që në moshë shumë të re, vetëm 19-vjeç, në radhët e një klubi me emër si Palermo që ka një fanellë të rëndë. Deri tani ai e ka përballuar me shumë sukses rolin e tij në mesfushën e kësaj skuadre, duke luajtur thuajse çdo javë përballë 20 mijë tifozëve të cilët presin me padurim ngjitjen e saj nga Seria D ku është aktualisht,…

Read More

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se në vendin tonë kanë ndodhur dy tërmete, ai natyror, që shkaktoi dëme të mëdha dhe vrau njerëz, dhe tërmeti ndaj besimit që duhet të kemi tek institucionet dhe shteti. Sipas tij, tërmeti ka rrëzuar shumë keq godinat e shtetit, ndërsa shtoi se mund të ishin evituar plotësisht vdekjet. “Duhet të bëjmë një dallim kryesor, që nuk bëhet fjalë aq shumë për tërmetin. Këtu ka dy tërmete, njëri është ai që ra dhe shkaktoi dëme, tërmeti tjetër që ka rënë është ndaj besimit që duhet të…

Read More

Është periudha më e bukur e vitit, por nuk do të jetë më e tillë nëse ju ndaheni nga partneri pak para Krishtlindjes. Sipas studimeve britanike, rezulton se çiftet janë më tepër të pritur për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre deri më 6 dhjetor, e nëse nuk ndodh në këtë datë… atëherë mund të ndodhë vetëm pas janarit e në vijim. Sezoni i festave është i mbushur me emocione, por shpesh herë edhe me debate mes çifteve, e kjo natyrshëm pas stresit që përjetohet gjatë përgatitjeve festive, dhuratat për të afërmit, vizitat tek të familjarët, e kështu me radhë.…

Read More

Kamerat e inteligjencës artificiale do të arrijnë të shohin nëse shoferët përdorin celularët për të dërguar mesazhe ndërkohë që drejtojnë makinën. Kjo teknologji e re është aktivizuar në Australi që me datë 1 dhjetor. Nëse kamerat kapin një shofer gjatë tre muajve të parë, ata do të marrin një letër paralajmëruese, por pas kësaj mund të përballen me një gjobë. Në gjysmën e parë të vitit 2019, kamerat u testuan dhe zbuluan me sukses se 100 mijë shoferë përdornin celularin në mënyrë të paligjshme. Kamerat kanë qëllim që të ruajnë jetën e shoferëve dhe pasagjerëve të tyre duke ulur numrin…

Read More

Në Shqipëri parlamenti zgjodhi sot prokurorin e ri të përgjithshëm, duke votuar në mbështetje të kandidatit Olsian Çela Menjëherë pas votimit zoti Çela bëri betimin në sallë. Ai ishte i pari në listën me tre kandidatë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar parlamentit. Ligji parashikon që në rast se një kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht zgjidhet në detyrë, i pari i listës. Por zotit Çela nuk ju desh të përfitonte nga kjo klauzolë, pasi ai mori mbështetjen e 101 deputetëve. Aktualisht prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, zoti Çela ishte në garë me kryeprokuroren…

Read More

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme bonusin e qirasë për 554 familjet e para, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit. Pas përgatitjes së dosjeve në një kohë rekord, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së parë të familjeve të prekura nga tërmeti i javës së shkuar që kanë aplikuar për bonos qiraje me kushtet e tregut. Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit. Të gjitha këtyre familjeve bonusi i qirasë do ti kalojë që gjatë ditës së nesërme në llogaritë e tyre…

Read More