21 këshilltarët e bashkisë Mat vendosin unanimisht të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Krahas ndihmave në ushqime e veshmbathje këshilltarët ranë dakord të ndihmojnë financiarisht qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Elisa Gjasta, kryetare e Këshillit Bashkiak Mat, pohoi se 21 këshilltarët u dakordësuan të dhurojnë pagën e tyre mujore. Sakaq janë të shumtë qytetarët dhe tregëtarët matjanë që kanë shprehur humanizmin e tyre në këto ditë të vështira.
Author: tirana
Një tjetër lëkundje sapo është ndjerë në vendin tonë. Kjo pasgoditje ishte e fortë dhe është ndjerë në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera. Lëkundja sipas EMSC ishte e shkallës 5.1 rihter. Kjo është lëkundja e dytë e fortë brenda pak minutave, pas pak më u parë u rregjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 4.
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut thekson se janë verifikuar një pjesë e madhe e ashensorëve në Tiranë, por sërish fton qytetarët të jenë të kujdesshëm për përdorimin e tyre. Me një shënim në “Facebook”, ISHMT-ja thekson se verifikimi duhet të ripërsëritet dhe ashensori nuk duhet të vendoset në punë deri sa të realizohet sërish ky proces. Reagimi i ISHMT-së: Nga komunikimet me instaluesit e ashensorëve me vendndodhje në Tiranë, të cilët kanë konfirmuar verifikimin pas goditjes së termetit të datës 26 Nëntor, dhe lëkundjeve të tjera sizmike në vazhdim. Ashensorët të cilët pas verifikimeve të realizuara janë konstatuar të…
Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për veshje apo për ushqime të drejtohen pranë zyrave të njësive administrative në Durrës, ku do të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme. “Stafi ynë është në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin e Durrësit. Ndërkohë, vijojmë punën edhe në operacionin e kërkim shpëtimit dhe akomodimin e atyre që kanë mbetur të pastrehë. “Të gjitha zyrat e njësive…
15-vjeçarja Drita Cakoni do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ajo humbi jetën në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit, bashkë me të atin Kastriot Cakoni. Ata u nxorën nga gërmadhat e pallatit të shembur në Thumanë. Sot, mësueset dhe shoqet e klasës janë mbledhur për ti dhënë lamtumirën Dritës. Kamera ka fiksuar këto momente tejet prekëse kur mësueset përpiqen të ngushëllojnë shoqet e Dritës. “Ju lutem, mësuesja ajo po na pret”, shprehet mësuesja e cila nuk mundet të përmbahet dhe shpërthen në lot.
Momente prekëse në Thumanë. Babai i katër vjeçares, Ariela Lala e cila humbi jetën bashkë me gjyshen poshtë rrënojave të pallatit në Thumanë është kthyer sot nga Greqia, ndërsa ka shpërthyer në lot kur është afruar pranë rrënojave të pallatit. Momente të vështira këto për një prind, i cili duhet të pajtohet kundrejt vullnetit me fatin e trishtë. Deri në këto momente janë konfirmuar 40 persona të vdekur dhe mbi 600 të tjetër të plagosur. https://www.youtube.com/watch?time_continue=154&v=i76Mo3-qEyk&feature=emb_title
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me të gjithë portalet kur thotë se “Do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre “, në rast shpërndarje të informacionit të rremë dhe që përhap panik pas situatës së rëndë me tërmetet. “Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan Rama. Postimi në twitter Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se…
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë ofruar ndihmat e tyre për banorët e pastrehë. Ndër to edhe aktorët e njohur Roza dhe Dhimitër Anagnosti, të cilët kanë dorëzuar ndihmat te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=128305268611706&id=110243613751205 “Roza dhe Dhimitër Anagnosti solidarizohen me të prekurit nga tragjedia e tërmetit. Ata sapo erdhën në mjediset e Teatrit Kombëtar për të dorëzuar ndihmat te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Të angazhuar dhe shembull qytetarie, ata e shumë artistë të tjerë të angazhuar me qëndresën e Teatrit janë pranë qytetarëve në këto ditë të vështira kur luftohet me forca që nuk kontrollohen dot,…
Që prej të martës kur ndodhi tërmeti i fuqishëm e deri më tani, shumë shtete janë solidarizuar me Shqipërinë duke dërguar ndihma ndërkohë që edhe brenda vendit bizneset kanë dhuruar batanije e ushqime pafund për të prekurit. Siç shprehet edhe Ronela Hajati, ushqime ka për një Shqipëri të tërë, por po mungon organizimi. Personazhe të njohur po bëjnë thirrje për organizim sepse kanë parë me sy sesi po vidhen ndihmat nga njerëz që nuk janë të prekur nga tërmet ndërsa të tjerë po i shesin ato. Blendi Fevziu gjatë “Opinion” tha: “Kam një mesazh. E para, ata që po shpërdorojnë…
Sizmologu Rexhep Koçi u ka bërë thirrje qytetarëve të mos alarmohen pasi situata e tërmeteve po qetësohet. Në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Koçi tha se tërmet që kanë pasuar atë të 26 nëntorit, kanë pasur magnitudë më të vogël dhe se kjo gjë është normale. Rexhep Koçi: “Njerëzit janë të trembur por kjo natë kaloi relativisht e qetë. Të gjitha tërmetet që ranë gjatë natës janë me magnitudë nën 3.8. Kështu që nuk është një situatë që vjen e agravohet por vjen edhe qetësohet. Të gjitha pasgoditjet nuk do jenë uniforme herë pas here…
40 viktima nga tërmeti! Nxirren të gjithë personat nga rrënojat në Thumanë, vijojnë kërkimet në Durrës për 6 persona
Lëkundje të tjera tërmeti u shënuan mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri. Pas tërmetit 5.3 të shkallës Rihter që u regjistrua në mesditë, në orën 23:21 u shënua një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter. Lëkundja ndodhi gjatë kohës që emisioni “Opinion” ishte live. Ndonëse lëkundjet ishin të lehta, mes të pranishmëve u përjetua me frikë. Ndërkohë drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, bëri thirrje për qetësi.