Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Talenti i Palermos tregon si zgjodhi Shqipërinë: Te Atalanta të bëjnë më parë njeri se futbollist

22:16 / December 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erdis Kraja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erdis Kraja është mes atyre futbollistëve shqiptarë që po bëjnë shumë mirë përtej Adriatikut. Djaloshi i lindur në Breshia nga prindër shqiptarë që kanë emigruar atje për një jetë më të mirë, po tregon të gjitha vlerat që në moshë shumë të re, vetëm 19-vjeç, në radhët e një klubi me emër si Palermo që ka një fanellë të rëndë.

Deri tani ai e ka përballuar me shumë sukses rolin e tij në mesfushën e kësaj skuadre, duke luajtur thuajse çdo javë përballë 20 mijë tifozëve të cilët presin me padurim ngjitjen e saj nga Seria D ku është aktualisht, për t’u kthyer përsëri në elitë. I pazëvendësueshëm në radhët e Palermos, ka pasur shumë kuriozitet rreth Krajës e për këtë arsye TRM i ka kushtuar atij një intervistë të gjatë, mes të cilës flet edhe për zgjedhjen për të luajtur me Shqipërinë.

“Prindërit e mi janë shqiptarë, kanë mbërritur në provincën e Breshias për punë e më pas kanë mbetur këtu, ku kam lindur unë. E vetmja kombëtare që më ka thirrur është ajo e  Shqipërisë dhe kam vendosur që të zgjedh atë, edhe për faktin se nuk kam pasur një alternativë tjetër”, shpjegoi lojtari i cili ka veshur fanellën kuqezi në aktivitete zyrtare me U17 në vitin 2016, ndërsa tani pret një ftesë nga U21.

Futbollisti është dhënë në huazim nga Atalanta në këtë edicion te Palermo, pasi ishte pjesë e akademisë së saj dhe ai vlerëson punën që kanë bërë me të që në moshë të re. “Atalanta ka marrë gjithmonë lojtarë nga akademia, ku ka investuar shumë. Sekreti i suksesit të tyre mendoj se vjen pikërisht nga kjo. Që shumë i vogël, unë kam kaluar të gjitha ekipet zikaltër, kam parë një ndryshim të rëndësishëm. Atje fillimisht të mësojnë të luash futboll që fëmijë, duke lënë mënjanë taktikën. Pastaj i japin rëndësi edhe shkollës dhe fëmijës në vetvete, duan të të bëjnë të rritesh si njeri para se të jesh futbollist Mbarova shkollën vitin e kaluar, do ta mendoj nëse do të diplomohem në universitet”, tregoi Kraja në këtë intervistë të tij.


atalanta\ Erdis Kraja palermo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.