Author: tirana

Një qytetar ka filmuar një video ku një efektiv i policisë teksa çon ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij. Videoja e postuar nga JOQ, thuhet se është filmuar në zonën e “Vorrit të Bamit”, aty ku banone edhe efektivi, i cili duket qartë në video teksa zbarkon qese e çanta nga furgoni i Policisë. Nga pas atë e ndjek një grua, e cila ndihmon për të zbazur të gjithë çantat që ishin mbledhur për të gjithë fatkeqët në Durrës e Thumanë.

Read More

Radhë të gjata automjetesh duke krijuar trafik të rënduar raportohen në autostradën Tiranë-Elbasan si dhe në zonën e njohur si Metalurgjiku, makina që drejtohen nga Peqini për në Elbasan, nga i cili po dalin për në Korçë e Maqedoni. Qytetarët që kanë dërguar video në redaksinë e Panorama, tregojnë se mjete të shumta janë duke lënë kryeqytetin dhe Durrësin pas frikës që kanë krijuar lëkundjet që vijojnë edhe me magnitudë e cila arrin deri ne 5 të shkallës Rihter. Në videon më poshtë shikoni autokolonën e makinave nga fillimi i Metalurgjikut kur vjen nga Peqini per ne Elbasan, janë makina…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në Spitalin e Durrësit, ku përballohet edhe fluksi më i madh i personave që kërkojnë të marrin trajtim mjekësor, pas tërmetit të fortë që goditi vendin. “Mirënjohje dhe mbështetje totale për personelin mjekësor të Durrësit dhe ekipet e tjera vendase e të huaja, që po përballojnë një volum të jashtëzakonshëm pune.” tha Basha në një prononcim për mediat, ndërsa theksoi se informimi i qytetarëve pa censurë është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin. Prononcimi i plotë: Pyetje. Zoti Basha si është gjendja e të sëmurëve që janë…

Read More

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas situatës së rënduar nga tërmeti në Shqipëri. Ai ka publikuar në ‘Facebook’ foton e çadrës ku strehohet familja e Artir Tushes, duke treguar se në të njëjtën gjendje ndodhen edhe shumë të tjerë. Kikia ngre pyetjen se ku janë oligarkët, në këtë kohë kur të gjithë kanë ndihmuar nga Rita Ora, Dua Lipa e deri tek Behgjet Pacolli. Sipas Kikisë, është koha që oligarkët dhe kompanitë telefonike t’i kthejnë mbrapsh popullit sadopak nga paratë që keni fituar edhe përmes korrupsionit. Statusi i plotë: Shqipëria sot thërret për ndihmë! Ku janë oligarkët? Ata…

Read More

Tërmeti ose lëkundja krijohet për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës ose goditjes. Pasojë e kësaj është të dridhurit e tokës për shkak të lirimit të energjive të mëdha. Fuqia e lëkundjeve varet nga shumë faktorë. Përkundër bindjes së përhapur se këto janë dukuri të rralla, tërmetet ndodhin shumë shpesh. Për fat, numri më i madh është me intensitet të dobët i cili nuk shkakton dëmtime. Tërmeti nuk mund të parashikohet, por mund të mësojmë se si të mbrohemi. Intensiteti i tërmetit manifestohet me efekt shkatërrues në epiqendrën e ndodhjes së tij. Shprehet në shkallë…

Read More

Ekipi i emergjencave nga Greqia që ka mbërritur për të qene pjesë e operacioneve ndodhet në Thumanë. Intervista e Plotë: Sa njerëz nga grupi yt erdhën këtu në Shqipëri? 15 njerëz nga pjesa jugore e Greqisë erdhën këtu me makinat e tyre rreth orës 12 të së martës dhe 25 veta të tjerë nga Athina, nëpërmjet aeroportit. Ne erdhëm këtu nëpërmjet aeroplanëve ushtarak. Fillimisht erdhëm në Durrës. Sa e vështirë ishte për ju ky operacion shpëtimi në Thumanë? Shumë e vështirë për shkak të situatës së ndërtesës siç mund ta shihni, për shkak të ndërtesave të vjetra dhe jo të…

Read More

Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalëm dorën për të treguar gjendjen katastrofike të shtetit shqiptar për t’iu përgjigjur si duhet një fatkeqësie natyrore të përmasave të tilla. Nuk ishte dhe nuk është koha për të prevaluar kritikat, por apeli për solidaritet, për unitet dhe për humanizëm. Të gjithë vlerësuam ndihmën e çmuar që mbërriti nga shumë shtete, ku shkëlqeu ajo e trupave profesionale të Kosovës. Askush nuk zgjodhi të merrej me politikë, ndonëse ishte e paimagjinueshme që një qeveri që hedh qindra milionë euro për check- up e sterilizime, për PPP dhe “rilindje” urbane,…

Read More

Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të dashurës së tij Kristi Reçit, e cila humbi jetën poshtë rrënojave bashkë me tre anëtarët e familjes së saj. AbcNews shkruan se Rama është shfaqur i hidhëruar teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, vajzës me të cilën kishte më shumë se dy vite lidhje. Katër anëtarët e familjes Reçi, babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç u përcollën për në banesën e fundit paraditen e sotme mes dhimvjeve dhe…

Read More

“Mos më nxirrni, më lini të vdes këtu”, këto ishin fjalët e Diena Karanxhës (Meçe) në momentin kur ekipi i kërkim-shpëtimit po kryente gërmimet e fundit për ta nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6-katësh. 30-vjeçarja pas lëkundjeve të forta të së hënës, qëndroi për më shumë se 12 orë e përqafuar me vajzën 8 vjeçe. E reja me profesion piktore, jetonte bashkë me prindërit e saj, pasi pak ditë më parë kishte humbur bashkëshortin. Pas familjes Lala ku nga nëntë persona shpëtoi vetëm një, familja e 30- vjeçares është më e prekura në Durrës. Grupet e punës së shpëtimit arritën…

Read More

“Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e saj të Pavarësisë, ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave”. Në një ditë të rëndësishme për kombin shqiptar, deklarata e Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përqendrohet në situatën e shkaktuar nga tërmeti tragjik i të martës në mëngjes që shkaktoi dhjetra viktima dhe dëme të shumta materiale. “Sot, lutjet tona shkojnë për familjet e tyre, si dhe për njerëzit e plagosur. Në emër të popullit amerikan, ne ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Edhe…

Read More